Lajmi i fundit: Jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Periskopi.com Sporti

SC Gjilani ka njoftuar se trajneri i tyre Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqje.

Kjo dorëheqje u bë pas një mbledhje të mbajtur sot nga skuadra kosovare.

Ky klub po ashtu tregoi se Mezani kishte ofruar dorëheqjen e tij edhe më parë por nuk ishte pranuar nga klubit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

KOMUNIKATË ZYRTARE

Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.

Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.

SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.

Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.

SC Gjilani

Trajneri i Gjilanit para ndeshjes kualifikuese për EL: Nuk është ai APOEL-i i para disa viteve, gjasat janë 50/50

Periskopi.com Sporti

Tw enjten zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Apoelit nga Qipro, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Gjilanasit sot kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar një seancë stërvitore para duelit të rëndësishëm me Apoelin, sipas “Express,” transmeton Periskiopi.

Trajneri Gentian Mezani e ka vlerësuar si shumë të vështirë përballjen me ekipin nga Qipro.

Megjithatë theksoi se të dyja skuadrat kanë shanse të barabarta për të kaluar tutje.

“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka deklaruar Mezani.

E edhe mesfushori I Gjilanit, Muhamed Useini, ka thënë se “Skifterët” do të provojnë ta fitojnë këtë përballje.

Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirësardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka deklaruar Useini.

Gjilanasit sot ishin në Kukës për t’i kryer testet e koronavirusit dhe nga atje kanë zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta kryer seancën e fundit stërvitore para duelit të së enjtes.

Kurse, APOEL-i nuk ka telashe me koronavirus dhe ka arritur sot në Kosovë me 21 lojtarë.

Kjo është hera e parë që Gjilani paraqitet në gara evropiane. Tre Pennes ishte kundërshtari i patë, të cilin Gjilanasit e kaluan në San Marino duke e mposhtur me rezultat 3:1.