Huqja e vitit? E vështirë të shpjegohet si nuk shënoi Ruben Dias mbrëmë gjatë ndeshjes Man City – Porto

Periskopi.com Sporti

Manchester City dhe Porto zhvilluan një ndeshje të mërzitshme, e cila përfundoi me barazim pa gola në ‘Estadio Do Dragao’, të martën mbrëma.

Man City mendoi se kishte shënuar golin e fitores në minutën e 80-të, transmeton Periskopi.

Gabriel Jesus realizoi pas një pritjeje nga Agustin Marchesin, por VAR e anuloi për shkak të pozitës jashtë loje.

Pavarësisht se nuk fitoi, skuadra e Pep Guardiolas përfundoi në krye të grupit.

Mirëpo, ‘Qytetarët’ është dashur të kthehen nga Portugalia me tri pikë.

Kjo pasi Ruben Neves arriti të bëjë një huqje sensacionale nga një metër distancë.

Image

Me ndeshjen në minutën e 69-të, Dias u shërbye në zonë me një top të thjeshtë, të cilin disi e largoi nga rreziku. /Periskopi.com/