Juventusi s’ka të ndalur, kërkon yllin e Lazios

Periskopi.com Sporti

Juventusi tashmë ka bërë nënshkrimin më të madh të afatit kalimtar, pasi transferoi Cristiano Ronaldo për 100 milion euro.

Megjithatë, Juventusi ende nuk është tërhequr dhe mund të transferojë mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Sipas mediave italiane, Miralem Pjanic do të komunikojë klubin e tij të ri në ditët e ardhshme dhe Juventusi do të rifillojnë ofertat për mesfushorin serb.

Ballafaqimi me Lazion është i ndërlikuar, sepse presidenti Claudio Lotito po mendon të zgjasë dhe rregullojë kontratën e mesfushorit (deri në vitin 2023 dhe me një pagë prej 3 milionë eurove).

Nëse Pjanic transferohet tek Manchester City për 90 milionë euro, atëherë Juventusi do të përgatisë menjëherë shumën prej 100 milionë eurove për transferimin e Savic.