Shqiptari që vrau me thikë vajzën në Australi, shfaqet i transformuar para gjykatës

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar vetëm 7 muaj nga 22 korriku i vitit 2019 kur 49- vjeçari shqiptar Petrit Lekaj do të vriste me thikë të bijën e tij Sabrina vetëm 20 vjeçe dhe më pas do të tentonte të vetëvritej.

Kjo foto familjare u realizua vetëm 2 vjet para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Ata ishin mbledhur për të festuar 18- vjetorin e Sabrinës.

 

 

Ndërsa  kjo foto u realizua të mërkurën, ku Petrit Lekaj doli para Gjykatës Supreme të Australisë së Jugut.

Transformimi i tij është i dukshëm aq sa është gati e pamundur për ta njohur.

49-vjeçari mbetet në paraburgim dhe do të dënohet me burgim të përjetshëm. Por ai do të mësojë të martën e ardhshme kur do të ketë të drejtën e lirimit me kusht.

Nine News publikoi dje një video incizim nga rrëfimi i tij gjakftohtë në polici.

Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj, përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina, ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.

Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.

Lekaj e pranon hapur që i ka goditur me thikë vajzës tetë herë.

“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër. Unë vetëm vazhdova të goditja me thikë … ajo ishte duke shkelmuar, duke shkelmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë godita me thikë veten, pse e godita me thikë atë, pse e bëra atë gjë.”

Sulmi po ndodhte në makinën e saj pranë shtëpisë së tyre Kidman Park, në periferi të Adelaides,  në korrik të vitit të kaluar.

Shqiptari në Australi pranon se e kishte vrarë të bijën

Periskopi.com Lajme

Petrit Lekaj, shqiptar në Australi, ka pranuar vrasjen e vajzës së vet, Sabrina Lekaj, në fund të korrikut.

20-vjeçarja ishte gjetur e vrarë në një veturë, pas goditjeve të marra me thikë. Vetura ishte fare pranë shtëpisë së familjes.

Një shqiptar në Australi akuzohet se vrau të bijën pse doli natën me shoqe

Në këtë veturë ishte gjetur edhe 49-vjeçari, Petrit Lekaj, i cili u akuzua menjëherë se kishte kryer vrasjen e së bijës, raporton “abc”.

Tani përmes një videoincizimi nga spitali psikiatrik, Lekaj ka pranuar në seancën në gjykatë se ishte ai që e kishte vrarë të bijën.

Lekaj s’ishte paraparë të paraqitej në gjykatë deri në janar, por ai i kishte thënë avokatit të tij se dëshiron të pranojë fatin, dhe kjo iu mundësua përmes lidhjes nga spitali.