Shansi i fundit për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Gjasat janë shumë të mëdha që Kosova e Serbia të takohen edhe një herë në muajin shtator.

Gjatë muajit shtator, Kosova dhe Serbia do të mund të takohen përsëri në Paris.

Këtë dje e konfirmoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Se një takim i tillë mund të ndodhë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike në vendin tonë.

Donika Emini, drejtoreshë Ekzekutive të Platformës CiviKos, ka thënë për lajmi.net, se gjasat janë shumë të mëdha që ky takim të mbahet.

Sipas saj, Samiti i Parisit vjen si përpjekje e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, për të mbushur hapësirën e lënë nga institucionet në largim të BE-së, pasi që Federica Mogherini nuk është ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

Emini thotë se udhëheqësit kosovarë duhet të arrijnë konsensus politik rreth dialogu me Serbinë.

“Gjasat janë shumë të mëdha që takimi i cili ishte planifikuar për korrik të mbahet në shtator. Përkushtimin për të mbajtur Samitin e Parisit, si pasuese të Samitit të Berlinit e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës Emanuel Macron.  Ky samit vjen si përpjekje e Macron dhe Merkel për të mbushur hapësirën e lënë nga institucionet në largim të BE-së, në veçanti të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së – Zyra e Mogherinit. Gjithashtu, kjo vjen si përpjekje e Merkel dhe Macron – si vendet kyçe të BE-së për të krijuar dhe ofruar një platformë që jo vetëm tenton që t’i përafrojë Kosovën dhe Serbinë, por edhe të bëjë trysni ndaj liderëve kosovarë, në këtë rast të presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj – për të arritur konsensus të brendshëm politik në raport me dialogun me Serbinë”, ka deklaruar Emini për lajmi.net.

Ajo ka thënë se, tashmë dihet që anulimi i Samitit të Parisit është shtyrë për shkak të mos koordinimit të brendshëm në Kosovë.

Sipas saj, Kosova gjatë kësaj kohe duhet të përafrojë qëndrimet politike dhe të krijohet një konsensus i përbashkët.

“Arsyeja për shtyrjen e këtij Samiti nga korrik në shtator (apo vjeshtë) ishte pikërisht për shkak të mungesës së koordinimit të brendshëm në Kosovë, dhe qëndrimet diametralisht të kundërta të shprehura në mënyrë eksplicite nga dy krerët politik nga Kosova. Andaj, kjo kohë do të duhej të përdorej nga Kosova për të përafruar qëndrimet, për të krijuar qëndrim të përbashkët të cilin do të kenë mundësi ta shpalosin në Paris, kjo është mundësi e fundit që Kosova të përdorë këtë platformë të nivelit të lartë politik për të treguar vendosmëri në këtë proces ndaj Serbisë, vendet të Ballkanit Perëndimor, vendet e BE-së, si dhe krerëve të ri të institucioneve të BE-së që pritet të marrin detyrën në nëntor”, është shprehur ajo për lajmi.net.

Tutje Emini ka theksuar se Gjermania dhe Franca kanë dhënë indikator se dëshirojnë që të Kosova dhe Serbia të arrijnë një zgjidhje dhe në ktë mënyrë, Macron dhe Merkel duan të marrin kontrollin mbi procesin e dialogut.

“Po, për momentin Franca dhe Gjermania, respektivisht Merkel dhe Macron kanë dhënë indikatorë të qartë se duan të marrin kontrollin mbi procesin. Kjo ka ndodhur pas lajthitjes së Mogherinit duke i dhënë mbështetje idesë së korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo edhe ndarjen e Kosovës. Samiti i Berlinit ka qenë hapi i parë që këto shtete kanë ndërmarrë për të kundërshtuar së bashku këtë ide”, ka treguar Emini.

Arsyeja tjetër pse ky takim mund të mbahet në shtator është edhe siç theksoi ajo, rezultat i nevojës për të përgatitur Kosovën dhe Serbinë për lidershipin e ri në institucionet e BE-së.

“Gjithashtu, intensifikimi i përpjekjeve për të mbajtur takimin vjen edhe si rezultat i nevojës për të përgatitur Kosovën dhe Serbinë për lidershipin e ri në institucionet e BE-së, më konkretisht të Zyrës të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së që pritet të udhëhiqet nga Josef Borrell, i cili vjen nga Spanja – vend që nuk e ka njohur Kosovës dhe që është shumë vokale kundër Kosovës në BE”, u shpreh Emini.

