Ja çka do të diskutohet sot në Samitin e Ohrit

Periskopi.com Lajme

Ditën e sotme do të mbahet samiti i Ohrit, i cili do të bëjë bashkë treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pritet që në samitin në fjalë të diskutohet mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian; lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.

Ndërkohë në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të shteteve.

Në agjendën e samitit është parashikuar që pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim.