Trajneri i Feronikelit pas fitores sensacionale: Lojtarët dolën nga vetja

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-1 kundër Santa Colomas në finalen e parakualifikimeve për në Champions League, të premten mbrëma.

“Nikli” luajti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 50-të pas përjashtimit të Yll Hoxhës, por arriti të përmbys rezultatin falë shënimeve nga Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha.

“Pas atij kartoni të kuq u transformuam në një skuadër tjetër, i uroj futbollistët. Dhanë gjithçka, dhe në fund u shpërblyem me fitore,” tha Ramadani.

“Duke besuar në kualitetin tonë, ishim të bindur të gjithë se mund ta fitonim ndeshjen.

“Kjo fitore na rrit vetëbesimin, kundërshtari ishte i mirë, e dinte çfarë donte. Edhe një herë i uroj futbollistët, me të vërtetë dolën nga vetëvetja, pasi të jesh me 10 lojtarë në fushë dhe ta përmbysësh rezultatin është fantastike.” /Periskopi.com/

Feronikeli i tregon Prishtinës si luhet futbolli – me dhjetë lojtarë në fushë përmbys rezultatin dhe fiton

Periskopi.com Sporti

Feronikeli ka arritur të bëjë rikthim sensacional kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma në kuadër të finales së parakualifikimeve për në Champions League.

Në kontrast nga Prishtina, e cila tregoi paraqitje katastrofale mbrëmë në parakualifikimet për në Europa League kundër Lincoln Red Imps, “Nikli” tregoi fytyrën e vërtetë të kampionit duke përmbysur rezultatin me dhjetë lojtarë në fushë, shkruan Periskopi.

Në minutën e 49-të, djelmoshat e Zekirija Ramadanit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Yll Hoxhës, derisa vetëm tre minuta më vonë Sosa i kaloi mysafirët në epërsi.

Mirëpo, falë vendosmërisë së madhe, skuadra nga Drenasi fillimisht barazoi me anë të një goli fantastik nga Mevlan Zeka, para se Kastriot Rexha të shënonte golin e fitores me kokë në minutën e 87-të. /Periskopi.com/

Goool, Feronikeli shënon në momentin më të mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Kastriot Rexha ka shënuar atë që me shumë gjasë do të jetë goli i fitores për Feronikelin në ndeshjen finale parakualifikuese për në Champions League në minutën e 87-të kundër Santa Colomas.

Kujtojmë se “Nukli” nga minuta e 50-të po luan me një lojtar në pak në fushë, derisa gjatë kësaj kohe ka arritur të shënojë dy herë.

Me rezultatin 1-1, Rexha pranoi një krosim precizë në zonë, të cilin e drejtoi në rrjetë pas kontaktin me portierin nga afërsia.

“Nikli” shumë afër fitores. /Periskopi.com/

 

Feronikeli tregon dhëmbët – Mevlan Zeka bombardon portën e Santa Colomas

Periskopi.com Sporti

Feronikeli, me dhjetë lojtarë në fushë, ka barazuar rezultatin kundër Santa Colomas në kuadër të finales së parakualifikimeve për në Champions League.

Vetëm pak momente zgjati epërsia e skuadrës nga Andorra në “Fadil Vokrri”, pasi “Nikli” barazoi menjëherë, shkruan Periskopi.

Një krosim preciz në zonë gjeti për mrekulli Mevlan Zekën, i cili e nguliti topin në portën kundërshtare nga afërsia.

 

Pas shënimit, Zeka dhe e tërë skuadra treguan klasin e tyre, duke zbuluar fanellën e të ndjerit, ish-lojtarit të skuadrës, Kujtim Shabani i cili vdiq nga një sulm në zemër. /Periskopi.com/

Të panjohurit nga Andorra i shënojnë eurogol Feronikelit – kosovarët buzë eleminimit

Periskopi.com Sporti

Feronikeli është në disavantazh 1-0 kundër Santa Colomas në “Fadil Vokrri”, në përballjen e cila po luhet në kuadër të finales së parakualifikimeve për në Champions League.

Gjërat shkuan si mos më keq për “Niklin” në pjesën e dytë, kur në minutën e 49-të Yll Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja, shkruan Periskopi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, djelmoshat e Zekirija Ramadanit pësuan një eurogol nga distanca në minutën e 52-të, pasi goditja e Sosas nga distanca përfundoi në portë.

Me një disavantazh prej 1-0 dhe një lojtar më pak në fushë, e drejtë të themi se gjasat janë të vogla për kosovarët. /Periskopi.com/

Feronikeli e mbyll pa gola pjesën e parë kundër të panjohurve nga Andorra

Periskopi.com Sporti

Feronikeli e ka mbyllur pa gola, 0-0, pjesën e parë të finales parakualifikuese për në Champions League kundër skuadrës pak të njohur nga Andorra, Santa Coloma.

Ishin dëshmitarë të një intervali paksa më interesant se horrori që pamë mbrëmë mes Prishtinës dhe St Joseph’s, shkruan Periskopi.

Kampioni i Kosovës dominoi dukshëm, derisa rrezikoi portën e kundërshtarit disa herë por pak fati e pak mungesa e saktësisë ndikuan që rezultati të mbetet i njejtë.

Shpresojmë në fitore të skuadrës nga Drenasi në pjesën e dytë. /Periskopi.com/

Publikohen formacionet startuese nga ndeshja mes Feronikelit dhe skuadrës së panjohur nga Andorra

Periskopi.com Sporti

Janë bërë publike formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Santa Colomas.

Skuadra e Feronikelit në këtë ndeshje hyn me një rreshtim 4-1-3-2, ku faza sulmuese pritet të udhëhiqet nga Kastriot Rexha dhe Mevlan Zeka .Ndërsa, kundërshtari i Niklit, Santa Coloma luan me formacionin 4-4-2, transmeton Periskopi.

Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve dhe ky është një rast shumë i mirë për kampionin kosovar për të arritur një gjë të tillë. Ndeshja fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Image

Nga Zelanda në Kosovë për të shënuar golin e fitores, Feronikeli mëson kundërshtarin e ardhshëm nëse fiton sonte

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Feronikelit do të zbresë sonte në fushë në përballjen e Champions League, gjysmëfinalja e turit paraeliminator, ndaj Lincoln Red Imps (kampioni i Gjibraltarit).

Ndeshja do të luhet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku sapo ka përfunduar gjysmëfinalja e parë, ajo mes Tre Penne, fituesit e kampionatit në San Marino dhe Santa Coloma, kampionët e Andorrës, transmeton Periskopi.

Këta të fundit shënuan një gol në pjesën e dytë që vleu kualifikimin në finale, aty ku do të presin fituesin e çiftit Feronikeli-Lincoln Red, me ekipin kosovar favoritin për të kaluar më tej.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Javier Lopez Iglesias në minutën e 76-të. Futbollisti u transferua këtë verë me parametra zero nga kampionati i Zelandës së Re, ndërsa më parë ka luajtur në ligën e tretë spanjolle. /Periskopi.com/