Ajo theksoi se është mundësia e fundit që Kosova të marrë seriozisht procesin e dialogut dhe të tregojë përkushtim politik në mënyrë që Kosova të sigurojë njohje ndërkombëtare.

“Andaj, liderët kosovar kanë mundësinë e fundit që të marrin seriozisht këtë proces, të tregojnë përkushtim politik për të mbyllur çështjen në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të dyja vendeve të i hapet rruga drejt BE-së, kurse Kosova të sigurojë njohje të plotë ndërkombëtare. Çdo dështim në këtë drejtim do të mund t’i kushtojë shumë Kosovës sepse me gjithë mangësitë, BE mbetet e vetmja platformë ku Kosova do të mund të zgjidhë çështjen me Serbinë”, theksoi Emini.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë për lajmi.net, se në shtator mund të ndodhë një takim i tillë.

“Në shtator është dashur të vazhdohet dialogu sepse ne e dimë që Samiti i Parisit dështoi për shkak se mes Berlinit dhe Parisit nuk ndodhi asgjë që do të mund të konsiderohet si përparim në këtë proces edhe ky mesazh i Macronit na bën të ditur se deri në shtator do të thotë gjatë këtyre muajve të verës do të duhej të ndodhte diçka në proces. Kur them se do të duhej të ndodhte diçka, do të duhej të ketë veprime konkrete edhe nga Kosova edhe nga Serbia në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Pra është një mesazh i drejtpërdrejt që pengesat që janë për dialog të hiqen. Në këtë rast konkretisht bëhet fjalë për taksën edhe në mënyrë që të vazhdojë dialogu”, u shpreh Mushkolaj.

Tutje ai ka thënë se është problematike që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë pa ndonjë garanci nga Gjermania e Franca sa i përket dialogut dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Në anën tjetër për mua është problematike që dialogu me vazhdu pa ndonjë garanci në kuptimin që Kosova edhe mund ta heq taksën por nëse merr ndonjë garanci në këtë rast nga dy shtetet më të fuqishme të BE-së, Francës dhe Gjermania, qoftë sa i përket qasjes në dialog qoftë sa i përket garancës se dialogu mund të zhvillohet për pa u cenuar integriteti territorial i shtetit. Për ndryshe të vazhdohet dialogu vetëm sa për sy e faqe, vetëm sa për të thënë se po vazhdon nuk besoj se për këtë mënyrë është e interesuar as Franca e as Gjermania e aq më pak Kosova sepse pikërisht kjo mënyrë e dialogimit e ka sjellë situatën këtu është edhe dialogu në njëfarë forme është kthyer totalisht në një proces jo serioz nga i cili siç mund ta dimë të gjithë më shumë ka përfituar Serbia se sa Kosova”, theksoi Mushkolaj.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se përpjekjet e Gjermanisë dhe Francës për t’i bindur liderët kosovarë e serbë që të kthehen në tryezën e bisedimeve janë shtuar dukshëm.

“Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur liderët apo zyrtarët më të lartë të Gjermanisë dhe Francës janë duke tentuar që të bindin palët që të heqin dorë pozicionet e tyre aktuale sa i përket çështjeve që ndërlidhen me dialogun e në veçanti në çështjen e taksës në mënyrë që të mundësohet rifillimi praktik i dialogut mes palëve. Në fakt edhe vet vizita e presidentit Macron në Serbi mund të shihet përpjekje e radhës për të bindur palët që të ulen në tavolinën e dialogut. Mirëpo duke tentuar që të mbulojnë në një farë forme kërkesat e palës tjetër në rastin e Serbisë që të vazhdohet dialogu pa u parë zyrtarisht si një vazhdim i tillë pra synohet që nëpërmes gjoja triraterale ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe zyrtarëve të Gjermanisë e Francës që të vazhdojë ky proces pastaj në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes palëve sa më shpejt që të jetë e mundur duke pasur parasysh disponimin në të dy anët që një marrëveshje e tillë të arrihet brenda këtij viti eventualisht më së largu në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Cakolli për lajmi.net.

