Gëzon Kastrati: Sami Kurteshi thirr konferencë kundër Kurtit, për Qëndronin shpifje për koalicion me Srpskan

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PSD, Gëzon Kastrati, përmes një statusi në Facebok, ka kërkuar nga Sami Kurteshi i lëvizjes Vetëvendosje që t’i kërkojë falje publike kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastrati, të cilin e kishte akuzuar se ka bërë pjesë të qeverisjes komunale anëtarë të Listës serbe.

Kastrati i ka sugjeruar Kurteshit të mbajë edhe një konferencë për media, që të kritikojë liderin e partisë së tij Albin Kurti, i cili dje takoi përfaqësuesit e Listës serbe, e që sipas Kastratit po tenton t’i përfshijë në qeveri.

“Dhe, zoti Kurteshi, pikërisht këtë qe tani po bën kryetari juaj, atë qe donit t’ia mveshnit Qëndronit për interes tuaj politik”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Postimi i plotë i Gëzon Kastratit në Facebook:

Rreth listes Srpska dhe Vetevendosjes, respektivisht Rakiçit dhe Albinit

Ne tetor te vitit 2018 Sami Kurteshi pati akuzuar Kryetarin e Kamenices (Qendronin) se eshte ne koalicion me Listen Srpska, perfaqesuese e shtetit te Serbise, dhe kjo e fundit po ia kthen borxhin. Samiu e di shume mire qe ky borxh do te ishte hakmarrje per te kaluaren e familjes se tij.

Qendroni ne fillim te mandatit te tij ka emruar nenkryetar Bojan Stamenkovicin nga komuniteti serb. Ky i fundit pati deklaruar publikisht qe nuk eshte anetar i Srpskas. Ky emrim, sikurse edhe emrimi i Sinbad Sonkit (nga komuniteti rom) eshte politike progresive qe synon perfshirjen e komuniteteve pakice ne jeten politike dhe publike ne Kosove.

Propaganda kunder veprimeve qe afrojne dhe perfshijne komunitetet, sidomos ate serb, eshte fashizem i kulluar. Shpesh kjo ka gjete vend dhe eshte perqafuar edhe nga subjekte politike. Madje shpesh eshte shfrytezuar nga to per “degradim” te kundershtareve politik.

Adem Demaci ishte ai i cili pasluftes filloi fushaten per bashkejetese. Vizioni i tij na tregon se nuk duhet urryer popujt, e aq me pak per faj te shteteve te tyre. Me tutje duhet te jemi te hapur e komunikues! Ky eshte patriotizmi i se sotmes (pervec tjerash), integrimi i komuniteteve. Dhe ketu nuk eshte fjala per subjekte fashiste si Lista Srpska qe i sherben Serbise, shpeshhere perkunder vullnetit qytetar te komunitetit qe perfaqesojne.

Dhe, zoti Kurteshi, pikerisht kete qe tani po ben Kryetari juaj, ate qe donit t’ia mveshnit Qendronit per interes tuaj politik.

Besoj qe atebote skuqeshe per ato qe te “detyronin” t’i thoje, edhe pse e njihje, edhe pse ishin te paverteta. Pavaresisht kesaj, nuk hezitove te flisje per gjera qe disa brenda partise nuk pranuan ta benin.

Zoti Kurteshi, nese reagimi yt atehere ka qene “parimor” (edhe pse e dije qe Bojani nuk eshte pjese e LS-se), mbaje nje konference kunder kryetarit tend qe po negocion pikerisht me Srpskan per t’i perfshire ne qeveri. Nese nuk je gati ta besh kete por ke sadopak njerezillek, atehere duhet t’i kerkosh falje publikisht Qendronit. Perndryshe, nese asnjera nga keto nuk ndodh nuk mund te kem pershtypje tjeter per juve pervec se jeni nje interesxhi i madh pa asnje parim!