Klopp i rri gati Sanes, e pranon se hyri në lojë me njërën këmbë të ‘vdekur’

Periskopi.com Sporti

Timonieri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka minimizuar frikën e lëndimeve mbi Sadio Mane, transmeton Periskopi.

Sulmuesi i Reds u fotografua me akull në këmbën e tij të djathtë pasi u zëvendësua në minutën e 60-të të mbrëmë ndaj Ajax në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Klopp konfirmoi se Mane kishte ‘një këmbë të vdekur në Amsterdam’.
“Eshtë ende e dhimbshme, por nuk është problem. Kur nuk luan ai e vendos akullin mbi të. ”

Vlenë të theksohet se, treshja sulmuese, Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah u zëvendësua nga Diogo Jota, Takumi Minamino dhe Xherdan Shaqiri.

Duke shpjeguar zëvendësimin e trefishtë, Klopp tha: “Menaxhimi i lojës është një gjë, gjëja tjetër është të përdorësh fuqinë e të tjerëve.

“Ata ishin më të freskët, ishin më të vështirë për të punuar. Ashtë një turp që Diogo nuk shënoi, Shaq ishte i gjallë, i pabesueshëm dhe Takumi është një makinë, ai është kudo.

Një autogol i minutës së 35-të Nicolas Tagliafico siguroi që Liverpool të nisë fushatën e tyre të Ligës së Kampionëve 2020/21 me një fitore./Periskopi

Sane i buzëqeshur në stërvitjen e parë me Bayernin

Periskopi.com Sporti

Leroy Sane ka nisur stërvitjet te Bayern Munich.

Sane, bashkë me qendërmbrojtësin, Niklas Sule, nisën përgatitjet për sezonin e ri.

Ata ishin të vetmit që sot zbritën në qendrën stërvitore të Bayern Munich.

Në fakt, Sule po përgatitet për Champions Leaguen në gusht, kurse Sane s’ka të drejtë të luajë.

Sane u transferua te Bayerni nga Manchester City në ditët e para të korrikut.

24-vjeçari ka vendosur emrin e tij në një kontratë pesë-vjeçare deri më 30 qershor të 2025.

Shifra e transferimit të lojtarit nuk është bërë publike, por thuhet se Bayernit i ka kushtuar rreth 50 milionë euro.

City sërish në epërsi, Sane shënon gol fantastik (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Leroy Sane ka çuar në festë ‘Etihad’, shtatë minuta pasi Liverpool shënoi golin e barazimit.

Pas një pasimi të Sterling, Leroy Sane goditi bukur për ta mposhtur portierin Alisson.

Ky është goli. /Periskopi

Sane tregon arsyen se pse nuk ishte ftuar nga Gjermania

Periskopi.com Sporti

Leroy Sane ka thënë se trajneri i Gjermanisë i ka dhënë arsye të pranueshme për mos ftesën në Kampionatin Botëror.

Të gjihë ishin shokuar me listën e lojtarëve të ftuar për Botërorin Rusia 2018, në të cilën mungonte anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane që e kishte mbyllur stinorin si kampion i Premierligës me 10 gola dhe 15 asistime, përsëri nuk gjeti vend në skuadrën e Lowit.

“Unë kam biseduar me Lowin për këtë. Sigurisht që e kam pranuar vendimin e tij”, ka thënë Sane.

“Ai më ka dhënë arsye të mira përse ka vendosur ashtu”.