S’mund të jesh rugoviste pa LDK-në: Ja çka është rugovizmi

Sabri Hamiti Op-Ed

RUGOVA PRIJËS POLITIK

(Në 15-vjetorin e shkuarjes së tij)

  1. Mbamendje

Ibrahim Rugova qe dhe është shqiptari i ditur dhe prijësi politik i dashur i shqiptarëve. Lindi në Cërrcë më 1944 dhe dha frymën e fundit në Prishtinë më 2006.

Në politikë hyri me identitet krijuesi e dijetari. Që nga themelimi udhëhoqi LDK-në, me tri postulatet programore: liri, pavarësi, demokraci, dhe punoi për themelimin e Kosovës së pavarur.

U zgjodh President i Kosovës, dy herë me votë të drejtpërdrejtë qytetare dhe dy herë me votë popullore të deleguar në Kuvendin e Kosovës. Organizoi referendum për pavarësinë e Kosovës dhe punoi për njohjen e saj ndërkombëtare. Ideoi dhe propozoi simbolet shtetërore të Kosovës, Flamurin dardan dhe Himnin me një këngë kushtrimore të Kosovës. U vu në ballë të Këshillit të Partive Politike Shqiptare, duke kërkuar konsensusin demokratik për krijimin e institucioneve të shtetndërtimit dhe pajtimin për interesat strategjike kombëtare të vendit.

Ka 15 vjet që veprimi i tij është pranuar historik, por e sotmja politike në mesin tonë e bën me pasion ligjërimin për këtë histori të ndodhur, sikur të ishte ende e pashkruar.

Prandaj, kjo mbamendje.

  1. Politika e Rugovës
  2. Politika e Rugovës është politikë kombëtare me fytyrë të njeriut që krijon miqësi. Është frymë e përbashkimit shqiptar të krahinave, feve e ideve. Është politikë e mosdhunës dhe e durimit, jo vetëm në zgripin e katastrofës, por edhe e provës universale: që dhuna lind e riprodhon dhunën. Është legale e legjitime për ta promovuar solidaritetin e popullit si tërësi, duke pasur parasysh energjinë krijuese të mbrendshme, të pacenueshme nga ndasitë. Është ftesë për mirëkuptim (të mbrendshëm) dhe ftesë për marrëdhënie (të jashtme); ofertë për bashkëpunim për marrje e dhënie, e shqiptuar me fjalë të buta, pa klithma të dëshpërimit.

III. Rugovizmi

  1. Rugovizmi është sjellje shqiptare e kultivuar, për ta mundur injorancën, padijen, si gjendje që duhet të ndryshohet. Kërkon veprimin e matur si përhershmëri përkundrejt rebelimit frymëfyt dhe cubnisë individuale, e cila nuk parasheh pasojat. Rugovizmi nuk është mitizim, përkundrazi është demitizim, qoftë duke trajtuar figurën politike, krijuese e kulturore të Ibrahimit. Rugovizmi i parë si lexim i gjesteve individuale të Ibrahim Rugovës, është padije e moskuptim.
  2. Rugovizmi si frymë e praktikë kërkon zbatim në rrethana, mirëpo nuk mund të shpërdoret. Rugovizmi ka shtrirje në kohë; përthyerja e vlerësimi i tij në çast është thjeshtim apo moskuptim në thelb. Rugovizmi tashmë nuk është vetëm model, por edhe traditë politike, sepse rugovizmi jetohet e përjetohet para se të bëhet vepër e kryer.
  3. Trashëgimi
  4. Doktrina politike e sistemit demokratik nuk parasheh as nuk paragjykon prijësin trashëgimtar me emër e me mbiemër. Aq më pak trashëgimtar të vetëshpallur me emër e mbiemër të vetin. Edhe më pak individ që vetëprojektohet për t’i prirë apo për t’i grahur grigjës. Shembulli e ilustron modelin.
  5. Rugova as në teh të mendjes nuk e ka pasur të propozojë apo të emërtojë trashëgimtar. Nuk mund ta bënte këtë njeriu që alfë dhe omegë të zgjedhjes së udhëheqësit e kishte votën e lirë qytetare. Prandaj, është rrenë e gjysagjelave që riprodhohet se si Filani apo Fisteku paska qenë i zgjedhur i tij apo i rekomanduari i tij, si trashëgimtar.
  6. Liliputanët, që kujtojnë se duke hipur në krah të kolosit shohin më larg; janë më qesharakët e naivët, sidomos kur “bëjnë bé” rrejshëm se e kanë njohur, madje përmendin fjalët testamentare “që ua ka thënë në besë”.
  7. Lakmia e përvetësimit
  8. Rugova nuk njihet me lakmi, por me dashuri njerëzore. Është një dhe nuk pjesëtohet as kulturalisht as politikisht. Mirëpo, në shoqërinë e injorancës, është kaq e gjallë makutëria që vlera të mos njihet e të krijohet por të rrëmbehet e të posedohet.

