Samsung mund të sjell një model të S10 pa qoshe të lakuara

Periskopi.com Tech & Auto

Është thënë shumë herë tashmë se linja e re e pajisjeve Galaxy S do të vijë në tre madhësi të ndryshme. Por informata të reja po zbulojnë se modeli më i ulët i bandës mund të arrijë me një ekran që nuk është i lakuar anash. Po pra, Samsung mund të kthehet në mënyrën se si dizajnoi pajisjet Galaxy S në të kaluarën, duke ofruar mundësitë e një paneli të sheshtë ose të lakuar, për klientët e saj.

Samsung për herë të parë ka përdorur opsionin midis një ekrani të rrafshtë dhe një të lakuar me lansimin e Galaxy S6 dhe S6 edge. Gjatë asaj kohe, një ekran i lakuar nuk ishte aq i zakonshëm dhe përceptimi i publikut ndaj teknologjisë ishte i vakët.

Sfera e Galaxy S7 dhe S7 edge gjithashtu vazhduan këtë trend, duke u dhënë konsumatorëve një mundësi shtesë. Por në vitin 2017, Samsung braktisi ekranin e sheshtë dhe bëri të gjitha ekranet e lakuara në skaje, për lansimin e Galaxy S8 dhe Galaxy S8 +.

Meqenëse kjo është ende një spekulim, planet e kompanisë mund të ndryshojnë. Galaxy S10 është planifikuar të publikohet diku në pjesën e hershme të vitit 2019.

Samsung lanson tri produkte të reja

Periskopi.com Tech & Auto

Kompania ‘Samsung’ nuk e ka ndërmend të ndalet duke sjellë produkte të reja. Tashmë ajo ka treguar se ka plasur tre produkte të reja në Amerikë.

Bëhet fjalë për tre lloje(N700NC, Y500, Y100) të dëgjueseve me wireless. Dy lloje të dëgjueseve vetëm se mund t’i blini, kurse njëri lloj do të dal më vonë gjatë këtij viti.

Sipas Samsung tre llojet janë me kualitet studio dhe mund të përdoren që nga ekspertët e muzikës deri tek fansat./Indeksonline/

Turqit e Prizrenit kalojnë në Samsung, pas kërkesës së Erdogan për të mos blerë i-Phone

Periskopi.com Lajme

Në qytetin e Prizrenit e kanë marr goxha seriozisht një porosi të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Disa familje prizrenase po e shqyrtojnë vendimin të heqin dorë nga iPhone për të kaluar në celular Samsung.

Samsung me televizorë 8K deri në fund të gushtit

Periskopi.com Lajme

Kompania jugkoreane për herë të parë ka prezantuar modelet më të reja të televizorëve të tij me rezolucion të lartë 8K, pavarësisht asaj se 4K sapo ka nisur të bëhet i popullarizuar.

Gjatë panairit QLED & Advanced Displays në Los Anxhelos, Samsung po ashtu ka shprehur dëshirën të popullarizojë televizorët 8K, me mundësi të prezantimit gjatë panairit të panairit IFA 2018 në Berlin.

Linja e parë televizive 8K TV do të ketë modele prej 65, 75 dhe 82-inç, ndërsa modeli 92-inç mund të bëhet gjatë vitit 2019. Madhësia e këtyre televizorëve duhet të sjellë freskimin 120Hz, por nuk është e sigurt se kjo do të arrihet.

Linja e dytë e planifikuar nuk ka një datë të daljes indikative, por pritet gjatë vitit të ardhshëm. Linja do të jetë disi më e lirë, me modelet 65-inç dhe 75-inç dhe 60 Hz.

Linja e parë e televizorit 8K mund të jetë gati tashmë në gusht, dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për çmimin e mundshëm të televizorëve në hyrje.

 

Dështon Samsung, i dërgon kontakteve të gjithë fotografitë personale

Periskopi.com Tech & Auto
Një anomali po shkakton shqetësim në mesin e përdoruesve të telefonave Samsung pasi një përdorues tha se fotografitë e tij ishin dërguar tek e dashura e tij pa e ditur.
Problemi doli të mërkurën kur ai tregoi historinë e tij në Reddit.

