Votimi i Qeverisë, vonohet seanca

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar tashmë afro gjysmë  ore  nga koha e paraparë për mbajtjen e seancës ku do të hidhet në votim Qeveria Kurti.

Seanca për votimin e Qeverisë së re ishte thirrur për në orën 11:00.

Albin Kurti, mandatar për kryeministër këtë herë vjen në Kuvend me marrëveshje me LDK-në, por siç është raportuar pa marrëveshje me minoritet, përkatësisht me Listën Serbe.

Për t’u bërë kryeministër, Kurtit i nevojiten 61 vota të deputetëve.

Nëse Lista Serbe nuk merr pjesë në Qeverinë e Kosovës, atëherë kjo do ti sjellë telashe serioze Albin Kurti, çka mund të çojë edhe në dështimin e Qeverisë./Periskopi/

Teksti i plotë i Rezolutës për gjenocidin e kryer serb në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë.

Nga 79 deputetë sa ishin prezentë në sallë të gjithë votuan pro rezolutës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë tekstin e Rezolutës, e miratuar sot në Kuvend:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Seanca ndërpritet sepse deputetët nuk shkuan në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Në mungesë kuorumi është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës e cila nisi në orën 10 të mëngjesit.

Kryesuesja e seancës Aida Dërguti, tha se seanca e sotme ndërpritet për shkak se s’ka kuorum, raporton KTV.

Kuvendi ishte në pauzë dhe pritej që të vazhdonte menjëherë pas pauzës, por shumica e deputetëve nuk u kthyen më në sallë.

Përfundon seanca e Kuvendit, të mërkurën mbahet interpelanca me kryeministrin Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar punimet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku në mungesë të deputetëve, nuk është arritur që të votohen disa projektligje.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti në mbyllje të punimeve të seancës, njoftoi se të mërkurën do të mbahen dy interpelanca.

Në seancën që do të fillojë në ora 10:00, do të mbahet interpelanca me kryeministrin Ramush Haradinaj, me kërkesë të Grupit Parlamentar PSD.

Po ashtu me kërkesë të këtij grupi, po këtë ditë do të mbahet interpelanca e dytë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Mbyllet pa miratimin e ndonjë rezolute seanca për ikjen e të rinjve

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e jashtëzakonshme pa miratimin e ndonjë rezolute në lidhje me migrimin e kosovarëve.

Pas diskutimeve nga deputetët, në fund Fidan Rekaliu, në emër të propozuesve për këtë debat, kërkoi nga grupet parlamentare të dërgojnë nga një përfaqësues të mënyrë që të hartojnë bashkërisht një rezolutë unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve të Kosovës.

Rekaliu deklaroi se në momentin që kjo rezolutë do të jetë gati, ata do të njoftojnë kryesinë e Kuvendit.

Mirëpo, kryesuesi i kësaj seance të jashtëzakonshme, Kujtim Shala, tha se edhe nëse do të kishin ndonjë rezolutë të shkuar, nuk ka kuorum, kështu që e mbylli seancën e jashtëzakonshme.

Në minutat e fundit të kësaj seance kishin mbetur vetëm 15 deputetë në sallë të cilët ishin paraqitur për të marrë fjalën.

Cilit deputet i tha Xhavit Haliti: O ti djalë leje telefonin ose çu dil jashtë?

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës po debaton për mosemërimin e anëtarëve të KQZ’së nga Presidenti Hashim Thaçi në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa deputetët po flasin për qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje,  në një moment, kryesuesi i Seancës, Xhavit Haliti është nervozuar duke i thënë njërit nga deputetët (që nuk dihet ende cilit): o ti djalë leje atë telefon.

“O ti djalë, dëgjo, leje atë telefon ose dil jashtë, dëgjo, ulu aty, ose leje atë telefon ose dil jashtë”, ka thënë Haliti./Periskopi/

Të shtunën mbahet seanca për buxhetin

Periskopi.com Lajme

Kryesia ka marrë vendim që më 2 shkurt të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet për buxhetin e vitit 2019.

Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka thënë se më 2 shkurt do të jenë nëntë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe buxheti për vitin 2019.

Ndryshe, sot ministri i Financave, Bedri Hamza, gjatë gjithë kohës në Kuvend ka replikuar me deputetët për ato që mund ta presin vendin nëse nuk miratohet buxheti.

Ai përsëriti se qeveria e ka proceduar në Kuvend, dhe është aprovuar në komisionin për Buxhet dhe Financa, dhe tani mbetët të votohet nga deputetët.

Ai përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se pa miratim të buxhetit nuk ka mundësi të bëhet as organizimi i zgjedhjeve.

“Nëse vjen situata me shku në zgjedhje, pa buxhet të aprovuar, sot po e them që as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare. Mundësh me pas bilanc bankar sa dush, por me i nda paret për organizimin e zgjedhjeve, pa vendim ose pa ligj, nuk mundesh, andaj po ju lus që të votohet dhe të ketë mundësi që vendi të vazhdojë me pagesa”,

 

 

Zemaj: Nuk ka falsifikime të nënshkrimeve, Veseli po i ik përgjegjësisë dhe debatit për vizat

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kryeparlamentari Kadri Veseli me qëllim ka thirrur Kryesinë në mbledhje për të gjetur arsyetime procedurale, për të mos debatuar për dështimin mbi liberalizimin e vizave

Ai ka mohuar të ketë falsifikime të nënshkrimeve të deputetëve në listën e grupit parlamentar të LDK-së.

“Ne kemi të gjithë nënshkrimet e grupit të deputetëve të LDK0së”, tha ai për RTK-në.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se dy deputetë që gjenden në listën, që ka 44 nënshkrime, janë në ShBA, duke hapur dyshime për falsifikime të nënshkrimeve. 19 nga 44 deputetët janë të LVV-së. Të tjerët nga grupi parlamentar i LDK-së.

Aktualisht kryesia po diskuton për kërkesën e dy grupeve parlamentare, LDk dhe LVV, për mbajtjen e debatit për dështimin mbi liberalizimin e vizave për çka fajësojnë Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij qeveritar, të cilët i akuzojnë që me dhunë e intriga penguan përmbushjen e kritereve për viza. Ani pse LVV protestonte po ashtu kundër demarkacionit me Malin e Zi, madje me gaz lotsjellës në Kuvend, përkundër që ai ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.

 

 

Deputetët shkuan kot në seancën e jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Është ndërprerë vetëm pak minuta pas nisjes, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për të diskutuar pakon e ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.

Shumica e deputetëve të koalicionit qeverisës PAN e as anëtarë të qeverisë nuk ishin të pranishëm në sallë.

Pas diskutimeve nga shefat e Grupeve Parlamentare, kryesuesi Xhavit Haliti mbylli seancën

 

Opozita nuk e pranon seancën e nesërme, Haradinaj pajtohet që ajo të shtyhet

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga dy ministra tjerë, ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha janë takuar me anëtarët e Komisionit për Legjislacion me qëllim të çuarjes përpara të agjendës evropiane të Kosovës.

Gjatë këtij takimi kreu i ekzekutivit me kërkesë të anëtarëve të këtij komisioni është pajtuar që ta shtyhet për një ditë tjetër seancën e thirrur nga vetë ai, ku do diskutohej për pakon e ligjeve për agjendën evropiane.

Haradinaj ka kërkuar që me urgjencë të trajtohet projektligji për kodin penal, projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, ai për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale dhe projektligji për përgjegjësinë disiplinore, projektligje këto që lidhen me ERA dhe  liberalizimin e vizave siç është

“Me mujt me i përshpejtua punët në komisionin tuaj dhe komisionet tjera me ardhur tek një seancë plenare, me mujt një afat kohor sa më të shkurt të mundur, me mund me raportua për miratimin në lexim të dytë. Nuk po kërkojmë me prish cilësinë e ligjeve, por të paktën po kërkojmë në afat më të shpejt kohor se mundësitë janë reale me hy në agjendë, pra çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën  në agjendën e Këshillit të Evropës”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast, kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu e ka kundërshtuar  seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Haradinaj.

