Gërxhaliu: Taksa goditi qytetarin dhe izoloi Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, përmes një shkrimi të tijin persona, sot u shpreh se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një ide e dizajnuar në Serbi dhe e zbatuar në Kosovë.

Gërxhaliu shkroi se dy vite pompozitet dhe populizëm me me këtë taksë është një kohë shtesë e humbur e cila nuk do të kthehet më.

Sipas tij, kjo taksë la gjurmë negative në aspektin politik intern ku e kemi një luftë politike-klanore pro dhe kundër e cila mund të shndërrohet edhe në mollë sherri për trazira, një taksë e cila cenon raportet me SHBA dhe vendet mike evropiane të cilat janë edhe sponzorizuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Për Gërxhaliun, kjo taksë i ka shkaktuar dëme vendit edhe në aspektin ekonomik. Ai shkroi se taksa e goditi më së shumti e goditi qytetarin e Kosovës.

“Gjeneroi rritje të inflacionit, rritje të ç mimit të produkteve bazike për shportën e qytetarit, uli konkurueshmërinë e produkteve ‘Made in Kosova’, uli eksportin e produkteve vendore dhe shkaktoi rritje enorme të importit nga vendet e rajonit dhe më gjerë, dekurajoi investimet dhe investitorët e huaj, demotivoi diasporën për të investuar dhe shndërroj Kosovën në një ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar”, shkroi Gërxhaliu.

Ish-kreu i OEK shtoi se produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk u zhdukën nga tregu kosovar dhe se kjo taksë vetëm sa e fortësoi informalitetin dhe evazionin fiskal. Sipas tij, pati edhe rritje të importit nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria por edhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik me produkte të njëjta por vetëm të rietiketuara.

“Këto mallra që u paguan 400 milion falë këtij manovrimi tregtar qytetarët e Kosovës i paguan shumë më shtrenjtë”, vijoi ai.

Për Gërxhaliun, në aspektin integrues taksa shkaktoi ndërprerjen e dialogut dhe Kosova u getizua. Ai shkroi se vet fakti që një taksa është kundërshtuar nga miqtë besnikë të Kosovës dëshmon se sa e rrezikshme ka qenë kjo taksë për ngulfatjen e të sotmes dhe të ardhmërisë së Kosovës.

Gërxhaliu për mesazhet e Grenell: Vetëm përmes zhvillimit ekonomik ka stabilitet politik dhe social

Periskopi.com Lajme

Safet Gerxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka vlerësuar se vizita e emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell,  është e një rëndësie multidimensionale.

Ai në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës pohoi se mesazhet e Grenell ishin shumë të qarta.

“Vetëm përmes zhvillimit ekonomik një shtet ose një shoqëri mund të arrijë stabilitet politik, stabilitet social, mund t’i përshpejtojë proceset integruese dhe ta kthejë besimin e qytetarëve”.

“E kemi obligim të avancohet dialogu, të dëgjohen rekomandimet e shteteve mike – në fund të fundit ishin sponsorizues të pavarësisë së Kosovës”.

“Duhet të kuptojmë që zhvillimi ekonomik është si një raketë që sa më lart që ngritet, aq më shumë i minimizon problemet”.

Gërxhaliu foli edhe për taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën tha se duhet të hiqet.

“Nuk duhet të merren vendime politike apo ekonomike pa një studim vizibiliteti apo pa një arsyeshmëri. Çdo vendim populist dhe pa analizë i ka efektet shumë më të dhimbshme se sa që mendohet. Kam qenë kritik  i këtij vendimi dhe mund të them se Kosova nuk është dëmtuar vetëm në aspektin ekonomik. Këtë e tregon vet fakti që shtetet mike i kemi kundërshtarë të këtij vendimi, si dhe ka qenë një provokim për palën serbe – sot Kosova i numëron 16 shtete më pak që e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Është koha kur duhet të kemi kalkulime dhe të mos jetojmë nga populizmi”.

Safet Gërxhaliu: Taksa u vendos për populizëm, e bëri Kosovën ndër vendet më të shtrenjta në Evropë

Periskopi.com Video

Safet Gërxhaliu lidhur me propozimin e Edi Ramës për ministri të përbashkëta: Nuk jetohet me marketing politik

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu lidhur me këto ministri, tha se ky propozim i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve tjera spektakulare.

Sipas tij, nuk mund të ketë ngritje të nivelit të bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë me deklarata të tilla, pasi sipas Gërxhaliut nevojitet konkretizim në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk jetohet nga marketingu politik vetëm dalja në fotografi, neve na duhet konkretizim, vetë fakti që kemi një numër të madh të marrëveshjeve të cilat në çdo qeveri vetëm rishkruhen dhe nuk zbatohen është dëshmia më e mirë se në Shqipëri dhe Kosovë për bashkëpunim ekonomik në mes dy shteteve të një populli të ndarë shumë më tepër të flitet sesa që bëhet. Është koha që të jemi konkret dhe të kemi konkretizim të këtyre marrëveshjeve dhe një gadimshmëri. Në këtë drejtim është shumë më e rrugës të kërkohet përgjegjësi institucionale që ato të zbatohen sesa të dilet me parulla me deklarata të tilla kinse për një qeveri të përbashkët. Nëse e analizon bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë bashkëpunim në mes dy kompanive”, tha ai.