Sipas tij, vazhdimi i dialogut me Serbinë, Kosova duhet ta ketë për bazë qëndrimin e saj në lidhje me kornizën që është folur se duhet të dihet se për çfarë dhe çka do të bisedohet në dialog.

Cakolli po ashtu ka bërë të ditur se duhet të qartësohet në fillim se ky nuk ëhstë një dialog në mes shqiptarëve dhe serbëve, por është dialog në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë si dhe të qartësohen e diskutohen se cilat janë çështjet e përbashkëta të interesit në bazë të të cilave mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mirëpo, vetëm pasi palët të kenë njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane.

“Mirëpo është tepër me rëndësi për palën kosovare që të qëndroj pas qëndrimit që fillimisht duhet të ketë një kornizë mbi atë se çka do të bisedohet, cilat janë çështjet që do të diskutohen me palën serbe dhe cili është përfundimi që palët do të synojnë që të arrijnë në rrugën tyre respektove qoftë sa i përket integrimit në BE por edhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Në këtë drejtim duhet fillimisht që të qartësohet se çfarë lloj dialogu dhe do të duhej që dialogu të mos konkretizohet dhe të mos shihet si dialog në mes të shqiptarëve dhe serbëve mirëpo të strukturohet në atë formë që të kuptohet që është dialog ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë dhe pastaj të diskutohet se cilat janë çështjet e përbashkëta të interesit të cilat mund të arrihet marrëveshje për to apo edhe çështjet që potencialisht mund të diskutohen vetëm pasi palët të kenë njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane”, theksoi Cakolli.

Ai theksoi se qëllimi përfundimtar i Kosovës në këtë dialog duhet të jetë njohja e pavarësisë nga Serbia në kufijtë ekzistues.

“Po ashtu me rëndësi është që qëllimi përfundimtar i Republikës së Kosovës në çfarëdo lloj procesi të dialogut me Serbinë të jetë njohja formale në kufijtë ekzistues në mënyrë që të garantohet që shteti i Kosovës të jetë ende funksional, të mos cenohet karakteri i saj unitar, por as të mos cenohet integriteti territorial nëpërmjet një marrëveshje të caktuar”, deklaroi Cakolli për lajmi.net.

Mirëpo, se a do të mund të takohen në shtator Kosova e Serbia, Cakolli shprehet skeptik, duke thënë se një gjë e tillë është vështirë e imagjinueshme sidomos pas zërave se në vjeshte në Kosovë e Serbi mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Duke pasur parasysh faktin që Samiti i Parisit ka dështuar në mungesë të palëve për të arritur një marrëveshje, besoj se do të jetë vështirë e imagjinueshme që një takim i tillë të mbahet në muajin shtator duke qenë se që të dyja palët e sidomos Kosova është duke hyrë në një periudhë ku janë rritur zërat që mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare pikërisht gjatë stinës së vjeshtës mirëpo, një gjë e tillë nuk është përjashtuar as në Beograd, pra kohëve të fundit edhe atje ka zëra se mund të shkohet në zgjedhje dhe besoj se në rast të hyrjes në procesin e parakohshëm zgjedhor në cilin do vend kjo automatikisht do ta shtynte mundësinë e mbajtjes së çfarëdo lloj takimi zyrtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për përmbylljen e procesit të dialogut ndërmjet dy palëve. Në këtë drejtim në rast se kemi procese zgjedhore atëherë besoj se procesi i dialogut në përgjithësi do të shtyhet së paku deri kah mesi i vitit të ardhshëm kur potencialisht do të mund të kemi draft-marrëveshje mes palëve”, deklaroi Cakolli.

Duhet theksuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë doganore prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës kishte ardhur si kundërpërgjigje ndaj propagandës serbe, e cila ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin në INTERPOL.

Mirëpo, vazhdimin e dialogut Serbia po e kushtëzon me heqjen e taksës, kurse liderët shtetëror kosovarë janë të vendosur në mbajtjen e taksës deri në momentin kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Samiti i Poznanit, liderët rajonalë me marrëveshje për Institutin e Teknologjisë së Qëndrueshme

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Poznan të Polonisë. Në sesionin plenar, ku është diskutuar për rritjen ekonomike, reformat e nevojshme që nxisin sipërmarrjen, inovacionin dhe konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, ka mbajtur fjalë edhe kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka konfirmuar pozicionin e Kosovës dhe angazhimin në proceset rajonale, duke thënë se Kosova është zotuar për procesin e Berlinit dhe është angazhuar për të arriturat e këtij procesi në vazhdimësi.

