Klopp ka një pyetje për Boris Johnson

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpool-it i është përgjigjur me sarkazëm deklaratave të qeverisë së Boris Johnson, i cili ka ftuar klubet e Premier League të ndihmojnë kategoritë inferiore.

“Është një situatë e komplikuar, nuk besoj se ekziston vetëm një përgjigje korrekte”, ka thënë tekniku i Të Kuqve.

“Në përgjithësi, ata që janë në një pozicion të privilegjuar duhet të ndihmojnë atë që kanë më pak fat. Por në këtë moment të gjitha klubet janë në një pozicion të vështirë”.

“Të them të drejtën, nuk e kuptoj se si qeveria gjen kohën për t’u marrë me këto probleme. Mendoja se ishin më të zënë me gjëra të tjera”.

“Megjithatë, e kuptoj arsyetimin, skuadrat më të rëndësishme duhet të ndihmojnë kategoritë inferiore. Nëse e themi kështu, jam dakord”.

Ish e fejuara e zëvendëson shpejt Robin Krasniqin – kapet me tjetrin

Periskopi.com Sporti

Pak kohë më parë modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku pranoi se ajo dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre 4-vjeçare. Modelja shkruante se ata edhe pse kishin katër vite së bashku, nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.

Heidi shprehej se ajo dhe Robin kanë mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj

Së fundmi Heidi ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto të postuar në Instagram. Modelja shfaqet në shoqërinë e aktorit të madh amerikan Sylvester Stallone dhe disa miqve.

“Vera është duke ardhur”, shkruan Heidi krah fotos.