Kur ndërroi jetë Rugova qindra mijëra njerëz të Kosovës, shqiptarë e të jashtëm, erdhën në Prishtinë t’ia bëjnë nderimin. U bënë një. Por makutëria e përvetësimit nuk njeh moral as ideal. Pas 15 vjetësh, zotëron teknika agresive e copëtimit. Rivaliteti i do dy koka të krisura që e kanë vështirë të kuptohen.

  1. Secila palë e do për vete, ose Hasreti Ibrahim, ose Shenjtori Ibrahim, duke e paragjykuar besimin e Rugovës, që ishte besim i librave abrahamikë. Rugova tha për vete: “Jam shqiptar, mysliman simbolik”, që do të thotë jopraktikues. I yni, thonë palët, gjithsecili duke kujtuar mënyrën se si u falën e u lutën në varrimin e tij.
  2. Një dinjitar fetar tha: “Kurrë nuk ka vdekur si mysliman” dhe shtoi “ka pasur krishterimin, nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, vijoi edhe më, “ka qenë shpirt katolik, këtë s’e mohon as Zoti”! Dinjitari fetar pa dije e rivalizon edhe Njeriun edhe Zotin, me zjarrminë e posedimit.

Ibrahim Rugova vetë, këto çështje i kishte mbyllur herët me penën e vet te “Bota e re” e studentëve, të cilën e redaktonte në fillim të viteve shtatëdhjetë. Atëherë Rugova shkroi artikullin polemik “Kush është gjak shqiptari?!”.

  1. Rugova nuk mund të pjesëtohet përmes lakmisë për ta përvetësuar. Ai mësoi dhe punoi për përbashkësinë shqiptare nëpërmjet ideologjisë kombëtare: për gegë e toskë, duke pëlqyer doktrinën besimtare të krishterë – “dashurinë” dhe doktrinën besimtare islame – “paqen”. Prandaj: “me e dashtë paqen” është doktrina e tij kundër urrejtjes, ndarjes, e dhunës.
  2. Vëmendje

LDK-ja sot duhet të ruajë parimet themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste. Ndryshimet e ngutshme programore e vepruese do ta shpinin qoftë kah klientelizmi politik (ku të tjerë janë mjeshtër të provuar), qoftë kah përmbysjet e mësymjet revolucionare me ambicie totalitare (që i ka provuar historia). Në konkurrencën politike në Kosovë, LDK-ja përballet me rivalë të egër, që kanë një rrënjë e një qëllim: marrjen e pushtetit me çdo kusht, të frymëzuar edhe nga revanshi historik për sistemin e përmbysur.

Nuk mund ta bartë shenjën e LDK-së as të rugovizmit askush që në trajtë plangprishësi ndahet nga shtëpia e moçme, për të gjetur strehë të tjera, sidomos nën çadrën ideologjike të partive rivale. Këto shenja janë të rënda edhe për arrivistët e rinj e të vjetër që mburren për nisje të kryengritjes rugoviste. Kryengritjet te ne janë të panumërta, si dhe tragjike. Nuk mund të ketë kryengritje rugoviste.

Ka vetëm punë për fitore rugoviste. Këtu e ka bazën politika e urtë e LDK-së së Rugovës që ka vizionin se mendimi duhet t’i prijë veprimit.

Kërkesat për ndryshime të mbrendshme nuk barazohen me konvertime politike. Konvertimi politik është korrupsion i idesë e i programit. Prandaj, konvertitët kudo që shkojnë mbeten arrivistë. Të jesh rugovist pa LDK-në është e pamundshme dhe e pakuptueshme.

Duket që është bërë modë të flitet kundër LDK-së. Apologjia e LDK-së është detyrim dhe nevojë. Apologjia e saj është zbatimi i programit të saj politik.

Kjo është vëmendje që buron nga veprimi i Ibrahim Rugovës, organizatorit më karizmatik të vullnetit të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesit ekselent të Kosovës dhe të njohjes së saj.

Bulliqi: Në LDK moti ka vdekur rugovizmi, me Isa Mustafën s’ka frymë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj..

Ish-deputeti i LDK-së, në Blic Interview ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me Isa Mustafën kryetar të partisë.

”Ata e kanë humbur rugovizmin që moti. Edhe Agim Veliu edhe kushdo aty që flet për rugovizëm nuk janë të sinqertë. Rugovizmi ka vdekur që moti brenda kësaj LDK-je. Nuk ka rugovizëm me Isa Mustafën, kryetar të partisë”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

Bulliqi ka thënë se përkundër që ka punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, në zgjedhjet e fundit, diferenca e vogël mes LDK-së dhe VV-së, ia ka bërë të qartë Agim Veliut, se do ta humb Komunën e Podujevës.

”Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”.

Hisen Berisha: S’ka rugovizëm në LDK, Isa Mustafa ia ka zënë frymën partisë

Periskopi.com Lajme

Kandidimi për deputet i Hisen Berishës nën logon e Partisë Demokratike të Kosovës befasoi jo pak skenën politike të Kosovës. Edhe pse zyrtarisht në asnjë parti politike, Berisha për shkak të së kaluarës dhe bindjeve të tij ishte shumë i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I specializuar në fushën e menaxhimit të mbrojtjes në kontekst me të gjerë të sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes në Britani të Madhe, Berisha thotë se i hyri “luftës” së politikës i përgatitur dhe për të fituar, pasi fjala humbje nuk ekziston në fjalorin e tij.