Haxhiu tutje duke folur për akuzat drejt opozitës se po kundërshtojnë reformat në drejtësi, tha se Qeveria dhe ministritë përkatëse nuk po e pranojnë fajin e tyre në këtë drejtim.

“Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ndërhynë në punën e Kuvendit, unë e di që ju me Kushtetutë keni të drejtë që të thirrni seancë të jashtëzakonshme, por jo për çështjet që janë pronë e Kuvendit në këtë rast e komisionit. Ne si komision kemi të drejtë që të ftojmë komisionet tjera që të t’i përshpejtojnë, edhe kryesinë e Kuvendit, por edhe me propozua seancën e Kuvendit, prandaj ne kemi vullnet që menjëherë pas takimit tuaj të diskutojmë për këto vetëm na njoftoni se cilat janë saktësisht, sepse neve në kryesi na u tha katër projektligje, tash janë më shumë se katër”, ka thënë Haxhiu.

Seancën e nesërme e ka kundërshtuar edhe Arben Gashi, anëtar i këtij komisioni nga radhët e LDK-së,i cili kërkoi që kjo seancë të anulohet, pasi siç tha ai kjo është kompetencë e Kryesisë së Kuvendit, e jo e Qeverisë.

Gashi tha se katër ligjet për të cilat pritet të diskutohen nesër nuk janë të gatshme.

“Unë mendoj se kemi një qasje të përmbysje të sistemit sepse ato ligje janë në pronësi të Kuvendit dhe Kuvendi duhet me thirrë seancë të jashtëzakonshme me i trajtuar këto çështje, por nëse bëhet fjalë për këto katër ligje të kisha lutur që seanca që është e thirrur për nesër me e tërhequr sepse duhet komisioni me i trajtuar këto çështje, me nxjerr rekomandimin dhe ne rekomandimin e vet me  i kërkua kryesisë së Kuvendit që këto çështje të trajtohen me urgjencë, dhe po ashtu komisioneve tjera kryesore që të trajtohen me emergjencë këto çështje”, ka thënë Gashi.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm për të anuluar këtë seancë, duke  kërkuar që kërkesat e tij, anëtarët e komisionit për legjislacion t’i bartin tek komisionet tjera përgjegjëse.

“Nuk kam interes si me than jo vetëm me ndërhy në punën tuaj sepse nuk kam të drejtë dhe nuk mundem edhe me dashtë, se parlamenti nuk lejon, por edhe nuk kam interes me marrë punë tjera pos atyre që duhet me i krye, që i kemi me detyrë prej juve, prej parlamentit. Për mua është në rregull me u shty seanca, nuk është problem..Menjëherë e bëjmë, unë e bëjë një shkresë sapo të kthehem në zyrë edhe i kërkoj me anuluar njëherë edhe është në rregull kjo. Ajo që më konvenon është për shembull nëse mundemi me iu pas juve partner që ju me i përcjell tek komisionet tjera”, ka shtuar Haradinaj.

Anëtari i Komisionit për legjislacion nga PDK-ja , Hajdar Beqa u shpreh se seanca e jashtëzakonshme teknikisht  është e mundur që të  shtyhet për ditën e mërkurë.

E ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri u shpreh se nëse arrihet që Projektligji për Gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial të diskutoheshin në një seancë të përbashkët me katër të tjerat që janë paraqitur të trajtohen me urgjencë do ishte pozitive për procesin e liberalizimit të vizave.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që ligjet që i përkasin këtij komisioni t’i trajtojnë me urgjencë, ndërsa, i rekomanduan Kryesisë së Kuvendit dhe komisioneve funksionale që të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme për t’i trajtuar këto çështje me prioritet.

