Kurti: Do të filloj bisedimet me Sarajevën për heqjen e vizave

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha se ndërsa Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njëjtën mënyrë si Serbinë.

“Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën,” tha Kurti, raporton N1 TV me qendër në Sarajevë.

Kurti ka paralajmëruar negociata për heqjen e vizave për qytetarët e BeH. Ai tha se menjëherë do të fillojë bisedimet me Sarajevën për heqjen e vizave, për të cilën tha se prek qytetarët dhe jo politikanët.

“Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët, për të cilët duhet të kujdesen këta politikanë, ata vuajnë më së shumti. Prishtina dhe Sarajeva do të krijojnë një urë të re, e cila deri më tani nuk ka qenë, sepse mendoj se edhe boshnjakët në Kosovë, por edhe shqiptarët në Bosnje, ne jemi pjesë e një rajoni,” tha Kurti, duke shtuar se do të kërkojë që të zgjidhë këtë problem.

Ky është autori i masakrës së sotme në Zagreb (Foto)

Periskopi.com Lajme

Mediat kroate kanë publikuar fotografinë e autorit të masakrës së sotme në Zagreb, e cila është më e rënda në Kroaci që pas pavarësisë si shtet. ]

Emri i tij është Igor Nadj, 36 vjeç, taksist nga Vukovari, i cili gjithashtu kreu vetëvrasje disa orë më pas ,shkruan Jutrarnji.hr.

Viktima të kësaj vrasje makabre janë tre gra, dy burra dhe një fëmijë i moshës 10 vjeç.

Deri tani motivet janë ende të pa konfirmuara, por dyshohet se gjithçka është e lidhur me xhelozinë, në të cilën përfshihet edhe e dashura e autorit, Maya dhe foshnja e saj dy muajshe, e cila është e mbijetuara e vetme e masakrës.

Siç shkruajnë mediat kroate, autori i vrasjeve ka qenë gjithmonë nën vëzhgim nga autoritetet e drejtësisë.

 

​Haliti në Sarajevë vëri në pah mesazhet urryese të Daçiqit dhe komentet raciste të Brnabiqit

Periskopi.com Lajme

Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, në përbërje të të cilit janë edhe: Abdullah Hoti, Glauk Konjufca dhe Ismail Kurteshi, mori pjesë sot në punimet e Sesionit të Gjashtë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP E SEECP/PBEJL-së), me temën: “Lidhje më e mirë për një jetë më të mirë – si të arrihet një ndryshim i madh në procesin e bashkëpunimit rajonal”, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Në emët të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh është edhe Kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi nënkryetari Xhavit Haliti.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në këtë session, nënkryetari Xhavit Haliti theksoi domosdoshmërinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel bilateral, njofton Klan Kosova.

Duke venë në pah pengesat e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe masave të vendosura nga Bonjë e Hercegovina për qytetarët e Kosovës, mesazhet e urrejtjes së ministrit serb Daciq dhe komentet raciste të kryeministres Bërnabiq, si dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një stabilitet afatgjatë politik e ekonomik dhe parakusht që të dy shoqëritë të avancojnë drejt Bashkimit Evropian, nënkryetari Haliti ritheksoi rëndësinë e këtij procesi dhe zotimin e shtetit të Kosovës për dialog, arritjen e marrëveshjes dhe njohjen reciproke.

Sa i përket marrjes nga ana e Kosovës të kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, nga Bosnjë e Hercegovina, nga korriku 2019/2020, nënkryetari Haliti, theksoi:

“Ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin rajonal dhe SEECP është një platformë e shkëlqyeshme për të përmirësuar gradualisht mënyrën e jetesës së qytetarëve tanë. Ne duhet të përkrahim edhe nisma të reja, organizata joqeveritare, shoqërinë civile në përgjithësi dhe të gjithë akterët tjerë, që të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin. Por fillimisht, neve na takon të udhëheqim këtë proces. Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësinë e vet dhe të marrë veprimet e duhura. Ne jemi krenarë që kemi arritur të jemi pjesë shumë më rëndësi e rajonit. Ne sot jemi jo vetëm konsumues të sigurisë, por edhe eksportues të saj, ku përmes FSK-së, kemi kontribuar në misione të ndryshme të NATO-s. Por këto janë të ditura dhe nuk do të thellohem shumë”.

