Studim: Ju shëndoshin ata që ju rrethojnë

Periskopi.com Zoya

E çuditshme por e vërtetë nga disa studime të fundit, që tregojnë se ata që kemi afër na shëndoshin.

Susie Burrell, nutricionistja australiane ka marrë në analizë këto studime dhe thotë se jemi si njerëzit me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës.

Miqtë

“Nëse miqtë tuaj ushtrohen rregullisht dhe hanë shëndetshëm kur dilni bashkë, do të keni më shumë gjasa të mbani peshën nën kontroll, se sa me miq që hanë ushqime me pak vlera ushqyese, nuk lëvizin shumë dhe kanë peshë”, thotë ajo. Miqtë thotë ajo, përpiqen të inkurajojnë njëri tjetrin të hanë ushqime që jo normalisht nuk i konsumojnë. Rekomandimi i ekspertit? Jeni të ndershëm me miqtë tuaj mbi vendimet tuaja të dietike ose ndryshoni mjedisin ku takoheni. Nëse takoheshin për dreka e darka, mjaftohuni me kafe apo një ecje në ajër të pastër.

Fëmijët

Burrell thotë se prindërit harrojnë veten dhe shëndetin e tyre pasi fokusohen tek shëndeti i fëmijëve. Shpesh vaktet e fëmijëve, pijet me sheqer bëhen pjesë e dietës së prindërve pasi shuan urinë pas një dite të lodhshme. “Mënyra më e mirë për të shmangur këtë duhet të siguroheni që nevojat tuaja ushqyese janë ngopur”, thotë Susie. Ajo sugjeron që prindërit të hanë mëngjesin e tyre dhe të paketojnë vaktin e tyre fillimisht për mos ngrënë ushqime që nuk duhet. Më pas të bëjnë gati atë të fëmijëve.

Kolegët

Në fund të një dite njerëzit me të cilët kaloni kohë janë kolegët tuaj. Pra, njësoj si me miqtë jeni të rrethuar nga varietete ushqimesh, që mund ti adoptoni dhe ju. “Kombinimi i çokollatave të bamirësisë, tortat e ditëlindjeve, makineritë shitëse dhe furnizuesit e ushqimit të zyrave kanë mjaft kalori” thotë Burrell. Rekomandimi i saj për të luftuar edhe këtë është të keni një plan, të merrni drekën me vete për të mos rënë “pre” e këtyre lloj ushqimesh.

 

Plazhet te mali i Robit i rrethojnë me gardhe e beton (Video)

Periskopi.com Lajme

Sezoni turistik i këtij viti ka nxjerrë në pah problemin e vjetër të parcelizimit të rërës dhe detit. Gardhe me tela e beton në det dhe në rërë shëmtojnë të gjithë vijën bregdetare, për të treguar se edhe deti ka zot, po jo qytetarin.

I gjithë bregdeti i Adriatikut është lënë nën pushtetin e subjekteve të cilat vetëm pse zotërojnë leje shfrytëzimi ndjehen të plotë fuqishëm të kufizojnë hapësirat dhe qarkullimin e pushuesve. Në plazhin e Malit të Robit rrethuar me tela, pushuesit nuk gjejnë fjalë për të shprehur heshtjen e organeve ligj zbatuese ndaj kësaj situate.

“Nuk ka më shëmtuar e më turp. nuk e kuptoj si mund ta bëjnë një ndarje të detit. vërtet hoteli është i tyre, po nuk ka asnjë arsye. kjo tregon që thjesht nuk funksionon shteti.

Kjo është shumë e gabuar. nuk lejojnë njerëzit të kalojnë lirshëm e të bëjnë shëtitje. A vë gardhin aty dhe askush nuk vjen. ja ku është bashkia e Kavajës pse të mos vijë. ja dhe ky …Absolutisht nuk është e drejtë.

As në kohë të Skënderbeut të kishim qenë nuk do ta kishin rrethuar kështu. Ku shkojnë njerëzit që nuk e paguajnë këtë?! Rrethuar kudo. vende bosh nuk ka. Këtu duhet të jetë vend i lirë. unë jam njeri i lirë. po na kufizojnë. atje mbyll ai me tel. gardhi të shkatërron. ne vijmë në det për hapësirën, jo për kufizimet”, ishin këto disa nga mendimet e disa qytetarëve.

E kufizuar në të dyja anët nga gardhet me tela të subjekteve private në plazh, kjo pushuese, teksa lexon Kadarenë, me të drejtë ndjehet:
“Si në burg. Na duket sikur jemi në burg. Shumë keq. Më keq nuk ka“, tha një tjetër pushues.

Fenomeni “tokë e zanun” ka zbritur në det. Gardhet me tela, bankinat me gurë e beton e çdo ndërhyrje tjetër në det e ka transformuar vijën bregdetare. Këtë perlë që natyra i ka dhuruar me bujari vendit, papërgjegjshmëria e autoriteteve dhe agjencive ligj zbatuese po ia shkatërron çdo ditë e më shumë./TCh