Tag: Santiago Canizares

Befason bashkëlojtari: Reyes nuk ishte hero, ai meritonte dënim
Legjenda e Spanjës, Santiago Canizares, thotë se Jose Antonio Reyes “nuk e meriton të cilësohet si një hero”.
Ish-ylli i Arsenalit tragjikisht vdiq të shtunën në një aksident trafiku jashtë Sevillës në Spanjë. Ai vdiq në moshën 35-vjeçare.
Canizares, që ka luajtur me Reyesin për Spanjën, kritikoi Reyesin për shpejtësi të madhe.
“Ngasja në shpejtësi të madhe është sjellje e dënueshme. Në aksident ka pasur edhe viktima tjera pos shoferit. Reyes nuk e meriton të kujtohet si një hero. Por nuk do të thotë që nuk më vjen keq dhe lutem për shpirtrat e tyre”, ka shkruar Canizares në Twitter.
Ish-portieri i Valencias e Realit, më pas shtoi se Reyes e meriton të kujtohet për karrierën e tij dhe se ndoshta nuk është kuptuar mirë me postimet e tij.
“Kam lexuar shumë qëndrime dhe i respektoj të gjithë, sidomos ku fyhem e shahem. Mendoj thjesht se duhet të dënohet sjellja e moskokëçarjes dhe kërkoj nga njerëzit të mendojnë për gabimet që bëjmë. Besoj se kjo është në përputhje të plotë me dhimbjen”, ka shtuar ai.
Edhe kushëriri i Reyesit, Jonathan 23-vjeçar, vdiq në aksident, ndërsa i treti, Juan Manuel Calderon, kishte arritur të dilte nga vetura dhe ishte dërguar në spital me djegie serioze.
Varrimi i Reyesit do të bëhet të hënën në qytetin e lindjes në Utera.