Mikrofonët kapën atë që trajneri i Burnleyt i tha Sterlingut dhe është brutale e qesharake në të njejtën kohë

Periskopi.com Sporti

Raheem Sterling frustroi trajnerin e Burnleyt, Sean Dyche gjatë ndeshjes së Manchester Cityt në EFL Cup, të mërkurën.

Shikuesit dëgjuan Dyche duke i bërtitur Sterlingut pas një ndërhyrjeje të rëndë në Matt Loëton, që mjaftoi për ta ndëshkuar anglezin me të verdhë, transmeton Periskopi.

Dyche dhe asistenti i tij, Ian Woan, të dy e lanë Sterlingun ta kuptonte saktësisht cka menduan për atë ndërhyrje.

”A je i sigurtë dreqin, Sterling? Ti e ke kaluar tërë jetën i shtrirë në fushë,” dëgjohet një zë duke thënë.

Në video nuk shihet Dyche, por zëri i tij është i njohur. Ai qartazi iu referua simulimeve të shpeshta të Stërlingut.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/