Rregullorja që mund ta shkarkojë Konjufcën nëse bëhet koalicioni

Periskopi.com Lajme

79 deputetë kanë votuar pro që Glauk Konjufca të zgjidhet kryetari i shtatë i Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ishte marrëveshje (jo e shkruar) që kjo pozitë t’i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vetëvendosja e “tradhtoi” partnerin e mundshëm qeverisës.

Mirëpo, a mund të shkarkohet ose largohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Neni 14, tek Mandati i Kryesisë, tregon se kryeparlamaentari mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit.

“Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit”, thuhet aty.

Sipas këtij neni, pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar. /Indeksonline/.

 

Miratohet rregullorja për shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kuvendi Komunal i Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot ka mirtuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë.

“Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë, duke hapur rrugë për vazhdimin e fazave të tjera të implementimit të këtij projekti të rëndësishëm për Kryeqytetin.

Organizimi i mirëfilltë i parkingjeve është ndihmesë në lëvizshmërinë e të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit”, thuhet në njoftim.