Vreshtari nga Rahoveci detyrohet të shes rrushin në Mal të Zi, shkak çmimi i ulët në vend

Periskopi.com Video

Hani sa më shumë rrush në vjeshtë

Periskopi.com Shëndeti

Një nga frutat më të shëndetshme dhe me më shumë dobi për organizmin është rrushi.

Nuk ka rëndësi gjinia apo mosha juaj, konsumimi i rreth 250 gramëve rrush në ditë do t’ju bënte shumë mirë, thonë studiuesit, transmeton dritare.net.

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçi, normalizon rrahjet e zemrës dhe ulë rrezikun e kancerit.

Gjithashtu, për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmban, rrushi është armiku kryesor i rrudhave, si dhe lufton aknet. Këto efekte në organizëm i kanë të gjithë llojet e rrushit, pavarësisht ngjyrës.

 

 

Jemi në sezonën e rrushit: Pse duhet të hani dhe ta pini, përfitimet që i merrni nga ky fryt

Periskopi.com Shëndeti

Rrushi ka përfitime më shumë se sa që e mendoni. Andaj, këtu i gjeni disa përfitime

Mrekullia e rrushit është e madhe. Çdo lloj i këtij produkti ka një vend në dietën tuaj, nëse e hani apo edhe pini këtë lloj fryti, ju do të i merrni të gjitha 1/2 e frutave që duhet të i merrni përgjatë ditës.

Kur jeni duke kërkuar për ushqime me kalori të ulët apo edhe ndonjë fryt të lëngshëm që mund të ju ndihmojë me lëkurën është rrushi ai fryt që duhet të zgjedhni, këtu i keni përfitimet që  i merrni nga ky fryt, raporton “GoodHousekeep”, transmeton lajmi.net.

Rrushi mund të ju ndihmoj  në humbjen dhe menaxhimin e peshës

Rrushi është fryt me kalori tejet të ulët. Po ashtu, përmban edhe antioksidantë që përmirëson edhe imunitetin dhe mbi të gjitha mund të ju përmirëson energjinë.

Është burim i mirë i Vitaminës K dhe C

Vitamina K dhe C ndihmojnë që të keni muskuj dhe eshtra më të fortë, andaj këtë mund ta merrni edhe nga rrushi.

Nëse hani rrush do ju ndihmon edhe në lëkurë

Trui juaj po ashtu mund të përfiton nga rrushi

E zvogëlon rrezikun për diabet

Rrushi konsiderohet si hidratues

Të hani rrush ulë rrezikun edhe e disa sëmundjeve të kancerit. 

 

Haradinaj në Therandë: Përcolla nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Therandë ku ka marrë pjesë ne Festivalin Festari, ku po bëhet vjelja e rrushit.

Haradinaj ka thënë se ishte ndjenjë e veçantë të përcillte nga afër gëzimin e vreshtarëve për vjeljen e rrushit.

“Festa e vjeljës së rrushit shpalos traditat më të bukura mijëvjeçare në Therandë, e cila tashmë ka depërtuar në tregjet globale me verërat e saj cilësore dhe brendet e njohura, që pos se i japin vendit tonë impuls të rritjes ekonomike, e bëjnë pjesë të guidave turistike. Gjatë festivalit Festari, ndjenjë e veçantë të isha pjesë e përcjelljës së gëzimit të vreshtarëve me vjeljen e rrushit si dhe degustimit të verërave të mrekullueshme të kësaj ane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj sot ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera në Therandë, në kuadër të Festivalit Festari.

Asnjë kilogram rrush nuk është eksportuar sivjet në Shqipëri e Mal të Zi

Periskopi.com Lajme

Asnjë kilogram rrush nuk është eksportuar sivjet në Shqipëri e Mal të Zi, sipas të dhënave që i posedon Shoqatave e Vreshtarëve në Rahovec.

Eksportin, sipas tyre, është duke e pamundësuar shteti, i cili nuk ka krijuar lehtësira për kompanitë apo individët nga shtetet fqinje e as për vet vreshtarët. Mungesa e eksportit, siç kanë thënë ata, është edhe njëra nga arsyet që çdo vit po bie çmimi i rrushit.

Habib Dina, kryetar i shoqatës, ka thënë për “Kohën Ditore” se kufiri sado që formalisht nuk është mbyllur me shtetet fqinje, mungesa e lehtësirave të eksportit ka bërë që për çdo vit të rrallohet shitja.

“Nuk ka pasur problem për shitje të rrushit. Kanë ardhur nëpër vreshta e kanë blerë me mijëra kilogramë rrush. Mirëpo, çdo vit është vërejtur se po rrallohej ardhja e tyre. Na thoshin se është shumë vështirë, për shkak se po duhen shumë dokumente dhe ankoheshin edhe për tarifën doganore. Ata që zakonisht kanë blerë deri këtë vit janë tregtarë që kanë ndonjë bodrum të verërave ose tregtarë të vegjël. Një tregtar ta zëmë ka bërë blerë 1-2 mijë kilogramë. Ata kanë ardhur thuajse çdo ditë para disa vitesh, kurse vitet e fundit u rralluan”, ka thënë Dina.