 

 

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe zotimet që dalin nga Samiti i Poznanit, Kosova si palë serioze i merr me përgjegjësi të plotë për zbatimin e tyre.

Duke folur rreth procesit të finalizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Haradinaj tha se ka dallime të mëdha ndërmjet dy vendeve që munden dhe duhet të zgjidhen.

“Unë dua të shoh rritje të tregtisë, pa barriera, midis dy vendeve tona. Por kjo nuk është një çështje e thjeshtë – ekziston një kontekst më i gjerë politik ku duhet të merren vendime të guximshme. Është e domosdoshme Marrëveshja Kornizë e Përbashkët mbi Dialogun mbi Njohjen e Ndërsjellë në kufijtë ekzistues midis dy shteteve tona”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar se kjo është rruga e vetme përpara dhe Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, në këtë sesion të pranishëm ishin kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, kryeministra dhe ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sekretarja e përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, përfaqësues të shteteve, organizatave si dhe përfaqësues të BERZH, OECD, RYCO.

Haradinaj sot merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Periskopi.com Lajme

Një samit treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit po mbahet në qytetin polak të Poznanit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen sot për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit.

Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre, mes tyre edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj i cili tashmë gjendet në qytetin polak.

Paraprakisht, Haradinaj deklaroi se shkoi për të diskutuar për çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal.

“Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, tha Haradinaj.

Në mesin e të pranishmëve është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

​Nis Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poloni

Periskopi.com Lajme

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, do të mbahet në Poznan samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit.

Pritet që ajo t’i shërbejë Komisionit të ri të BE-së si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.

E ftuara më e rëndësishme e Konferencës së Ballkanit Perëndimor, i cili mblidhet çdo vit në një qytet tjetër evropian që prej vitit 2014, pritet të jetë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ajo është gjithashtu themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Qëllimi i nismës është që, me ndihmën e disa vendeve anëtare të BE-së, t’i shoqërojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në Samitin e BE-së vetëm një fjali rreth zgjerimit

Periskopi.com Lajme

Vetëm një fjali e shkurtër i është kushtuar procesit të zgjerimit të BE-së në konkluzionet e Këshillit Evropian, më saktësisht në Samitin e shefave të shteteve dhe të qeverive, që po zhvillohet në Bruksel. Në të thuhet se “Këshilli Evropian miraton konkluzionet për zgjerimin dhe Procesin e stabilizim-asociimit të miratuara nga Këshilli më 18 qershor 2019”, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli Evropian është në format të shefave të shteteve apo qeverive. Këshilli miratoi konkluzionet për zgjerimin e BE-së, të cilat pak a shumë ishin në përputhje me paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit, që më 29 maj i kishte miratuar dhe publikuar Komisioni Evropian.

Të zënë me tentimet për të arritur pajtim rreth zgjedhjes së presidentit të Komisionit Evropian, që është një prej posteve të para që duhet vendosur e pastaj edhe të posteve të tjera kryesore në institucionet e BE-së, liderët e shteteve anëtare nuk kanë pasur as kohë, e as ndonjë vullnet të merren me çështjen e zgjerimit.

Më herët, gjatë javës, ministrat e BE-së në takimin e Këshillit të përgjithshëm e hoqën nga rendi i ditës këtë temë, duke dështuar që ta arrijnë vendimin për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dy vende kandidate të cilat, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, i kanë përmbushur kriteret e nevojshme.

A do ta shpëtojë Parisi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Periskopi.com Lajme

Takimi i Parisit, më 1 korrik, i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ku do të marrin pjesë autoritetet e larta të Kosovës dhe Serbisë, do të definojë fatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të sqarojë se në çfarë formati do të vazhdojë dialogu apo nëse do të vazhdojë fare, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, një e ashtuquajtur ‘diplomaci fluturuese’ do t’i vizitojë përgjatë këtij muaji Prishtinën dhe Beogradin dhe tashmë ekzistojnë tendencat që të krijohen parakushtet në mënyrë që takimi i Parisit të jetë i suksesshëm.

