Arrestohet edhe miku i Iran Badallajt për rastin e shpërthimit në Zhur ku vdiq polici Sami Thaçi

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës dje e ka arrestuar edhe një person të dyshuar për rastin e shpërthimit në Zhur.

Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksioni anti-drogë i policisë është zhvilluar më 28 janar, ku si pasojë e një shpërthimi ka vdekur në detyrë ka vdekur polici Sami Thaçi, dhe janë plagosur dy polic të tjerë.

Djali i Sami Thaçit i kushton poezi babait, i cili javën e kaluar vdiq në krye të detyrës

Periskopi.com Lajme

I biri i heroit të Kosovës, Sami Thaqi, Erblini, i ka kushtuar disa vargje të poezisë, babait të tij të rënë në detyrë

Sami Thaqi vdiq në krye të detyrë me datë 28 janar të këtij viti, derisa ishte në një aksion anti-drogë, në Zhur të Prizrenit.

Ai ka lënë pas familjen dhe fëmijët e vegjël. Erblini i biri i tij, i ka kushtuar disa vargje prekëse babait të tij, tashmë të vdekur.

Erblin Thaqi, me anë të poezisë i premton babait se do të jetë shembullor dhe do të kujdeset për dy vëllezërit e tij.

Sami Thaqi është shpallur ‘Hero i Kosovës’, nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Më poshtë mund ta dëgjoni edhe poezinë e të birit kushtuar, Sami Thaqit.

 

Shala: 90% e policëve, të patrajnuar për kontrollimin e lëndëve eksplozive

Periskopi.com Lajme

Sami Thaqi, 38-vjeçar, është zyrtari i 21-të policor i Kosovës, i cili ka humbur jetën në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë. Rasti i parë i vrasjes së një zyrtari policor është regjistruar në shtator të viti 2001, ndërsa qysh nga ajo kohë shqetësimi më i madh është ngritur për mungesën e sigurimit shëndetësor e jetësor për të gjithë ata zyrtarë, të cilët primare e kanë përkujdesjen për sigurinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Kjo javë e ka zënë Policinë e Kosovës në vorbullën e telasheve. Përveç mërzisë për humbjen e kolegut të tyre nga Njësia Antidrogë, Sami Thaqi, dhe plagosjes së dy të tjerëve në një sulm me eksploziv në mbrëmjen e së martës, në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtarët policorë të Kosovës janë më se të shqetësuar për mungesën e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për ta, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Edhe 21 vjet pas luftës dhe 20 vjet nga themelimi i Institucionit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët policorë ende nuk janë duke e gëzuar një të drejtë themelore që u takon atyre. E raste si ai i të martës, sipas njohësve të sigurisë në vend, mund të ndodhin edhe më tutje në rast se për zyrtarët policorë nuk fillojnë trajnimet e nevojshme, qofshin ato edhe për bastisjet policore, për arrestimet e të dyshuarve ose për aksione të tjera madhore. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala e ka parë të nevojshme trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme e veçanërisht për eksploziv.

“MPB-ja duhet të investojë në krijimin e kushteve për trajnimin e çdo pjesëtari në çdo fushë e në veçanti ato të eksplozivit e jo të merret me keqmenaxhimin e fondeve që dedikohen për fushën e trajnimeve. Është fakt se 90% i numrit të zyrtarëve nuk e ka përfunduar trajnimin se si të kontrollojë vendin e ngjarjes në rast se raportohet se ka lëndë eksplozive”, ka thënë tutje ai për gazetën.

Ai ka shprehur shqetësimin që raste të tilla do të mundë të ndodhin edhe në të ardhmen e që nevojitet një bashkëveprim më i detajuar i njësive operative dhe i organizatave të sigurisë në nivelin nacional.

“Raste të tilla mund të kemi në të ardhmen, por mund të kemi edhe raste të tjera ku mund të përdoren edhe lëndë biologjike/kimike dhe këto raste kërkojnë trajtim e qasje tjetër dhe për të cilat është e trajtuar vetëm një njësi në kuadër të MFSK-së. Pra duhet të kemi bashkëveprim më të detajuar operativ në mes njësive dhe organizatave të tjera të sigurisë në nivel nacional”, ka theksuar njohësi i çështjeve të sigurisë.

 

Nga vjedhjet e deri te dhuna,  historiku kriminal i të dyshuarit për rastin e Zhurit

Periskopi.com Lajme

I dyshuari Iran Badalli, i cili është arrestuar për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në rastin në Zhur ku ka mbetur i vdekur një polic e dy të tjerë janë plagosur, ka pasur përballje të shumta me drejtësinë.

“Koha Ditore” ka pasur qasje në historikun e tij kriminal. Ka disa aktakuza aktive. Është i dënuar për vjedhje të rëndë. Është po ashtu i njohur për institucionet e drejtësisë edhe për faktin se familjarët e kanë denoncuar disa herë për dhunë në familje.