Gërxhaliu ka kërkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama të jetë më serioz në zbatimin e obligimeve që i dalin Shqipërisë nga marrëveshje e Stabilizm-Asocimit.

“Një propozim i tillë i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve spektakulare duke bërë fotografi impozante çoftë në Pejë, çoftë në Prizren duke gjeneruar deklarata sterile, në rend të dytë vjen me një deklaratë për president konsensual dhe kjo e fundit për një ministri të përbashkët është vetëm në vazhdën e atyre deklaratave që nuk mund tu besojnë edhe vetë këshilltarët e Ramës, por në fund të fundit edhe vetë Rama. Ajo çka mund të ishte e akceptuar për Ramën në këtë moment kishte me qenë të jetë më serioz në përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin Shqipërisë nga marrëveshja për asocim-stabilizim që t’i përmbush nëntë pikat të rekomanduara nga dhe sundimin e rendit dhe ligjit të ketë prioritet”, u shpreh Gërxhaliu.

 

 

Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet ashpër Safet Gërxhaliut: Të arritur e sheh organizimin e panairit me prodhime serbe në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Këshilltari për çështje ekonomike i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, i cili kishte deklaruar se taksa ka pasur ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës” kishte deklaruar Gërxhaliu.

Ndërsa në anën tjetër, Belegu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza drejt Gërxhaliut, duke e konsideruar si person që të arritur se sheh faktin që ka organizuar panaire me prodhime të Serbisë.

“Njeriu që ka organizuar panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle” shkroi Belegu.

Ai ndër tjera ka shkruar se cilat janë efektet pozitive të taksës, duke numëruar shumë kompani të cilat e kanë rritur prodhimin, punësimin dhe pagat.

Shkrimi i plotë:

Njeriu që ka organizur panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle!

Ja disa te dhëna nga studimi i Odës Ekonomike të Kosovës që flasin për efektet e taksës me fakte:

– “Efektet pozitive të taksës janë manifestuar në rritje të shitjeve të produkteve vendore, rritje të prodhimtarisë, rritje në punësim (sidomos në sektorin e prodhimit), rritje të kapaciteteve prodhuese, rritje të vetëdijës së konsumatorëve për konsumimin e produkteve vendore, zëvendësimin e një përqindje të konsiderueshme të produkteve të Serbisë dhe Bosnjës me produkte vendore, planifikime nga kompanitë për të prodhuar produkte të reja në mënyrë që të zëvendësojnë produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe të plotësojnë zbrazëtirat e krijuara në treg nga mungesa e produkteve të këtyre dy shteteve.

Rreth 53% e kompanive të anketuara kanë potencuar se është rritur prodhimi i produkteve. “

Ja dhe ca raste konkrete:

Liri – Prizren – tash punon ne tre ndërrime (nga një para taksës), prodhimi është trefishuar;

Fluidi – Gjilan – ka trefishuar shitjen e vajit ushqimor duke shtuar punësim poashtu…

Vipa Chips – Vushtrri – vetëm në pesë muajt e parë të 2019 mbi 1milion rritje të shitjes në krahasim me kohën e njejtë para taksës, nuk po gjen punëtorë për të punuar sepse do të rritej edhe më shumë.

Në të trija rastet janë rritur pagat e të punësuarëve.

Do të thotë, me fakte është rritur prodhimi vendor, është rritur numri i të punësuarve, janë rritur pagat dhe ështe rritur edhe eksporti.

Nëse nuk më beson le të shkon zotëriu në Pestovë, afër e ka le të pyet! E nëse z.Gërxhaliu e qan Pllazma keksin, Vajin Diamant apo chipsin serb atëhere po e informoj që ato mundet me shku me i ble në Serbi tek miku i tij i cili edhe ka kërkuar më shumë “njerëz si Safeti” dhe t’i sjell në bagazh të makinës për përdorim privat.

Për temat tjera të cilat i ka “vlerësuar” as nuk meriton përgjigjje ngase janë tërësisht të pavërteta dhe të paqëndrueshme, sikurse edhe këto që janë demantuar me fakte më lartë!

 

Gërxhaliu u përgjigjet deklaratave të Vuçiqit se po të ishte ai s’do të lejonte taksën 100 %

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të ishte Safet Gërxhaliu në krye të Odës Ekonomike të Kosovës. Për këtë çështje, Periskopi ka kontaktuar Gërxhaliun, i cili ka përmendur disa arsye se pse Vuçiq mund ta ketë thënë një deklaratë të tillë.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, tha Vuçiq sot në një konferencë për media.

Gërxhaliu nuk ka dashur të komentojë deklarata të tilla politike pas vendimit të Qeverisë për taksën, por për Periskopin ka deklaruar se sa ishte në krye të Odës Ekonomike të Kosovës, prioritet kishte bashkëpunimin rajonal, përfshirë atë me Serbinë.

“Dëgjova për një deklaratë të tillë, por jam i prirur të mos t’i komentoj deklaratat e tilla politike. Në këtë drejtim duhet të theksoj të vërtetën, se dialogu, partneriteti dhe bashkëpunimi rajonal kanë qenë prioritet në mandatin tim si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe në këtë drejtim kam tentuar të kem një bashkëpunim të barabartë për të gjithë, e tani nuk e kam komoditetin të vendos apo të heq taksa, por mbi të gjitha e kam synim zhvillimin ekonomik të vendit tim. Dhe në këtë drejtim, edhe atëherë edhe sot është obligim qytetar të përkrahim vendime të tilla qeveritare dhe mirëqenia e vendit tim është prioritet i prioriteteve, andaj duhet të jemi me institucionet tona dhe vendin tonë, sepse nuk kemi atdhe apo vendlindje alternative, por në këtë drejtim nuk duhet të biem  pre e provokimeve dhe deklaratave ndoshta tendencioze të qarqeve apo grupeve të caktuara ngado që vinë ato”, ka thënë Gërxhaliu për Periskopin.

Tutje, Gërxhaliu tha se mbështet vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e taksës për produktet serbe dhe boshnjake, pasi beson se ajo mund të stimulojë bashkëpunimin dhe zgjidhjen e barrierave ekonomike mes dy vendeve.

“Si Odë Ekonomike ne kemi arritur të jemi partner të barabartë në të gjitha instancat ndërkombëtare. Andaj, ka qenë e obligueshme edhe bashkëpunimi mes odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti me Odën Ekonomike të Serbisë dhe në këtë drejtim kemi pasur takime e aktivitete, në të cilat besoj se është bazuar deklarata e Vuçiqit. Unë ka kohë që kam kërkuar që të bëhen zgjidhje për dialog, e për zgjidhje sa më konkrete të problemeve, por edhe besoj që ka qenë momenti i fundit për ndërmarrjen e masave të tilla. Për hir të interesit të shtetit dhe qytetarëve, vendime të tilla duhet të mbështeten. Në këtë drejtim besoj që ka qenë një moment që s’ka pasur alternativë, por në fakt unë besoj që kjo masë do ta motivojë dialogun dhe do të zgjidh barrierat ekonomike mes dy vendeve, jo vetëm me Serbinë e Bosnjën, por edhe me vendet tjera të Ballkanit”, shtoi Gërxhaliu.

Ai ka folur edhe për mundësinë e ndikimit të taksës në rritjen e çmimeve të produkteve tjera dhe kundër-efektet tjera në ekonominë e Kosovës.

“Nuk dua të besoj se një vendim i tillë është i prirur më shumë politikisht. Besoj që institucionet kanë bërë analiza paraprake, pasi këto janë vendime të mëdha dhe të vështira. Nëse s’ka analizë paraprake, atëherë do të ketë efekte. Por besoj që është menduar”, deklaroi ai.

Fare në fund, ai ka folur edhe për kritikat që i ishin drejtuar atij për pjesëmarrjen e bizneseve të shumta serbe, në panairet që organizoheshin në Kosovë.

“Ne kemi pasur punë promovimin e bashkëpunimit rajonal. Besoj që ka qenë një frymë që ka kontribuar në promovimin e Kosovës dhe partneritetin e rajonit, si dhe përmirësimin e imazhit të vendit. definitivisht kemi menduar se bashkëpunimi do t’i eliminojë barrierat, të cilat duhet t’i takojnë të kaluarës”, përfundoi ai.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës është Berat Rukiqi, i cili po ashtu ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe./PERISKOPI

 

Vuçiq: Keq që Safet Gërxhaliun e larguan nga puna, ai s’do të lejonte të na vendosej kjo taksë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, në konferencën e organizuar për shtyp pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks prej 100 për qind për produktet serbe, ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte po të mos shkarkohej Safet Gërxhaliu nga kreu i Odës Ekonomike të Republikës së Kosovës.

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp, shkruan Express.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionin ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taks ndaj produkteve serbe.

Ndërsa përgjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe.

Rukiqi merr detyrën, fjalë të mëdha për Safet Gërxhaliun

Periskopi.com Lajme

Në Odën Ekonomike të Kosovës është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur i kësaj Ode.

Kryetari i ri Berat Rukiqi ka thënë  se procesi i zgjedhjes së kryetarit të Odës ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.

Ai lavdëroi punën e ‘suksesshme” të paraardhësit të tij Safet Gërxhaliu.

“Tri janë prioritetet që do të fokusohemi në këtë mandat. Janë rritja e punësimit përmes rritjes së eksportit. Harmonizimi apo mbyllja e hendekut mes tregut të punës dhe arsimit dhe digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jenë fokuset tona kryesore”, tha Rukiqi.

Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë odën në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.

Në anën tjetër ish kryetari Safet Gërxhaliu ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses.