San Francisko shpall shoqatën pro-armëve organizatë terroriste

Periskopi.com Lajme

Shoqata Kombëtare e Pushkëve është shpallur organizatë terroriste kombëtare. Vendimi është marrë me votë unanime nga Bordi i Mbikëqyrësve në San Francisko , një organ legjislativ i qytetit kalifornian. Rezoluta u paraqit nga politikania lokale Catherine Stefani më 30 korrik.

Arsyet e vendimit-propozimi i paraqitur nga Stefani pasoi të shtënat e 29 korrikut të këtij viti në Kaliforni që çuan në vdekjen e katër personave dhe plagosjen  e  dymbëdhjetë të tjerëve.

“NRA bën propagandë në favor të armëve dhe  vendos armë në duart e njerëzve. Askush më shumë se ata nuk i ushqen të shtënat ”, shpjegoi ligjvënësja.

Rezoluta nuk do të ketë efekt praktik , por paraqet një ndryshim në vizionin që qytetarët amerikanë kanë për armët e zjarrit.

Përgjigja e NRA dhe zëdhënësja e grupit në favor të armëve të zjarrit, Amy Hunter, ka reaguar ashpër pas këtij vendimi.

“Kjo është një përpjekje e pështirë për të gjetur një fajtor për epideminë e dhunës që ka mbërthyer kombin tonë. Është një sulm i pamatur ndaj një organizate që respekton ligjin”.

NRA, përmes profilit të saj në Twitter, shtoi gjithashtu se “San Francisko duhet të turpërohet “, duke i ftuar anëtarët t’i mbështesin ata me hashtagun #IAmTheNRA.

Të dhëna për të shtënat-

Vetëm në gusht , 53 njerëz u vranë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara: 22 prej tyre në masakrën e El Paso (Texas), 9 në Dejton (Ohio) dhe 7 pranë Odessa (Texas).

San Francisko në përpjekje të pengojë vetëvrasjet te “Ura e Artë”

Periskopi.com Lajme

Ura “Golden Gate” në San Francisko është një ndër pikat turistike më të njohura të qytetit. Disa madje e kanë quajtur një ndër “Shtatë Mrekullitë e Botës Moderne”.

Por për disa ajo është porta e fundit drejt vdekjes. Gjatë viteve mijëra vetë janë hedhur nga parmakët e urës në vetëvrasje. Por siç njofton Zëri i Amerikës, së shpejti do të jetë në funksionim një masë parandaluese.

Ura e Artë me gjatësi afro tre kilometra, ka ngacmuar prej kohësh mendimet e atyre që donin të kryenin vetëvrasje.

Që pas hapjes së urës në maj 1937, mijëra vetë janë hedhur prej saj.

Vitin e kaluar mbi 240 vetë u përpoqën të hidhen, por shumica nuk arritën. Vetëm 33 prej tyre u hodhën nga parmakët e urës drejt vdekjes.

“Po, kam dëgjuar se kryhen shumë vetëvrasje nga kjo urë,” thotë vizitori Josh Cuevas.
“Nuk e dija deri kur më tregoi shoku. Me sa shoh, e kanë rrethuar me gardh parmakun. Ma merr mendja për këtë arsye e kanë bërë,” thotë vizitorja Mai Habib.

Agjencia që menaxhon urën ka filluar ndërtimin e një rrjete për të pritur ata që hidhen.
“Do të jetë rreth 6 metra poshtë trotuarit nga të dyja anët e urës, po ashtu do të jetë rreth gjashtë metra e gjerë që të mos lejojë të bien në ujë njerëzit që hidhen”, thotë Paolo Cosulich-Schwartz i Agjencisë Menaxhuese të Urës së Artë.

Disa njerëz mendojnë se nuk është e nevojshme të shpenzohen gjithë këto fonde për të shpëtuar njerëz që nuk duan të jetojnë më. Të tjerët shqetësohen se rrjeta mund të prishë pamjen madhështore të urës.

Por, pas një debati 10 vjeçar dhe me ndërgjegjësimin më të madh të publikut për problemet e shëndetit mendor, projekti po merr formë.

“Rrjeta e sigurisë është projektuar për të mos dëmtuar pamjen e urës,” thotë zoti Cosulich-Schwartz.

Rrjeta do të jetë poshtë urës, pra kur makinat kalojnë mbi urë, apo kur njerëzit ecin në trotuarin e urës, nuk e shohin dot. Kabllot që mbajnë rrjetën do të jenë ngjyrë portokalli për t’iu përshtatur ngjyrës së urës. Rrjeta do të jetë ngjyrë gri për t’i përngjarë ngjyrës së ujit të oqeanit.

Rrjeta do të kushtojë rreth 211 milionë dollarë dhe vendosja e saj do të përfundojë pas afro tre vjetësh.

Problemi kryesor do të jenë mjegulla e dendur dhe erërat e forta.

“Tani mund të shihni punëtorët që po instalojnë platformën e punimeve. Me këtë platformë do të lëvizin punëtorët që do të zbresin poshtë urës dhe do të punojnë nën urë dhe në anët e urës. Së pari, do të instalojmë hallkat e çelikut dhe tubat që do të mbajnë rrjetën dhe më pas vendoset rrjeta,” shpjegon zoti Cosulich-Schwartz.

Telefona specialë që lidhen 24 orë në ditë me linjat telefonike të krizave kanë qenë instaluar prej kohësh në qoshet e urës për të ndihmuar personat që po kalojnë momente të vështira. Pra individë që gjenden në momente të trazuara mund të vijnë tek ura dhe të flasin me dikë që i ngushëllon dhe të heqin dorë nga planet për vetëvrasje.

Por me vendosjen e rrjetës, besohet se do të shpëtohen edhe më shumë jetë.

Transeksuali vetëvritet, trupin e pajetë nuk e pranon familja, aktivizohet komuniteti LGBT

Periskopi.com Lajme

As të vdekur nuk mundën dot të pranonin që familjari i tyre ishte transeksual. Historia e studentit 22-vjeçar Dainey Grey nga San Francisko në SHBA ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Ai vrau veten para tre javësh, por thirrjeve të autoriteteve për tërheqjen e trupit të pajetë, familja nuk iu përgjigj.

Trupi i tij i pajetë qëndroi në morg derisa historia u bë e njohur dhe në rrjetet sociale nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të siguruar paratë që nevojiten për funeralin dinjitoz të studentit.

Fushata nisi nga përfaqësues të organizatave LGBT në San Francisko ndërkohë nismës iu bashkuan edhe studentë nga ky vend. Në vetëm tre ditë, u mblodhën nga donacionet 24 mijë dollarë.

Paratë që teprojnë pas funeralit do shkojnë për organizatat që punojnë për të rritur sensibilizimin kundër vetëvrasjeve, sidomos te komuniteti LGBT,

Vetëvrasja e studentit 22-vjeçar surprizoi miqtë e tij. Edhe pse së fundi Grey ishte shfaqur i mbyllur në vetvete, ata nuk e mendonin se ai do shkonte deri në këtë akt fatal./a.m./noa.al/