“Celulari im S9 + i dërgoi të dashurës sime të gjitha fotografitë pa dijeni ndërkohë që isha duke fjetur. Pse duhet të ndodhë dicka e tillë?”, shkruajti ai.

Komenti i tij hapi debat në Reddit ku shumë persona filluan me spekulimet e tyre. Njëri thoshte se kjo anomali mund të conte në fundin e disa romancave. Kompania Samsung në Australi konfirmoi se ka filluar hetimi për këtë rast.

Facebook sjell rrjetin social në televizorët Apple dhe Samsung

Facebook lançoi ditën e sotme një aplikacion për televizorët e mençur duke sjellë rrjetin social në ekrane akoma edhe më të mëdha.

Periskopi.com Tech & Auto

Aplikacioni do të ofrohet për Apple TV, Samsung Smart TV dhe Amazon Fire TV, lajmëroi kompania në një postim në blog.

Facebook gjithashtu tha se përmes aplikacionit përdoruesit mundet jo vetëm të navigojnë në furnizuesin e lajmeve por edhe të shikojnë video. Ato do të luhen me zë dhe ndërsa navigoni duke u larguar prej videos, volumi do të ulet automatikisht.

Ishte Wall Street Journal që raportoi muajin e kaluar se Facebook kishte krijuar një aplikacion televiziv duke hapur rrugë kompanisë për reklamim në televizorët tanë, njofton PC World Albania.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg premtoi në fillim të këtij muaji më shumë investim drejt përmbajtjeve video. Vitin e kaluar Facebook solli transmetimet live, kërcënimi kryesor i transmetimeve televizive.

A e dini çfarë do të thotë Samsung?

Samsung është një ndër kompanitë më të mëdha në botë për krijimin e telefonave të mençur, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë emri Samsung?

Periskopi.com Tech & Auto

Nëse e përkthejmë fjalën ‘Samsung’ në gjuhën shqipe do të thotë ‘Tre Yje’, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë ‘Samsung’, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell, shkruan Kosova Post.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri ‘tre’ me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri ‘tre’ është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme. /Kosova Post

Mbani iPhone apo Android, personaliteti juaj e dëshmon

Përdoruesit e Android-ëve janë më të ndershëm se përdoruesit e iPhone-ëve, thonë psikologët bazuar në një studim të publikuar këtë javë, që është i pari i këtij lloji që merret me gjetjen e ndërlidhjes që ka personaliteti i njeriut me llojin e telefonit që ka.

Periskopi.com Tech & Auto

Katër nga pesë persona të moshës së rritur, në Mbretërinë e Bashkuar,  kanë një smartphone me tregun e ndarë gati 50 me 50 në mes të dy sistemeve operative rivale.

Lidhja e smartphone (telefonave të mençur) me personalitetet tona, sipas psikologëve, del se është mënyrë e të treguarit të tipareve të njerëzve ngase ky trend i bartjes së telefonave të mençur është i kohës dhe matës mjaftë i qëlluar i njerëzimit në këtë kategori. Hulumtuesit kanë studiuar mbi 500 përdorues të këtyre telefonave, duke u dhënë detyrë që të përgjigjen në disa pyetësorë në të cilat kërkohej të dihej më shumë në lidhje me personin dhe qëndrimet e tij ndaj telefonit celular që ka.

Ky hulumtim ka treguar këto rezultate në gjeneral për përdoruesit e dy operatorëve, Android dhe iPhone.

Këto janë rezultatet për përdoruesit e iPhone:

Janë më të rijnë në moshë,

Më shumë ka përdoruese femra,

Telefonin e tyre e shohin si tregues të gjendjes së tyre financiare,

Ndjehen shumë të mbivlerësuar,

Janë më pak të shqetësuar në lidhje me pajisjet që zotërojnë.

Në të kundërt, përdoruesit e Android kanë më shumë gjasa të jenë:

Meshkuj,

Më të vjetër në moshë,

Janë më shumë të sinqertë,

Më të këndshëm,

Kanë më pak gjasa për të thyer rregullat për përfitime personale,

Më pak të interesuar në pasuri dhe status.