Në intervistën “Kandidatët” të KosovaPress, Hisen Berisha nuk e fsheh faktin se ishte i gatshëm të bëhej pjesë e proceseve politike edhe me LDK-në, ashtu si nuk ngurron të kritikojë ashpër lidershipin aktual të kësaj partie.

Oficeri i këmbësorisë thotë se në LDK nuk ka demokraci dhe kjo është dëshmuar gjatë zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën për kreun e partisë dhe strukturave të reja.

“Rugovizmi zbërthehet në trinomin liri, demokraci apo barazi dhe pavarësi. Na jemi dëshmitarë dhe nga burimet e brendshme të vet LDK-së rezulton këta nuk i lejuan të garojnë edhe pse i patën votat, as Vjosa Osmanin, as profesorin dhe presidentin Sejdiu. U shkel e drejta themelore për votë, për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur. Pastaj nëse flasim për demokracinë ju keni dëgjuar sa përplasjet e sa përdorimi qoftë mjeteve fizike, formave fizike, ndodhën nëpër degë e nëndegë gjatë procesit zgjedhor brenda partisë. Demokraci do të thotë zgjidhja e problemeve pa mjete dhune, d.m.th duke interpretuar me logjikën e normave ligjore statutare dhe të tjera dhe ky element për këtë periudhë zgjedhore ka dëshmuar se nuk qëndron më”, deklaroi Berisha.

Hisen Berisha shkon edhe më tej kur thotë se në LDK nuk ka vlera të rugovizmit. Ai madje akuzon Isa Mustafën se ia ka zënë frymën partisë që e drejton dhe kërkon nga ai që të largohet në mënyrë që Lidhja të kthehet si parti të cilin të gjithë e kanë dëshiruar të jetë.

Ai tha se në analizat që ka bërë prej kohësh e ka ditur që LDK nuk do të dalë fituese në këto zgjedhje, por ka qenë i gatshëm të bëhet pjesë e Lidhjes në mënyrë që të kontribuojë në atë që ai e quan shërimin e saj.

Berisha tha se ishte i gatshëm që të kërkonte zgjedhje te reja të brendshme menjëherë sapo LDK të kalonte në opozitë.

“E kam analizuar se s’do të jetë parti fituese kur i kam bërë këto analiza më herët, por kam qenë i gatshëm edhe në qoftë se nuk është parti fituese vetëm e vetëm që ta ndihmojmë të shërohet nga brenda. Dhe puna e parë që do të ishte edhe nëse do të ishim parti opozitare të shkojmë në zgjedhje te brendshme demokratike brenda partisë dhe të eliminohej politikisht, s’po flas unë kam respekt për titull shkencor që mban Isa Mustafa edhe secili, po politikisht të eliminohen, t’ia lëshojnë frymën LDK-së, të frymojë LDK-ja ashtu siç ka qenë dhe parti që e kanë dëshiruar të gjithë, të gjithë e ëndërrojnë edhe sot, edhe çdo ditë zhgënjehen për atë çfarë shohim”, vijoi Berisha.

Pavarësisht kritikave në drejtim të LDK-së, Hisen Berisha ka zgjedhur që rrugën e politikës ta vazhdojë me Partinë Demokratike të Kosovës për të cilin është i bindur se do të dalë fituese.

Ai tha se synon që të nxjerrin vendin nga trauma politike që e ka përfshirë vendin dhe të vijojnë punën e madhe për të integruar vendin në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Po ashtu, Berisha tha se diplomacia kosovare duhet të përgatitet që të ballafaqohet me diplomacinë serbe pasi do të ketë shumë sfida gjatë rrugës drejt anëtarësimit të vendit në mekanizmat evropianë.

“Ta nxjerrim Kosovën nga trauma politike që i kanë shkaktuar goditje diplomatike, që i ka dhënë Serbia dhe miqtë e partnerët që ajo i ka në botë. Ta nxjerrim nga kjo traumë dhe ta bëjmë duke e bërë Kosovën pjesë të mekanizmave të ndryshme, evropiane dhe duke e përgatitë Kosovën që të jetë e integruar edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO edhe në Kombet e Bashkuara. Spektri politik duhet të përgatitet ta sfidojë diplomacinë serbe, por tashmë mekanizma me unitetin politik rreh çështjeve të hapura që i ka Kosova duke filluar nga bisedimet që ato janë obligim i yni, kemi marrë zotime që t’i vazhdojmë me Serbinë vetëm e vetëm që ta përmbyllim procesin politik të Kosovës, por në këtë hapësirë deri të përmbyllja e procesit të shtet ndërtimit, ose të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur na presin edhe sfida të tjera”, tha ndër të tjera Berisha.

Kujtojmë se Hisen Berisha kandidon në listën për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 41.