Haradinaj: Serbia duhet ta ndalë çmendurinë e armatosjes nga Rusia e Kina, para se të jetë shumë vonë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, përcjellë Periskopi.

Ai ka thënë se kjo çmenduri duhet të ndalet para se të jetë shumë vonë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!

RH