Para 6 muajsh një familjare e Badallit ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata karshi Badallit.

“Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019”, është një nga evidencat e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Badalli ka aktakuzë për vepra penale që lidhen me dhunë në familje.

“Dhuna në familje e pranuar më datë 03.09.2019- lënda është aktive. Shqyrtimi i dytë (v.j në procesin gjyqësor) është mbajtur me 15.01.202, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 12.02. 2020”, thuhet në të dhënat e gjykatës.

Badalli ka tri raste për veprën e njëjtë – vjedhje e shërbimeve komunale.

“Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 – lënda është aktive; Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive; Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive”, thuhet në të dhënat e gjykatës për të kaluar kriminale të Badallit.

Ai ngarkohet edhe për vjedhje të pyllit.

“Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive”, thuhet në këto të dhëna.

Badalli e ka një lëndë aktive për vjedhje.

“Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive”.

Për të njëjtën vepër është dënuar. Aktgjykimi dënues i është shqiptuar me gjobë dhe para.

“Vjedhje në bashkëkryerje e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro”, thuhet në këto të dhëna.

Vetëm në një rast deri tani ai është shpallur i pafajshëm.

“Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza”, thuhet në evidencën për historikun penal të Gjykatës Themelore të Prizrenit./Koha/ 

 

Limaj: Kosova humbi një polic të përkushtuar, u prehsh në paqe hero

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova humbi një pjesëtar të Policisë, i cili ishte i përkushtuar në mbrojtje të rendit dhe ligjit.

Kreu i Nismës ka thënë se nga sot ai është hero i Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës.

“Sot iu dha lamtumira e fundit, policit të Kosovës, Sami Thaçi, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Samiu ishte edhe luftetar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nga sot është edhe hero i Kosovës”, shkruan ndër të tjera Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllime Familjes Thaçi, Policisë së Kosovës dhe gjithë atyre që e kanë njohur Samiun.

“I bëj thirrje institucioneve përkatëse që ta ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti. U prehsh në paqe, hero”. /Periskopi/

I jepet lamtumira e fundit policit Sami Thaqi

Periskopi.com Lajme

Sot u zhvillua ceremonia zyrtare e varrimit të policit, Sami Thaqi, i cili humbi jetën gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e së martes.

Qytetarë të shumtë dhe zyrtarë policorë u mblodhën në varrezat e fshatit Karashnik të Malishevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sami Thaqi ndërroi jetë mbrëmë  në një shpërthim me bombë në shtëpinë e të dyshuarit Irfan Badalli.

Dy policë të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa i plagosur mbeti edhe fëmija 12 vjeçar i të dyshuarit.

Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja e sotme u nis me një munutë heshtje në nderim të e policit Sami Thaçi i cili u vra në krye të detyrës, gjatë një aksioni anti-drogë në Zhur të Prizrenit.

Qeveria ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit.

Ndërsa për policët e lënduar në këtë operacion, Artur Mrasori dhe jetmir Hasani, qeveria ka ndarë nga 10 mijë euro./Periskopi/

 

Polici i Kosovës që u vra në Zhur varroset sot në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se sot, e mërkurë, do të bëhet varrimi i policit Sami Thaqi, i cili vdiq si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në Zhur, në momentin kur policia po kryente bastisje.

“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Malishevë.

Thaqi mbeti i vdekur si pasojë e shpërthimit të martën, ndërsa dy kolegë të tij u plagosën.

Detaje të vrasjes së policit në Zhur, si e raportoi gruaja burrin në polici

Periskopi.com Lajme

Polici i Kosovës, Sami Thaqi,  ka vdekur mbrëmë gjatë një aksioni anti-drogë në një shtëpi në Zhur të Prizrenit pasi hasi në një bombë të vendosur nga pronari. Po ashtu, edhe një ndër dy policët e vrarë po dyshohet se u verbërua nga shpërthimi.

Siç merr vesh Klan Kosova, gruaja e të dyshuarit fillimisht kishte raportuar policinë për dhunë në familje dhe policia ka intervenuar. Më pas gruaja i ka treguar policisë se burri i saj i dhunshëm mban armë dhe drogë duke bërë që policia të kërkojë ndihmë nga ekipi i njësisë speciale anti-drogë, pjesë e të cilit ishte edhe polici i vrarë.

Gjate bastisjes për narkotik, polici tashmë i ndjerë ka hasur ne një bombe të vendosur në një dhomë të shtëpisë si lloj magazine, njofton Klan Kosova.

Nga ky shpërthim mbeti i lënduar edhe fëmija 12 vjeçar i të dyshuarit dhe dy policë të tjerë që janë duke u trajtuar në QKUK. Fatkeqësisht njëri nga policët po dyshohet se është verbuar nga lëndimet e rënda që ka marrë në fytyrë.