Sesioni Plenar u parapri nga takimet e komisioneve të përgjithsme dhe Komisionit të përhershëm qendror, të cilat u mbajtën dje në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë takimeve të punës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës u përfaqësua nga deputetët anëtarë: Glauk Konjufca, Komisioni i përgjithshën për drejtësi, çështje të brendshme dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë, Avdullah Hoti, Komisioni i përgjithshëm për ekonomi, infrastrukturë dhe energji dhe Ismajl Kurteshi, Komisioni i përgjithshëm për zhvillim social, arsim, kërkim dhe shkencë.

Dje në takimet e komisioneve punuese, u vendos që Kosova të udhëheq edhe Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, në përiudhën 2019-2020, ndërsa Bullgaria do të udhëheq me Komisionin e Përgjithsëm për Zhvillim Social, Arsim, kërkime shkencore dhe shkencë.

Kurse sot gjatë senaces së Sesionit Plenar, Turqia ka vendosur që të kryesojë me Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bazhkëpunim për Sigurinë.

Gjatë kryesimit të saj një vjeçar (2019/2020) Kosova do të udhëheq edhe takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror dhe Sesionin Plenar (takimin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve pjesemarrëse të SEECP).

Sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropëës Juglindore, i kryesuar nga Bosnjë e Hercegovina, nuk arriti të miratojë dokumentin kryesor – Deklaratën e përbashkët përfundimatre, sepse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën konsensus për amandamentet që lidheshin me lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit, si një forcë shtytëse e rritjes ekonomike dhe integrimit në një treg më të gjerë evropian, me rëndësi të veçantë të zbatimit të plotë të rregullave dhe procedurave të CEFTA midis të gjithë pjesëmarrësve të kësaj marrëveshjeje.

Delegacioni i Kuvendit propozoi plotësimin e amandamentit të propozuar nga delegacioni serb: “Të gjitha palët duhet t’i respektojnë apo mbeshtesin plotësisht parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të pajtohen me marrëveshjet ekzistuese rajonale dhe dypalëshe. Për të ndodhur një gjë e tillë, pjesëmarrësit e SEECP-së zotohen që t’i njonin të gjitha autoritetet zyrtare respektive të vendeve të origjinës së produkteve”.

Delegacionet e Kosoves dhe Serbisë nuk u pajtuan me propozimet reciproke, duke paraqitur argumente pro dhe kundër.

Ky amandament tejkaloi agjendën e paraparë, duke hapur një debat të gjatë në mes delgacionit te Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit nga Parlamenti i Serbisë.

Sipas rregullores së punës së AP të SEECP-së, vendimet merren me konsensus.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë sesion janë edhe delegacionet nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

SEECP është një proces rajonal i themeluar në Sofje më 1996 me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin dhe sigurinë, marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në dimensionin njerëzor, drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër terrorizmit.

Asambleja Parlamentare e SEECP-së ka një rol të rëndësishëm, pasi që është një organizatë, ambicia e të cilës është të bëhet organizatë udhëheqëse parlamentare në rajon dhe që përfaqëson platformën më të përshtatshme për të përballuar sfidat e Evropës Juglindore.

Kosova merr pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP/PBEJL-së, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.

Gjatë Samitit të Brdo, mbajtur me 14 prill 2018, u vendos që Kosova të marrë Presidencën dhe të kryesojë me SEECP në të gjitha nivelet.​

 

Kosova e Serbia përplasen në Sarajevë, shkak liria e lëvizjes së mallrave

Periskopi.com Lajme

Për shkak të mospajtimit mes Kosovës dhe Serbisë rreth amendamenteve që lidheshin me lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit, ka dështuar të miratohet ‘Deklarata e përbashkët përfundimtare Sesionin e gjashtë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore’, në Sarajevë.

Sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i kryesuar nga Bosnjë e Hercegovina, nuk arriti të miratojë dokumentin kryesor – Deklaratën e përbashkët përfundimtare, sepse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën konsensus për amendamentet që lidheshin me lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit, si një forcë shtytëse e rritjes ekonomike dhe integrimit në një treg më të gjerë evropian, me rëndësi të veçantë të zbatimit të plotë të rregullave dhe procedurave të CEFTA midis të gjithë pjesëmarrësve të kësaj marrëveshjeje, transmeton Koha.net.

Delegacioni i Kuvendit propozoi plotësimin e amandamentit të propozuar nga delegacioni serb.

“Të gjitha palët duhet t’i respektojnë apo mbështesin plotësisht parimet e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të pajtohen me marrëveshjet ekzistuese rajonale dhe dypalëshe. Për të ndodhur një gjë e tillë, pjesëmarrësit e SEECP-së zotohen që t’i njohin të gjitha autoritetet zyrtare respektive të vendeve të origjinës së produkteve”.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk u pajtuan me propozimet reciproke, duke paraqitur argumente pro dhe kundër.

Ky amandament tejkaloi agjendën e paraparë, duke hapur një debat të gjatë në mes delgacionit te Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit nga Parlamenti i Serbisë.

Sipas rregullores së punës së AP të SEECP-së, vendimet merren me konsensus.

Kosova në Sarajevë u përfaqësua nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, në përbërje të të cilit janë Abdullah Hoti, Glauk Konjufca dhe Ismail Kurteshi.

Tema e sesionit ishte “Lidhje më e mirë për një jetë më të mirë – si të arrihet një ndryshim i madh në procesin e bashkëpunimit rajonal”, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Nënkryetari Xhavit Haliti në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel bilateral.

Duke venë në pah pengesat e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe masave të vendosura nga Bonjë e Hercegovina për qytetarët e Kosovës, mesazhet e urrejtjes së ministrit serb Daçiq dhe komentet raciste të kryeministres Bërnabiq, si dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, gjithëpërfshirëse, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një stabilitet afatgjatë politik e ekonomik dhe parakusht që të dy shoqëritë të avancojnë drejt Bashkimit Evropian, Haliti ritheksoi rëndësinë e këtij procesi dhe zotimin e shtetit të Kosovës për dialog, arritjen e marrëveshjes dhe njohjen reciproke.

Sesioni Plenar u parapri nga takimet e komisioneve të përgjithshme dhe Komisionit të përhershëm qendror, të cilat u mbajtën dje në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë sesion janë edhe delegacionet nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

 

Sarajeva në kaos total nga bora, shikoni këto video

Periskopi.com Lajme

Bora që ka rënë pa ndërprerë ditëve të fundit ka shkaktuar kaos nëpër shumë vende të Evropës.

Pamjet e fundit që vijnë nga Sarajeva, tregojnë se si ky qytet është bllokuar nga bora.

Kryeqyteti i Bosnjës është në kaos sipas pamjeve të transmetuara nga mediat.

 

 

Ndotje alarmante e ajrit edhe në Sarajevë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Organizatës Për Siguri dhe Bashkëpunim në Bosnjë dhe Hercegovinë, Joeri Maas , ka reaguar ndaj nivelit të ndotjës së ajrit në Sarajevë që duket të jetë alarmant.

“Ndotja në nivele të rrezikshme tani në #Sarajevë. Një çështje e përsëritur me zgjidhje të njohura, por institucionet nuk janë të vetëdijshme, të aftë apo të gatshme për t’i adresuar ato. Nuk ka kohë për të humbur: kjo kushton jetën dhe ndikon në prosperitetin dhe mirëqenien e secilit. # SDG3 #BiH”, ka shkruar ai.

