Shoku më i ngushtë i Schumacher: Unë e di gjendjen e tij shëndetësore 

Periskopi.com Sporti

Ishte një nga miqtë më të mirë në Formula Uno. Felipe Massa ka kujtime të shkëlqyera në marrëdhënien së tij me Michael Schumacher.

Braziliani, duke folur për programin ‘Expediente Futebol’ të Fox Sports, pranoi se e kishte vizituar Schumacher në Zvicër.

Ne dimë shumë pak rreth gjendjes së Schumacher i cili pësoi një aksident, teksa bënte ski në pistën e Meribel.

 

Massa e ka vizituar ish-kolegun e tij, në shtëpinë e tij në Zvicër, ku po kryen seancat e trajtimit mjekësor. Mirëpo ish-piloti brazilian në deklaratën etij nuk dha shumë detaje mbi gjendjen e gjermanit.

 

“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Pak më pak me gruan e tij Korinna, sepse ajo vinte rrallë për t’i parë garat nga afër. Unë e di gjendjen e Schumacher. Situata e tij e tanishme është e ndërlikuar. Por nëse familja e tij nuk dëshiron të lëshojë lajme të veçanta për gjendjen e tij shëndetësore, kush jam unë që ta bëj këtë”,- u shpreh Massa.

Schumacher do të jetojë në Mallorca, në vilën që e bleu gruaja e tij

Periskopi.com Showbiz

Michael Schumacher do të jetojë në Mallorca, në një vilë luksoze të cilën bashkëshortja e ish-kampionit të Formula 1, Corinna, e ka blerë në Andratx, rreth 20 minuta larg Palma de Mallorca, për 30 milionë euro.

Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku i qytetit, i cili ka thënë: “Mund ta konfirmoj zyrtarisht që Michael Schumacher do të akomodohet në qytetin tonë, gjithçka është gati për ta pritur”.

Sipas revistës zvicerane L’Illustre, shërbimet policore në ishull janë njoftuar për mbërritjen e një vizitori shumë të rëndësishëm

Policia i ka marrë të gjitha masat për të ruajtur privatësinë e familjes. Në fakt, vetë familjarët e Schumacher nuk kanë preferuar ta komentojnë lajmin, transmeton SuperSport.

Mallorca ka qenë gjithmonë destinacioni i preferuar i çiftit për të kaluar pushimet verore.

Vila ka qenë në pronësi të Florentino Perez (Foto: ultimahora.es)

Ishte një jetë perfekte e cenuar pikërisht nga ai aksident i tmerrshëm i 29 dhjetorit të vitit 2013, në Meribel të Francës.

Që nga ajo ditë, shëndeti i ish-kampionit të Formula 1 ka mbetur mister. Nuk është shfaqur qoftë një fotografi apo një dalje publike, çka ka shtuar bindjen se situata është shumë e rëndë, madje thuhet se Schumacher është në gjendje vegjetative.

Gjatë këtyre viteve, Schumi është kuruar në rezidencën Gland në Zvicër.

Ende nuk ka një informacion të saktë nëse akomodimi në Mallorca do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm.

Gruaja e Schumacher beson se ende do të zgjohet nga koma, blen vilë 30 milionë euro për të jetuar me të

Periskopi.com Sporti

Edhe pse me të shoqin prej vitesh në koma, Corinna Schumacher, gruaja e legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, kohët e fundit ka blerë një vilë me vlerë 30 milionë euro në ishullin spanjoll të Mallorca-s.

Prona që do të gëzonte familja Schumacher më parë i përkiste Florence Pérez, president i Real Madridit.

Sipas gjermanes Bild,ajo është një vilë prej 3.000 metrash katrorë e cila gjendet në një pronë prej 15.000 metra katrorë. Për 30 milionë euro, Corinna Schumacher mori dhe dy pishina, një kopsht të madh me palma dhe një pamje të bukur të detit. Ekziston edhe një heliodrom i vogël, nja kalë dhe një hapësirë për stërvitje.

Burime të afërta me familjen Schumacher, thanë se vila në bregdetin spanjoll do përdoret për pushime, ndërkohë baza e tyre mbetet Zvicra, aty ku familja jeton që nga viti 1996.

Corinna ka thënë se së bashku me Schum-in vinin shpesht në Mallorca, ku ata kishin e kanë shumë miq, dhe se që vitet nëntëdhjetë i shoqi donte të blinte një pronë aty.

Por çështja është se ai tashmë është pothuajse i “vdekur” dhe nuk besohet se mund ta shijojë vilën 30 milionshe./tema/