Dr. David Ellis nga Universiteti Lancaster, pas publikimit të hulumtimit tha: “Në këtë studim, tregojmë për herë të parë që zgjedhja e një individi për sistemin operativ të telefonit të mençur, mund të sigurojë të dhëna të dobishme kur vjen puna për të parashikuar personalitetin e tyre dhe karakteristika të tjera individuale”.

Në një studim të dytë, psikologët po provojnë të zhvillojnë një program kompjuterik që mund të parashikojë se çfarë lloji të smartphone-ve mund t’i përshtatet personalitetit të secilit njeri që kërkon të gjejë telefonin e tij adekuat.

Heather Shaw nga Universiteti i Lincoln, bashkautorë i hulumtimit, ka thënë se telefonat e mençur janë duke na e bërë gjithnjë e më të qartë se janë duke na shtyrë në një mini-dixhitalizim të mendjes dhe karakterit të secilit njeri. Shaw thotë se njerëzve në shumicë nuk po u pëlqen ky hulumtim, ngase ata përbrenda e dinë që janë bërë të varur nga dixhitalizimi dhe ajo po i bënë të varur në atë masë sa t’u përcaktojë edhe rregullat dhe kohën e jetës. /KosovaPress/

Samsung shet gjitha orët e reja Gear për vetëm katër ditë!

Ka vetëm katër ditë që nga dita kur Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë bërë të gatshme për para-porositje në ueb faqen e Samsung në Britani.

Periskopi.com Tech & Auto

Megjithatë, këto dy pajisje tashmë janë shitur plotësisht edhepse nuk është bërë as një javë që prej kur Samsung ka filluar të marrë kërkesat e para-porosive.

Gjiganti koreano-jugor ka përditësuar faqen e tyre zyrtare në Britani për të lajmëruar konsumatorët e tyre se njësitë e orëve të reja janë rezervuar. Samsung ka bërë të ditur se shkaku pse këto orë nuk janë të gatshme për blerje ka qenë kërkesa e madhe e tyre.

Fillimisht, Samsung kishte inkurajuar konsumatorët e saj të bëjnë para-porosi duke premtuar dëgjuese pa pagesë Level Active për 1,000 blerësit e parë.

Konsumatorët mund të regjistrohen në faqen e kompanisë për t’u njoftuar për kohën kur njësitë e reja të Gear S3 Classic dhe Frontier do të ofrohen sërish.

Të dy modelet e orëve të mençura do të shiten për 349 funta dhe konsumatorët që tashmë kanë bërë porosinë e tyre do të marrin produktet duke filluar nga 11 nëntori.

Edhe një problem tjetër për telefonat Samsung!

Bazuar në një anketë të publikuar nga firma e hulumtimeve IDC thuhet se gjysma e pronarëve të Note 7 me të cilët ka folur kompania, kanë deklaruar se do të zgjedhin iPhone nga Apple, në vend të pajisjeve të Samsung

Periskopi.com Tech & Auto

Lansimi me problem dhe zëvendësimi i Samsung Galaxy Note 7 për shkak të baterive me probleme mund të shtyjë pronarët e kësaj pajisje të ndërrojnë jo vetëm telefonin, por ata mund ta ndërrojnë edhe kompaninë.

Anketa e bërë mund të jetë në kundërshtim me deklaratat e fundit nga drejtori i Sprint, i cili ka bërë të ditur se shumica e klientëve me Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7.

Një tjetër kompani hulumtimi, e njohur si BayStreet ka parashikuar se 70 për qind e pronarëve të Note 7 do të ndërrojnë pajisjen e tyre me një Galaxy S7. Sipas IDC, anketimi është bërë online më 17 dhe 18 tetor, katër ditë pasi Samsung ka deklaruar se do të ndalojë prodhimin e Note 7.

IDC ka shtuar se 17 për qind e pronarëve të Note 7 kanë pohuar se do të zgjedhin një tjetër telefon nga Samsung.

Shumica e të anketuarve kanë deklaruar se Samsung do t’i mbijetojë zëvendësimit të Note 7.