Gruaja e Casillas në gjendje të rëndë shëndetësore, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në luftën e saj kundër kancerit

Periskopi.com Sporti

E dashura e Ilker Casillas, Sara Karbonero, e cila është gazetare sportive është shtrirë në një spital vetëm dy ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 37’të, përcjell Periskopi.

Problemet shëndëtësor u shfaqen të mërkurën, dhe asaj iu desh t’i pezullonte angazhimet e profesionale.

Sara është operuar në një siptal privat, që njihet së është më i miri na Spanjë.

Bashkëshortja e Casillas, ka njoftuar në maj të vitit 2019, se ishte operuar nga një kancer të vezoreve. Mjekët e zbuluan tumorin malinj në mitrën e saj, menjëherë pas sulmit në zemër, i cili solli një fund të parakohshëm të karrierës së burrit të saj.

Gruaja e Casillasit poston foto nga pushimet, e dhimbshme se çka i ka bërë kanceri

Periskopi.com Sporti

Sara Carbonero, gruaja e portierit legjendarë të Realit të Madridit, Iker Casillas, nuk po kalon aspak momente të mira së fundmi.

Ajo është duke u përballur me kancer, më saktësisht me tumor në vezore, lajm ky që kishte ardhur vetëm pak ditë pasi Casillas kishte pësuar sulm në zemër.

Përkundër kësaj, gazetarja nuk e ka humbur optimizmin e saj të zakonshëm dhe, ndërsa shijon disa ditë qetësi në qytetin e saj të lindjes, ajo ka publikuar një fotografi me bikini në rrjetet e saj sociale në të cilën shfaq figurën e saj mbresëlënëse.

Sidoqoftë, pamja ka shqetësuar disa prej ndjekësve të saj të cilët janë shqetësuar me gjendjen e saj.

Ajo ka humbur shumë peshë, ashtu edhe siç mund të shihet nëpërmjet këtyre fotografive.

Ndryshe, burri i saj, Iker Casillas ka filluar prapë punën me ekipin e tij Porton, derisa të rikuperohet plotësisht.