Por, deklaratat, të cilat kanë ardhur nga autoritetet e të dyja vendeve, siç thonë njohësit e zhvillimeve politike, kanë hedhur dyshimet nëse takimi i Parisit do të ketë sukses.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosovës tashmë i është kërkuar në mënyrë eksplicite që të pezullohet taksa prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë, ndërkaq, kësaj të fundit i është kërkuar ndryshimi i sjelljes karshi Kosovës.

Sipas tij, pas takimit të Parisit, në rast se ai ndodhë, do të shihet nëse do të rifillojë procesi i dialogut ndërmjet dy vendeve, ndonëse siç thotë ai, tashmë ekzistojnë dyshime se dialogu mund të vazhdojë në rast se takimi i Parisit dështon.

“Nëse zonja Merkel dhe presidenti Macron nuk arrijnë ta rinisin këtë proces, nuk e besoj që BE-ja do të gjejë fuqinë për ta rifilluar këtë dialog në një fazë të mëvonshme. Zonja Merkel dhe presidenti Macron, do të përfshiheshin në këtë formë të samitit, vetëm nëse ka një vullnet shumë intensiv dhe shumë përmbajtjesor për një marrëveshje finale”.

“Për këtë nuk janë parakushtet dhe nuk po shoh se si do të fillojë kjo. Meqë kjo nuk po ndodhë, atëherë do të mbetet të provohet nëse eventualisht palët mund t’i kthehen formës së mëhershme të dialogut, por diçka të tillë, nuk e besoj që aq më pak Kosova, por as Serbia, nuk janë të gatshme”, thotë Rashiti.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që në rast se Serbia dhe Kosova vazhdojnë të vënë parakushte, duke dashur që të gjitha komplekset e historisë t’i zgjidhin përmes një nënshkrimi, si dhe duke dashur që t’ia imponojnë zgjidhjen njëra–tjetrës, kjo nuk do ta ndihmojë procesin.

“Unë mendoj që me normalizim të marrëdhënieve, të gjitha çështjet tjera do të zgjidhen me procedurë normale, ashtu siç zgjidhen ndaj të gjitha shteteve. Pra, çfarë pres? Mirëkuptim dhe një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte një marrëveshje të paqes, pa e paragjykuar zgjidhjen përfundimtare, sepse normaliteti nuk është zgjidhja përfundimtare, por është parakusht për të bërë marrëveshje tjera për secilën fushë”, thekson Tahiri.

Rashiti shpreh mendimin që në rast se takimi i Parisit dështon, atëherë një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, do të ishte shumë e largët.

“Me dështimin e Parisit, largohet shumë. Parisi dhe më herët Berlini, është dashur të krijojnë një proces shumë intensiv të dialogut dhe eventualisht të krijoj një proces intensiv drejt një marrëveshje finale. Nëse dështon këtu (në Paris) do të jemi shumë larg dhe nuk e besoj që Kosova ka energji, por edhe Serbia, t’i hyjnë një procesi shumë të ngadalshëm dhe shumëvjeçar në kërkim të marrëveshjes. Njëfarë dialogu mbase edhe duhet të vazhdojë, por për marrëveshje përmbyllëse, finale, do të jemi shumë larg”, vlerëson Rashiti.

Politologu Tahiri, shpreh mendimin që në rast se autoritetet e larta të Kosovës dhe Serbisë vetëm takohen në Paris, atëherë ky organizim nuk mund të quhet i dështuar.

“Por, nëse nuk takohen, atëherë shtyhet për një periudhë tjetër çështja e dialogut. Por, situata në Kosovë nuk duhet dhe nuk guxon të ashpërsohet. Ajo mund të ashpërsohet nëse Serbia detyron serbët të dalin nga institucionet dhe t’i rikrijojnë strukturat paralele. Përndryshe, çdo zgjidhje tjetër është e pranueshme, në kuadër të normave që konsiderojmë që janë evropiane dhe që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë individuale dhe kolektive, si dhe me funksionimin e Kosovës si shtet në të gjithë territorin”, potencon Tahiri.

