Sot mbaron afati për dekretimin e Lleshit, Hipokrizia e Ilir Metës: Ka kohë

Periskopi.com Lajme

Sot është afati i fundit ligjor që Presidenti Ilir Meta ka në dispozicion për të dhënë verdiktin e tij në lidhje me propozimin për herë të dytë të kandidaturës së Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Me përfundimin e fjalës së tij në parlament, ku u mbajt një ceremoni për Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, gazetarët i kanë kërkuar një koment Kreut të Shtetit, nëse e ka marrë tashmë verdiktin për të dekretuar apo jo Lleshin.

Përgjigja e Metës ka qenë e shkurtër.

“Kemi kohë deri në darkë kur të komunikoj me gazetarin Arjan Çani. Tani po shkoj në zyrë”,-tha Presidenti.

Presidenti Ilir Meta e ka refuzuar një herë firmosjen e dekretit për kandidaturën e Lleshit, një akt që nuk ka patur precedentë të mëparshëm dhe që çoi në një kurs përplasje Presidentin em kryeministrin Rama.

Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte shkelur kushtetutën, por siç rezultoi më vonë, e vërteta qëndronte ndryshe, pasi Sandër Lleshi ishte ende një ushtarak aktiv, një post që sipas Kushtetutës së vendit nuk e lejon personin që e mban të kandidojë për Ministër.

Me tejkalimin e afateve ligjore, Kryeministri Rama takoi Presidentin dhe vendosi ta risjellë për herë të dytë kandidaturën e Sandër Lleshit, përfshi këtu dhe një akt tjetër për heqjen e petkut të ushtarakut të Lleshit, një dekret i cili po ashtu u soll në tryezën e Kreut të Shtetit. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të veprojë Presidenti i Shqipërisë, ndërsa afati fundor mbetet mbrëmja e kësaj të premteje./

Meta s’jep asnjë argument pse nuk dekretoi Lleshin, veç thotë: O amatorë, lexoni Kushtetutën

Periskopi.com Lajme

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me mos dekratimin e Gjaneral SadNër Lleshi si ministër të Brendshëm

Në një deklarate për mediat ai sugjeroi të gjithë ata që kanë të tjera mendime për këtë çështje, që të lexojnë Kushtetutën dhe të njohin kompetencat e Presidentit.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo.

Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit.

“Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim sepse në Kushtetutë nuk thuhet se presidenti mund të kthejë një propozim.

A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër sepse edhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë.

Më lini të bëj detyrën time me përgjegjësi të plotë. Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti’ tha Meta. (TemA)

 

Rama e ridërgon emrin e Lleshit në Presidencë për dekretim

Periskopi.com Lajme

Refuzimi i presidentit Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, ka krijuar përsëri një “mollë sherri”, jo vetëm mes opozitës dhe qeverisë, por dhe mes presidentit e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Real Story”, kryeministri është shprehur se nesër do të ridërgojë dekretin e Lleshit përsëri në Presidencë dhe më pas do të pres dhe 7 ditë të tjera. Ai theksoi se do e shoqërojë dhe me një relacion bindës.

Ndërsa, përsa i përketë letrës së refuzimit të dekretimit, Rama shprehet se Meta nuk i është referuar Kushtetutës, por vetëm ka thënë se nuk ka bindjen se Sandër Lleshi mund të drejtojë ministrinë e Brendshme.

Shefi i qeverisë tha se pas 7 ditëve, vendimin e Presidenteti do e dergojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe ku kjo e fundit të krijohet, do të marrë një vendim përfundimtar për qëndrimin e Metës në lidhje me dekretimin e Lleshit

“Letra e Presidentit nuk ka pasur asnje reference Kushtetuese, por vetem ka deklaruar se nuk kam bindjen per Sander Lleshin.

Neser do ti dergojme Presidentit dekretin Sander Lleshin me nje relacion shterues qe te krijoi bindjen. Neser dorezojme dekretim per Lleshin. Do presim 7 dite. Presidenti do bindet, sepse nese nuk ka asnje axhende personale, nuk ka asnje motiv qe ta refuzoi dekretin.

Deri te shtunen, kur beri kete ekstravagance Kushtetuese, ka qene nje President korrekt. Nuk e kemi votuar qe te jete nje kukull e PS.”

“Te henen do ta cojme ne Gjykaten Kushtetuese, pas disa muajve, kur ajo te krijojet Gjykate do marr vendimin e saj per te sqaruar Presidentet e ardhshem.”