Ish-burri i Sasës e bën vetën ‘hor’ me foton që ka publikuar

Periskopi.com Showbiz

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi po bëhet çdo ditë e më shumë një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Edhe pse filloi karrierën qysh moti, është roli i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’ që po e bën gjithnjë e më të popullarizuar, shkruan ORAinfo.

‘Sasa’ është tejet e komentuar edhe për jetën e saj private ku jeton me katër fëmijët e saj dhe e ndarë nga burri.

E ish burri i saj ka filluar jetën me një tjetër të dashur, e çdo herë paraqiten të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Sonte ai ka publikuar një foto të para shumë viteve, në të cilën po duket ndryshe nga tash.

Një postim i tillë, duket shumë i guximshëm nga ana e Albertit.

Pasi luftoi me vdekjen, Sasa flet për nënën që e braktisi

Periskopi.com Showbiz

Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” , nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj.

Sasa tregoi se jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të, duke iu referuar jo vetëm sëmundjes që kaloi, por edhe historisë së trishtë familjare.

E lindur nga një lidhje jo martesore, 28 vjeçarja u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit në familjen e të atit. Vite më vonë, gjatë adoleshencës, mësoi të vërtetën dhe nisi të kërkonte nënën që e kishte sjellë në jetë.

Për herë të parë ajo tregoi se ka arritur të kontaktojë më tëëmën, por si për ironi të fatit, takimi i tyre i parë do të mbetet edhe i vetmi.

Sasa pranoi se nuk arriti të ndjente ngrohtësi dhe dashuri nga e ëma biologjike, ndaj marrëdhënia e tyre është ndërprerë dhe për të e gjitha ka marrë fund.

“Në momentin që e takon, e ndjen atë ngrohtësinë e nënës, por kur tjetri nuk e ndjen ngrohtësinë e fëmijës atëherë…”, tha ajo, duke lënë të kuptohej që e ëma ishte treguar e ftohtë me të.

“ Nuk jam interesuar shumë për të, ka mbaruar ajo histori. Ajo do të vazhdojë jetën e vet, unë jetën time dhe jam shumë shumë e lumtur që s’jam me të!”, përfundoi Sasa.