Sidoqoftë, kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit të ditës së enjte me kancelaren gjermane Merkel, ka theksuar se nuk pret që procesi të përmbyllet shpejt. Megjithatë, ai ka theksuar se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje të madhe “pas involvimit të presidentit Donald Trump dhe përfshirjes së drejtpërdrejtëtë kancelares Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron”.

Ai ka shtuar se “nëse kjo nuk arrihet, atëherë mundësia tjetër është të ketë një proces disa mujor apo disa vjeçar”.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka këmbëngulur që dialogu të mos fillojë pa heqjen e taksës për prodhimet e Serbisë, ka theksuar se takimi i Parisit është i “rëndësisë së madhe”, ndonëse siç ka thënë ai, nuk është krejtësisht i sigurt nëse ky takim do të mbahet fare.

Kosova, temë thelbësore e Samitit të Berlinit

Periskopi.com Lajme

Zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë çështja thelbësore që do të diskutohet në një takim që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta realizojnë pas dy javësh në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe nga vendet e tjera, Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në këtë samit edhe me presidentët, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ambasadën gjermane në Prishtinë i kanë treguar gazetës se në takim nuk do të jenë vetëm përfaqësuesit e gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor.

“Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë dhe presidenti i Francës kanë ftuar përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor, të Kroacisë, të Sllovenisë dhe të Komisionit Evropian në një takim që do të mbahet më 29 prill në Berlin”, kanë konfirmuar në këtë ambasadë. “Stabiliteti dhe zhvillimi i mirëfilltë i rajonit gëzojnë një rëndësi të madhe për kancelaren gjermane dhe presidentin francez. Ata kanë për qëllim të bisedojnë me të ftuarit rreth sfidave të veçanta në rajon, e gjithashtu edhe në raport Kosovë-Serbi”.

Ndodhet në ngërç faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së cilës i është dhënë start vitin e shkuar. Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë në të, për aq kohë sa Qeveria e Kosovës nuk e heq tarifën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe.

Vizitën e Putinit në Beograd Ramadani e cilëson konfirmim të samitit anti-NATO

Periskopi.com Lajme

Aleancë e fortë është parë tash e sa kohë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, siç është Ushtria e Kosovës. Por kjo marrëdhënie mes këtyre dy shteteve, nuk do të ndikojë në aspektin ushtarak dhe mbrojtës të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, qasjen e Rusisë dhe Serbisë karshi Ballkanit Perëndimorë e quan “Samiti Anti-NATO). Madje Ramadani edhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, i vlerëson të jenë instrumente të vetos ruse në raport me Kosovën.

“Fatkeqësisht kanë kaluar vite e vite të tëra e cila procesi i transformimit të FSK-së në Ushtrisë është mbajtur peng saktësisht nga veto ruse përmes përfaqësuesve të caktuar politikë në Kosovë që nuk kanë lejuar ndryshimin kushtetutës”, ka thënë Ramadani. “Sidoqoftë ne e kemi tepër qartë se në këto momente janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe Ballkanin por po ashtu edhe për NATO-n dhe Bashkimin Evropian, sepse është formalizuar ose zyrtarizuar në atë që po i them samiti anti NATO në Beograd me ardhjen e Putinit”, u shpreh Ramadani.

Sa i përket raporteve me NATO-n, Ramadani pohon se ato janë të njëjta dhe nuk kanë qenë të luhatshme asnjëherë, pavarësisht formimit të Ushtrisë dhe deklarimeve të kreut NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shton se ka diskutime të përditshme për gjetjen e mënyrave më të mira që të thellohet bashkëpunimi, derisa Kosova synon të jetë shtet anëtar i NATO-s.

Sipas Ramadanit, problematike mbesin ato shtete anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës, gjegjësisht edhe Ushtrinë e vendit.

“Raportet e deri më tashme as nuk janë luhatur as nuk janë zbehur përkundrazi ne po diskutojmë për thellimin e këtyre raporteve do të donim që gjitha shtetet anëtare të NATO-s të njohin shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe Ushtrinë e saj, por është e qartë se megjithatë brenda NATO-s kemi katër shtete jo njohëse, jo gjitha kanë qasje jo kontrstuktive ndaj shtetit të Kosovës por vendimmarrja në NATO, është vendimmarrje konsensuale, pra secili shtet i NATO-s ka veto në vendime prandaj aksepti i deritashëm është komplet i njëjtë i bashkëpunimit. Synimi ynë është të thellohet bashkëpunimi dhe të formalizohet në marrëveshje kontraktuale mes NATO-s dhe Kosovës dhe kjo do të jetë në periudhën që vjen”, tha Ramadani.

