Sot do t’i caktohet masa e paraburgimit vrasësit të policit, Sami Thaqi

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prizren është duke mbajtur seancën mbi masën e paraburgimit të Iran Badallit, të dyshuarit kryesor për rastin tragjik të së martës në Zhur të Prizrenit.

Badalli u arrestua menjëherë, derisa i njëjti njihet për të kaluarën e tij kriminale, ku numëron një numër të madh veprash penale, përfshirë këtu akuzat për vjedhje të shërbimeve komunale, dhunë në familje, vjedhje të pyllit, e kanosje, përcjellë Indeksonline.

 

 

Kujtojmë që njësiti antidrogë në Prizren, të martën ishte duke zhvilluar një aksion në shtëpinë e I.B derisa gjatë bastisjes hasi në një shpërthim eksploziv, ku mbeti i vdekur polici, Sami Thaqi, ndërsa u lënduan dy të tjerë, Artur Mrasori e Jetmir Hasanaj, përshirë edhe një fëmij 9 vjeçar, e që është i të pandehurit.

Polici Sami Thaqi, si 16 vjeçar solli armë për UÇK-në (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Polici që u varros sot, do të kujtohet gjatë edhe për kontributin që dha për lirinë e Kosovës, krahas punës që bëri pas 11 qershorit 1999.

Ai si një 16 vjeçar, kishte kontribuar për UÇK-në.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

Polici që u vra dje kishte qenë ushtar i UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka vdekur dje pas një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit. I ndjeri ishte pjesëtar i UÇK-së.

Një polic ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar dje rëndë pas një aksioni në shtëpinë e një personi të dyshuar për narkotik dhe dhunë në familje.

Përveç policëve, i lënduar ka mbetur edhe djali 12 vjeçar i të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij e kishte vendosur një bombë.

Viktima Sami Thaçi përpos polic i Kosovës, kishte qenë ushtar në UÇK.

Deri tani raportohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë pasi që fatkeqësisht, ka mbetur i verbuar.