Kryetari i Pejës: Nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në Rugovë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se është vendosur përfundimisht që hidrocentralet në Rugovë, nuk do të ndërtohen.

Ai thotë se kjo është kundërshtuar nga banorët por edhe nga partitë politike të komunës.

“Jo, nuk  ka asnjë shansë me u ndërtu. Në planin zhvillimor komunal, edhe të riun edhe të vjetrin, komuna nuk lejon ndërtimin e hidrocentraleve në territorin e vet. Kjo punë për komunën e Pejës dhe banorët e saj ka përfunduar” , është shprehur Muhaxheri për RTVD.

Sipas Muhaxherit, komuna po përballet me probleme sa i përket realizimit të projekteve të parapara.

Numri i madh i tyre po has në vështirësi për tu realizuar, për shkak të mungesës së stafit.

“Është sfidë e madhe për tetë persona me i mbikëqyrë 100 projekte. Edhe pse e kanë kryetarin inxhinier dhe iu del në ndihmë. Gjithashtu edhe buxheti është miratuar me vonesë dhe procedurat e tenderimit dhe prokurimit kanë qenë të stërzgjatura dhe punët kanë filluar pothuajse një muaj më parë e që duhet përfunduar në pesë muajt në vijim…”, ka thënë Muhaxheri.

Në vitin 2013, kompania KelkosEnergjy kishte nënshkruar një marrëveshje me komunën e Pejës, por kryetari Muhaxheri thotë se realizimi i këtij projekti do të shkatërronte mjedisin, lumenjtë që janë bukuri e kësaj ane.

Nisin reshjet e borës në këtë vend të Kosovës, shihni pamjet

Periskopi.com Lajme

Meteorologët kanë paralajmëruar se ditët në vijim do të shoqërohen me mot me shi në vendin tonë – raporton Periskopi.

Gjatë tërë ditës së sotme, në zona të ndryshme të vendit ka pasur reshje të theksuara shiu.

Madje, janë paralajmëruar qytetarët se mund të ketë edhe vërshime.

Përveç shiut, duket se do të rikthehet ‘të ftohtit dimëror’.

Në një video të publikuar para pak çastesh nga Rugova, shihet se atje tashmë ka filluar të bie borë./PERISKOPI

Aksident në rrugën Pejë-Rugovë

Periskopi.com Lajme

Në mëngjesin e kësaj të diele, në rrugën Pejë-Rugovë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku edhe është lënduar një person.

Sipas policisë, personi i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore është dërguar në spital për trajtim mjekëso.

“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident midis dy veturave në rrugën Pejë-Rugovë. Një preson është i lënduar lehtë dhe është dërguar në spital”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rrjeti i ri energjetik në Shkrel të Rugovës ndihmon zhvillimin e turizmit

Periskopi.com Lajme

Një nga fshatrat më të mëdhenj në rajonin e Rugovës ka përfituar rrjet të ri elektrik nga një projekt i zhvilluar nga KEDS në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

Ky projekt, përveç që përmirëson dukshëm kualitetin e furnizimit me energji elektrike për rreth 50 shtëpi të këtij fshati, është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të vendit.

Projekti përfshinë investime të ndryshme, siç janë vendosja e një trafoshtyllë metalike, transformatori dhe vendosja e kabllos nëntokësore me gjatësi prej afër 3.5 kilometrave.

Poashtu, janë vendosur mbi 50 shtylla të betonit për tension të ulët dhe një tjetër për tension të mesëm.

ViktorBuzhala, zëdhënës i KEDS, thotë se ky projekt është në kuadër të investimeve që kjo kompani është duke bërë në të gjithë Kosovën.

Ky investim, sipas tij, siguron furnizim më stabil me energji elektrike, ndihmon zhvillimin e turizmit kurse vendosja e shtyllave të betonit shton sigurinë për qytetarët.

KEDS po vazhdon zëvendësimin e shtyllave të drurit meqë në shumë raste ato janë të vjetruara dhe të dëmtuara.

“Pra, ky është investim me përfitim të disaanshëm. KEDS do të vazhdojë që të punojë në shërbim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike jo vetëm në rajonin e Pejës, por kudo që është e nevojshme,” thotë Buzhala.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.

 

 

Banorët e Rugovës për Teutën: S’mundemi të themi se i del kundër babës së vetë

Periskopi.com Lajme

Një kontribut për dështimin e dy seancave të ftuara lidhur me dialogun e dha edhe Teuta Rugova, e bija e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Por, kushërinjtë e saj në Malaj, që sot u mblodhën ta përurojnë një memorial për të atin e saj, i kursejnë kritikat për të.

“Ajo është pjesë e familjes, pjesë e Kosovës, pjesë e shqiptarëve. Kjo familje është e shenjtë. Vendimet e saj janë personale të saj edhe ajo e di më mirë”, tha dikush.

“Është çështje politike aty. Mund të ketë gafe apo marrëveshje mes tyre. Nuk e di, ata e dijnë më mirë”, tha një tjetër banor.

“Nuk hy andej. Fëmijët janë të shenjtë. Ata janë të rinj. Nuk mund të them se i del kundër babës së vetë. Nuk na vjen mirë por edhe i kuptojmë rrethanat”.

“Ajo është deputete dhe i din punët e veta”.

Jahjaga mbetet pa frymë në Rugovë, bën ngjitje si spiderman (Foto)

Periskopi.com Fun

 

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që nga koha kur ka lënë këtë post, ka nisur të sfidojë veten në shumë gjëra.

Ajo sot ka mbetur pa frymë në Rugovë.

Me ftesë të Balkan Natural Adventure, sot është ngjitur në Via Ferrata, një sport mjaft  sfidues, por edhe i veçantë.

‘Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Adventure sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme’, shkruan ajo në Facebook.

Ajo që bie në sy tek ish-presidentja është fiziku i saj. Jahjaga duket mjaft në formë./Periskopi/