3 persona rrezikojnë të mbyten në Velipojë

Periskopi.com Lajme

Tre persona kanë rrezikuar që të mbyten sot në plazhin e Velipojës.

Më dramatike situata ka qenë për një të mitur, i cili për pak sa nuk kanë humbur jetën.

Ishin turistët ata që arritën të ndërhynë në kohë, për t’i shpëtuar jetën.

Burime për Top Channel, raportojnë se Velipoja nuk ka roje bregdetare, ndonëse është investuar për kullat e vrojtimit.  Kjo  e bën të rrezikshëm futjen në ujë të personave që nuk dinë not.

 

Rrezikojnë fëmijët në rrugë, arrestohen

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar në rrugën Gjilan-Kamenicë, pasi që të njëjtit duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, me veturat e tyre në lëvizje, kanë penguar dhe rrezikuar disa fëmijë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.