Këtë vit, ka thënë se po shihet që nuk ka fare interesim dhe se tregu me Shqipërinë e Malin e Zi mund të konsiderohet i mbyllur… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

 

Hani rrush – do të keni shikim më të mirë

Periskopi.com Shëndeti

Nëse mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar mirë, është çelësi i një jete të shëndetshme.

Por, shpesh herë ju merr kohë që të mendoni përbërësit e dietës tuaj.

Megjithatë asnjëherë mos e harroni rrushin në këtë përbërje.

Rrushi nuk do të zgjidh gjithë problemin e dietës tuaj, por me të mund të shkoni drejt mënyrës së një jete të shëndetshme.

Më poshtë mund të gjeni disa arsye që ju në shportën tuaj të ushqimit duhet të hidhni gjithmonë edhe rrush, transmeton Klan Kosova.

 

Gjethet e rrushit luftojnë reumatizmin

Periskopi.com Shëndeti

Gjethet e rrushit janë të pasura me shumë vitamina e minerale. Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori.

Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish.

Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin.

Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer, transmeton KosovaPress.

Përfitimet e tjera shëndetësore nga përdorimi i gjetheve të rrushit

Luftojnë inflamacionin

Kuftizon nivelin e sheqernave në gjak

Luftojnë reumatizmën

Luftojnë diarresë

Luftojnë  dhimbjet e stomakut

Para përrdoimit rekomandohet që gjethet e rrushit të pastrohen me shumë ujë  në mënyrë që të largohet natriumi i tepërt.

Krasniqi kërkon që shteti t’i mbrojë kultivuesit e rrushit

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar angazhim nga institucionet e vendit në mbrojtjen e kultivuesve të rrushit.

Krasniqi ka thënë vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve i marrë nga Ministria e Tregtisë, ka krijuar situatë të re në tregun vendor.

“Vendimi për masën e përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve, i marrë nga MTI më datë 13.07.2018 dhe në zbatim nga data 18.07.2018, që është marrë duke u bazuar ne Ligjin për Masat Mbrojtëse në Importe, pas hetimeve dhe vlerësimeve te nevojshme, siç parashihen me legjislacionin në fuqi, ka krijuar një situatë të re ne tregun vendor, që potencialisht iu krijon mundësi prodhuesve vendorë, para se gjithash fermerëve tanë, për t’i vendosur ne treg dhe për t’i shitur prodhimet e tyre”, ka thënë Krasniqi, shkruan KsP.

Tutje Krasniqi ka thënë se ai e mirëpret këtë vendim, dhe masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndihmojë fermerët që të jenë më konkurrues në treg.

“Aneksi i vendimit në fjalë liston 21 produkte bujqësore, pemë dhe perime, të cilat kultivohen në vendin tonë. Unë e mirëpres në parim këtë vendim, meqë jemi ne sezonin kur shumica e këtyre produkteve e kanë fazën e vjeljes dhe ne mungese të kapaciteteve të mjaftueshme për ruajtje afatgjate, masa mbrojtëse në fjalë do t’i ndihmojë fermerët tanë që të jenë shume më konkurrues në treg”, ka thënë tutje Krasniqi. Krasniqi është shprehur i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendim dhe listën e produkteve që do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse.

Ai po ashtu ka thënë se kërkesa kryesore e vreshtarëve është që listës së produkteve të mbrojtura në këtë fazë t’i shtohet edhe rrushi.

“Sidoqoftë, unë jam i befasuar me mospërfshirjen e rrushit në vendimin dhe listën e produkteve qe do t’i nënshtrohen masës së përkohshme mbrojtëse. Për këtë çështje, gjatë javës se kaluar, kam biseduar me vreshtarë të ndryshëm te Komunës së Rahovecit, por edhe të Komunës se Suharekës, dhe kërkesa e tyre, pa përjashtim, eshte që listës se produkteve të mbrojtura në këtë faze t’i shtohet edhe rrushi”, ka thënë Krasniqi.

“Janë mbi 3500 hektarë me vreshta ne Kosovë dhe me qindra familje që merren me kultivimin e rrushit dhe ata e meritojnë që të kenë kujdesin e institucioneve shtetërore, njëjtë si kultivuesit e kulturave të tjera bujqësore qe favorizohen nga vendimi i përmendur më herët. Andaj, kërkoj nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë që sa më parë të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit për masë te përkohshme mbrojtëse, për të përfshirë edhe rrushin në listën e kulturave bujqësore te cilat adresohen nga ky vendim”, ka përfunduar Krasniqi.