U rikthye te Bayerni me bujë, largohet drejt Kinës pa lënë gjurmë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Bayernit, Sandro Wagner ka kompletuar kalimin e tij tek klubi kinez, Tianjin TEDA.

31-vjeçari ka kërkuar shkëputje të kontratës me klubin gjerman, Bayern. Me gjasë se nuk ka pasur hapësirë të duhur në ekipin bavarez, shkruan Periskopi.

Image result for Sandro Wagner

“Sandro erdhi tek unë dhe kërkoi që të shkëpusim kontratën. Ai morri një ofertë shumë të mire nga Kina dhe ne e zbatuam kërkesën e tij,” – deklaroi drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Ne veçanërisht e falënderojmë Sandron për kohën që kaluam bashkë dhe i dëshirojmë atij një të ardhme sa më të sukseshme tek klubi i tij i ri,” përfundoi Salihamidzic.

Sandro Wagner me Bayernin këtë sezon u paraqit vetëm në 7 ndeshje të Bundesligës ku nuk arriti të realizojë ndonjë gol./Periskopi/