Haradinaj flet për ballafaqimin që pati në Londër me kryeministren serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qartësuar se në ballafaqimin që kishte pasur në Samitin e Londrës me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, nuk i ka kërkuar falje kësaj të fundit për arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, raporton Periskopi.

I pari i Qeverisë ka demantuar raportimet e mediave serbe për këtë çështje, duke treguar se cila ishte e vërteta.

“Ajo foli njëherë. Unë i thash, çka pata me thanë. Ajo e bëri një ndërhyrje të dytë në tryezë. Erdhi deri tek një ballafaqim mes nesh. Nuk ka qenë kërkim falje, por ballafaqim me atë ndodhi në Gjilan. Bisedë për temën.  Unë thash se institucionet e ligjit kanë ndërmarrë veprime për ata që kanë kryer kërcënime”, ka thënë Haradinaj.

Javë më parë, në rajonin e Gjilanit ishin arrestuar disa serbë, që dyshoheshin se kanë kërcënuar pjesëtarët serbë që të dorëhiqeshin nga FSK’ja./Periskopi