Sipas tij, edukimi profesional por edhe pajisjet ushtarake janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Për Kosovën, aleati kryesorë mbesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë Ramadani për Ekonomia Online.

“Aleati ynë kryesor është SHBA dhe lidhja jonë në tersi është speciale mes Kosovës dhe ShBA-së, nuk lidhet me kundërshtim ose me reagim ndaj aleatëve tjerë në Ballkanin Perëndimor, kjo është lidhje tradicionale e krijuar por sigurisht që ne me kujdes i përcjellim lëvizjet edhe në shtetet tjera e sidomos ato që kane të bëjnë me aktivitete armiqësore siç janë federata ruse dhe Rusia. por, kjo nuk e lëkund dhe nuk e ndryshon orientimin tonë të qartë, pro perëndimor, pro NATO, dhe me lidhje speciale me SHBA-në”, tha ai.

Edhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet tjera, sipas zëvendësministrit të FSK-së, janë duke u thelluar edhe në kuptimin e sistemit të armatimit dhe profesionalizmit. Sipas Ramadanit, këto janë katër fushat kryesore konceptuale dhe operacionale të cilat FSK do të merr mbështetje të vazhdueshme të modelit amerikan që është në thelb model i NATO-s. Ndërsa miratimi i tri ligjeve për FSK-në dhe për Ministrinë e Mbrojtjes, tashmë kanë vendosur një nivel tjetër edhe të bashkëpunimit me shtetet aleatë të Kosovës.

“Në fazën e parë ne kryesisht do të merremi me riorganizimin e brendshëm të ministrisë dhe të FSK-së, ndërkaq në raportet bilaterale por edhe multilaterale me shtetet, komunikimi është thelluar mbi synimin ose qëllimin që Kosova të jetë kontribuuese për sigurinë rajonale dhe globale, pra mund të them që ka thellim të komunikimit dhe të diskutimit e synimit për bashkëpunim me shtetet veç e veç por edhe me shtetet në grup”, pohon zëvendësministri Ramadani.

Sa i përket mjeteve të Qeverisë së Kosovës karshi Ushtrisë së vendit, Ramadani tha se buxheti nuk është pengesë për zhvillimin e FSK-së. Sipas tij, ka plan të qartë dhe të detajuar për rritje graduale dhe të vazhdueshme të buxhetit për FSK-në poashtu të programit mbrojtës në tersi.

“Sigurisht që momentalisht është i mjaftueshëm dhe me rritjen e GDP-së dhe buxhetit të Kosovës, investimi në mbrojtje dhe FSK do të jetë edhe më i madh. Ajo që mund të them është që neve na ka munguar vendimi politik për ligjet, pra Kosovës i kanë munguar ligjet për ushtri kurse buxheti për kapacitetet e FSK-së nuk është pengesë për zhvillimin e saj, pra nuk bëhet fjalë për mangësi buxhetore, përkundrazi bëhet fjalë për një hapësirë jashtëzakonisht të mirë që FSK të forcohet dhe profesionalizohet, sigurisht kemi edhe një numër jashtëzakonisht të madh bashkëpunimit me shtete të ndryshme dhe donacione të ndryshme, dhe si të tilla rritja e buxhetit në mënyrë të vazhdueshme sigurisht që do ta mundësoj që FSK ta kryej detyrën e vet në mënyrë profesionale”, u shpreh Ramadani.

Përndryshe, menjëherë pas miratimit të pakos prej tre ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është thënë se edhe kapacitetet e Ushtrisë do të dyfishoheshin. Gjatë këtij viti, pritet që të dyfishohet numri i pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa i gjithë procesi i rikonstruktimit dhe riorganizimit të Ushtrisë do t’i merr Kosovës kohë prej disa vjetësh.

Donald Trump do të takohet me Kim Jong-un në fund të shkurtit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen përsëri në një samit i cili do të mbahet në fund të muajit shkurt.

Për këtë ka njoftuar Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi.

