Kadri Veseli kujton djalin e axhës së tij, ish luftëtarin e UÇK-së, Sabit Veselin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veseli, një prej veprimtarëve të hershëm për liri e pavarësi dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Veseli. Sabiti është djali i axhës së Kadri Veselit.

“Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

9 vjet nga vdekja e veprimtarit Sabit Veseli

Periskopi.com Lajme

Sot mbushen nëntë vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.

Ai që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.

Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve të 90-ta, e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.