Nuk pajtohet as sot me shqiponjën e Shaqirit, ky është trajneri i ri i Serbisë

Periskopi.com Sporti

Serbia ka emëruar trajnerin e ri. Ish-futbollisti i Aston Villës, Zaragozës, Parmës dhe disa skuadrave evropiane, Savo Millosheviq do të jetë selektor i ri i Serbisë.

Ish-sulmuesi serb kishte punuar si asistent te përfaqësuesja e Malit të Zi.

 

Ish-selektori i Serbisë, Radovan Çurçiq do të jetë asistent i tij. Millosheviqi është një nga ata që kurrë s’është pajtuar me shqiponjën e Xhakës e Shaqirit.

Për këtë ai kishte bërë edhe ankesë në UEFA, ndërsa ka kërkuar edhe në instanca të tjera ndëshkimin e dy yjeve kosovarë që luajnë për Zvicrën.