Ministrat e Bosnjës: Ne s’kemi bërë asgjë, kjo është e padrejtë nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Ministrat e Bosnjes dhe Hercegovinës nuk kanë marrë parasysh kundërmasat si një përgjigje ndaj vendimit të Kosovës për të futur tarifa doganore 100 për qind në importin e mallrave me prejardhje nga Bosnja, tha të enjtën ministri për Tregtinë e Jashme dhe Marrëdhëniet Ekonomike, Mirko Sarovic.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk po konsideron kundërmasat. Ne nuk mendojmë se duhet ta ndjekim këtë shembull. Ne do të japim një shans për të zgjidhur këtë problem në një mënyrë tjetër, “tha Saroviç pas një sesioni të Këshillit të Ministrave të Bosnjës.

Ministrat e shtetit thënë se vendimi për të ngritur taksat shkel Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe kërkojnë që Komisioni Europian të angazhohet urgjentisht me zgjidhjen e këtij problemi.

Këshilli i Ministrave tha gjithashtu se tani për tani nuk do të shqyrtojë kundërmasat ndaj Kosovës.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk ka shkaktuar asgjë që Kosova të merr këtë vendim. Bosnja dhe Hercegovina nuk u konsultua ose nuk u informua fare para se të miratohej vendimi, i cili ishte i padrejtë për pjesën e Kosovës “, tha Saroviç.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igor Crnadak, e vlerësoi vendimin si politik,

“E vetmja gjë e arsyeshme për të bërë është tërheqja e këtij vendimi. Është e rëndësishme se çfarë do të bëjë Brukseli. Vetëm deklaratat e Brukselit nuk janë të mjaftueshme. Kjo nuk është vetëm për tregtinë, ky është një sulm mbi stabilitetin e rajonit”nënvizoi Crnadak.

Poashtu reagoi edhe bënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës & Hercegovinës, Vjekoslav Vukoviç, i cili tha se Bosnja ka eksportin në Kosovë 10 herë më të lartë se importi, e që nuk do të kishte efekt të vepronin me një kundërmasë.  /IndeksOnline/

 

Vriten dy policë, po përballeshin me hajnat e veturës

Periskopi.com Lajme

Dy policë janë vrarë nga të shtënat në një incident në Sarajevë pasi u përballën me një grup njerëzish që po tentonin të vidhnin një makinë.

Dy oficerë policie vdiqën pasi disa persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre kur vunë re autorët që po përpiqeshin të vidhnin një makinë në kryeqytetin boshnjak të premten në mëngjes, tha Policia e Sarajevës.

“Oficerët e policisë madje as nuk kanë dalur nga makina e tyre, ata nuk hapën zjarr të parët, por autorët e panjohur filluan të qëllonin menjëherë sapo e panë Policinë”, tha në një konferencë për shtyp i pari i Sarajevës, Adem Zolj.

Zyrtarët e vdekur janë Adis Sehoviq, 46 vjeç dhe Davor Vujinoviq, 43 vjeç.

Hetuesit ishin në vendin e ngjarjes ndërsa policia e Sarajevës po bashkëpunonte me forcat e policisë në Sarajevën Lindore të mbizotëruar nga serbët për të kërkuar autorët, tha një zëdhënës i policisë në konferencën për shtyp.

Sipas mediave lokale, anëtarë të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës janë gjithashtu të përfshirë në operacion.

Misioni i OSBE-së në Bosnje ka dënuar sulmin, njoftoi stacioni televiziv rajonal ‘N1’.
Fataliteti i fundit i Policisë në Sarajevë kishte ndodhur në vitin 2012. Motivi i vrasësit ishte hakmarrja, pasi oficeri e hoqi patentën e tij dhe i dha atij një gjobë 50 euro disa ditë para vrasjes. Vrasësi u burgos për 34 vjet./BIRN