Ky njoftim ka ardhur pasi Trump është takuar me zyrtarin e lartë verikorean, Kim Yong-chol në Uashington.

Qëllimi i samitit të dytë, sikurse i pari është denuklearizimi i Koresë Veriore.

Samit ‘plastik’ për ruajtjen e mjedisit në Austri

Periskopi.com Lajme

Qeveria austriake dëshiron të zvogëlojë sasinë e mbeturinave plastike dhe synon të ndalojë tërësisht çantat plastike deri në vitin 2020.

Por kjo ide është kritikuar ashpër nga zinxhiri i supermarketeve, përfaqësuesit e të cilëve thonë se ndryshimi nuk mund të bëhet kaq shpejt.

Dhe për ta zbutur këtë gjë, qeveria do të organizojë një samit të ashtuquajtur ”plastik”.

Zëdhënësja e Dhomës Ekonomike të Austriasë (WKOE) Iris Thalbauer, që foli në radion kombëtare austriake ”Oe3”, tha se duhet të ketë periudha më të gjata tranzicioni për artikujt e porositur tashmë ose të blerë.

OJQ-ja mjedisore ”Greenpeace” tha se ndalimi i qarkullimit të qeseve nuk ishte i mjaftueshëm dhe se shishet e plastikës duhet të zëvendësohen me shishe qelqi.

 

Në Samit të BE’së Kosova temë kryesore, flitet për taksën e dialogun

Periskopi.com Lajme

Sot dhe nesër në Bruksel mbahet samiri i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në ditën e parë të samitit në Bruksel, me kërkesë të Qipros do ta shqyrtojnë bllokadën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre te bllokada erdhi pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Kosova për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton lajmi.net.

Nga Brukseli vijnë qëndrime se masa e tillë “komplikon situatën, nuk sjell zgjidhje të problemit në Kosovë dhe se janë në kundërshtim të obligimeve nga marrëveshja e CEFTA-s”. “Kjo masë duhet të tërhiqet”, thonë burime të mediave serbe nga BE.

Tema të tjera të diskutimit dyditor të samitit pritet të jetë edhe situata pas zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë dhe ndryshimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit.

Rreth këtyre temave do të diskutojnë krerët e diplomacisë së BE-së në takimin ministror.

Temë e rëndësishme do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

​Samiti i Stambollit: Armëpushim i përhershëm në Siri

Periskopi.com Lajme

Liderët e Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë publikuan deklaratë të përbashkët pas samitit katërpalësh për Sirinë të mbajtur në Stamboll, përmes së cilës nënvizuan nevojën e vazhdimit të luftës kundër terrorizmit dhe arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Siri.

Në deklaratën e përbashkët pas samitit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë shprehur shqetësime të përbashkëta ndaj rreziqeve që paraqet kriza në Siri për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe globale.

Liderët kanë konfirmuar përkushtimin për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë, si dhe parimet dhe synimet e Kartës së OKB-së, thuhet në deklaratën e përbashkët përfundimtare.

“U riafirmua vendosmëria për luftë kundër terrorizmit me qëllim eliminimin e të gjitha organizatave të cilësuara si terroriste nga KS-OKB, siç janë ISIS-i, Fronti Nusra dhe Al Kaeda, ose të gjithë individët e tjerë, grupet, iniciativat dhe subjektet e lidhura me ISIS-in. Po ashtu u shpreh vendosmëri për të refuzuar të gjitha axhendat separatiste që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendeve fqinje, sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë”, theksohet në deklaratë.

Detaji që ju ka ikur: Reagimi i Putinit kur Trump ia bën me sy

Periskopi.com Lajme

Një detaj që nuk i ka shpëtuar askujt nga konferenca e përbashkët e President të SHBA Donald Trump dhe President rus Vladimir Putin në Helsinki, ku dy liderët botërore u takuan për rreth dy orë me praninë vetëm të përkthyesve në pallatin presidencial të Finlandës.

Në konferencën e tyre për shtyp është fiksuar një gjest i President amerikan, që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe media.

Ka qenë koha kur pasi zunë vendet në karriget përkatëse, Trump i shkel syrin Putinit. Por pasi ai ia ka bërë me “sy” homologut rus, ky i fundit nuk reagoi fare.

Më poshtë videon: