Kushtoni vëmendjen dy përbërësve tek sapunët antibakterialë

Periskopi.com Shëndeti

Nga frika e infeksionit njerëzit kanë filluar të përdorin gjithfarë mjetesh për dezinfektim të duarve, mirëpo do të duhej të mendoni dy herë se me çfarë i dezinfektoni duart.

Është e kuptueshme që njerëzit tani po përpiqen të veprojnë kundër baktereve, por është konstatuar që mjete të caktuara antibakteriale dhe antifungale, të cilat shtohen në disa produkte mund të kenë efekte të dëmshme në sistemin tonë imunitar, transmeton Telegrafi.

Kushtoni kujdes triklosanit dhe triklokarbanit në etiketat para se të blini mjete antibakteriale për duar, thotë dr. Diana Gall.

Bashkimet e fuqishme kimike mund të eliminojnë nga lëkura bakteret e dobishme të cilat jetojnë në lëkurë dhe të cilat do të mbronin trupin tonë dhe do të bënin rrjetën e rëndësishme të sigurisë së imunitetit tonë – shpjegon mjekja.

Triklosani dhe triklokarbani zakonisht mund të gjenden në produkte të konsumit të gjerë siç janë sapunët, detergjentet dhe pastat e dhëmbëve.

Rreziku ka përfshirë zhvillimin potencial të baktereve të cilat janë rezistuese ndaj antibiotikëve, ndryshimin në raportet e hormoneve dhe dobësimin e sistemit imunitar.

– Gjatë pandemisë duhet patjetër të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mbrojmë sistemin tonë imunitar – këshillon dr.Gall dhe shton që më së miri është të shmangen mjetet me këta dy përbërës.

Vendosni sapunin nën çarçaf para gjumit, efekti është mahnitës

Periskopi.com Shëndeti

Edhe pse kjo zgjidhje është një mister mjekësor, shumë pohojnë se në këtë mënyrë eliminohet ndjenja e pakëndshme gjatë gjumit.

Sindroma e këmbëve jo të qeta është një çrregullim neurologjik që na detyron të lëvizim ndërsa flemë.

Simptomat themelore të RLS janë nevoja e madhe për të lëvizur këmbët për shkak të një ndjenje të pakëndshme ose të dhimbshme në këmbët tuaja. Përveç kësaj, ka dhimbje barku, ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe kruajtje.

Edhe pse kjo situatë nuk është shumë e dhimbshme, mund të jetë shumë zhgënjyese për ju dhe partnerin në shtrat.

Pasi që sindroma e këmbëve të shqetësuara shkaktohet nga acidifikimi i muskujve, është e nevojshme të mposhtni acidin. Edhe pse mund të duket e çuditshme në fillim, sapuni gjithashtu mund t’ju ndihmojë.

Vendosni një copë sapuni nën çarçaf, afër këmbëve. Efekti do të jetë i dukshëm brenda një ore, ndërsa do të keni efekt afatgjatë nëse e bëni atë çdo ditë.

Nëse jeni duke pyetur veten se si është e mundur që kjo të funksionojë, dijeni që edhe ekspertët nuk kanë përgjigjen e saktë, por supozojnë se ajo ka lidhje me  sapunët, pasi derisa janë të freskët, ata lëshojnë disa nga jonet që kanë një efekt të dobishëm dhe relaksues në këmbët tona.