 

Deputeten e PDK’së e nervozojnë kolegët përtacë: Kërkoj me i mëshu ziles

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK’së, Sala Berisha Shala ka kërkuar që kryesuesi i seancës t’i mëshojë ziles në mënyrë që deputetët të shkojnë në sallë.

Këtë kërkesë ajo pati teksa votohej se a do të futej në rend dite shqyrtimi i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.

“Sa më parë të votohet ligji që janë marrë parasysh të gjitha propozimet që janë ardhë nga Zyra e B’’së në Kosovë, kështu që kërkoj që me i mëshu ziles e të vijnë deputetët në sallë. Kërkoj të vijnë deputetët e të futet në rend dite ky projektligj”, ka thënë ajo./Periskopi/

Seanca ka nisur pa LDK’në dhe VV’në

Periskopi.com Lajme

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ka nisur pa grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ka kohë që po bojkotojnë seancat e Kuvendit me arsyetimin se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Seanca nisi me vonesë për shkak se në sallë nuk ishin 62 deputet. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thirri tri herë deputetët.

Në seancë janë paraparë të shqyrtohen 25 pika të rendit të ditës, të mbetura nga seancat e kaluara.

Rendi i ditës për seancën e sotme të Kuvendit:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  5.  Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  12. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  13. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  14. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017
  16. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
  17. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
  18. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  19. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
  20. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  21. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  22. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
  23. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  24. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Deputetët më shumë n’pauzë, Kuvendi nuk i ka numrat ta nis seancën

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk po arrin të fillojë tash e një orë. Aktualisht deputetët kanë shkuar në pauzë prej 15 minutave.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thirri tri herë deputetët, duke thënë se në sallë janë 60 deputet, dhe disa tjerë në hollin e Kuvendit.

“Para se të shkohet në pauzë, do të bëjë thirrjen e fundit që deputetët të kthehen në sallë. Në rrethana që jemi, janë 60 deputet në sallë, dy a tre janë jashtë, të cilët janë të vetëdijshëm që nuk po arrihet kuorumi”, ka thënë ai.

Veseli dha 15 minuta pauzë, duke thënë se nëse pas 15 minutave nuk do të kenë forumë, seancën do ta vazhdojnë ndonjë ditë tjetër.

Ai shtoi se nuk do të lejojë që fatin e Kuvendit të vendoset nga disa persona, ndërkohë , deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i tha se nëse dëshiron le ta përkrah opozitën të cilës i duhen 4 vota.

 

LDK nuk merr pjesë në seancë

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta mbaj qëndrimin që ka marrë dje, që mos të marrë pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie Besa Gaxheri ka thënë se LDK dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo beson se këtij qëndrimi sot do t’i bashkohet edhe opozita.

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.

LDK bojkoton seancën e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancë të rregullt të Kuvendit, pa u mbajtur ajo e jashtëzakonshme kundër temës së kufijve në Bruksel.

Hoti ka ftuar edhe deputetët e tjerë t’i bashkohen LDK-së.

“Opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme para dy javës me qëllim të vetëm që çështja e kufirit të mos bisedohet në dialogun me Serbinë.  Veprimet e presidentit janë kundër kushtetuese.  Të kthemi në seannë të jashtëzkaoshme. Nuk është në rregull që të mbahet seancë tjetër pa u kryer seanca e jashtëzakonshme. Ju keni kërkuar që të sigurojmë 61 nënshkrime, kjo është kudnërskushtetuese, krejt çka duhet të bëjë opozita është mbledhja e 40 nënshkrimeve”, tha Hoti.

Ai theksoi se vetëm pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, i kthehen seancave të rregullta në Kuvend.

“Me këtë formë të veprimit ju e keni bllokuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ne nuk do të marrim pjesë në seancë pa u kryer e jashtëzakonshmja, ftojmë deputetët të na bashkohen, pas mbajtjes shqyrtimit të rezolutës t’i  kthehemi punës normale”, përfundoi ai.

 

PDK kërkon një seancë ku do të diskutoheshin kërkesat e pozitës dhe opozitës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit shefat e grupeve parlamentare të merren vesh për mbajtjen e një seance të vetme për çështjet që kërkojnë pozita dhe opozita.

Krasniqi në një deklaratë për media ka thënë se mund të jetë një seancë në të cilën do të miratohej rezoluta e opozitës për territorin dhe ekipi negociator i propozuar nga qeveria.

“Unë shpresoj që të merremi vesh në Kryesi. Mund të jetë vetëm një seancë në të cilën do të miratohet rezoluta dhe në të cilin paraqitet edhe ekipi negociator. Pasi janë dy seanca për një temë të vetme”, ka thënë Krasniqi.

“Kemi humbur edhe ditën e tretë për shkak të seancave konkurrente dhe sikur të punonim bashkërisht me punë kontrete do të arrinim që të krijojmë një platformë deri te pikat e kuqe dhe të mandatojmë një ekip për dialogun në Bruksel. Të shpresojmë që në kryesi të marrin pjesë të gjithë dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë ai.

I pyetur përse pozita po bojkoton seancën e thirrur nga opozita, Krasniqi ka thënë se është kundërpërgjigje e bojkotit që ia ka bërë opozita seancës së thirrur nga kryeministri Haradinaj.

“Në emër të PDK-së opozita sot e kuptoi që qasja e bojkotit nuk sjell asgjë pozitive. Ka jo funksionalitet të Kuvendit. Bojkoti rëndom sjell bojkot dhe kjo nuk i bën mirë Kuvendit. Ne e bojkotuam seancën e opozitës pasi ajo bojkotoi seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj”, ka thënë veç të tjerash Krasniqi.

Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 16:00

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk do të nis sipas orarit të paraparë, në orën 14:00.

Burime të Klan Kosovës, kanë thënë se seanca pritet të vazhdojë në orën 16:00. Ndryshe, dje gjatë ditës, opozita ka bojkotuar seancën e thirrur për të votuar ekipin negociator me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e quan të gabuar mosprezencën e partive opozitare, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria, për ekipin negociator në dialogun me Serbinë.

“Tani e kemi të vështirë të vlerësojmë se si do të veprojmë. Në fakt, ishte pak gabim kjo mosardhja e opozitës në seancën paraprake. Votimi i delegacionit të Qeverisë dhe të Kosovës ku ishte e parapraë edhe roli i opozitës, ose edhe dhënia e mendimit për këtë delegacion, do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën (e opozitës). Mosardhja fare në seancë na ka nxjerrë në pozitë të pafavorshme”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se më herët i kishte propozuar Parlamentit platformën për dialogun, por që sipas tij, nuk kishte mirëkuptim për të, duke shtuar se “tani i kam propozuar delegacionin, të shohim a do të kemi mirëkuptim”.

Seanca e thirrur nga Qeveria e Kosovës, ku pritet të miratohet ekipi negociator në dialogun me Serbinë ka nisur në orën 9:00. Ajo është ndërprerë në orën 11, dhe që atëherë, Kuvendi gjendet në pauzë./Periskopi/

 

Seanca rinis së shpejti

Periskopi.com Lajme

Deputetët e partive në pushtet kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare ku pritet të vazhdohet seanca e propozuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me miratimin e ekipit negociator.

KTV merr vesh se seanca do të vazhdojë së shpejti.

Pauza e zgjatur e Kuvendit të Kosovës ka të bëjë me mospajtimet brenda koalicionit qeveritar.

Burimet në Kuvend i kanë thënë KTV-së se PDK-ja po e kundërshton propozimin e deputetes së AAK-së , Donika Kadaj Bujupi që votimit të ekipit negociator t’i bashkohet edhe zotimi i Kuvendit që të mos diskutohet për integritetin territorial të Kosovës.

Siç mëson KTV-ja, propozimi i deputetes Kadaj Bujupi ka ardhur me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Koalicioni qeveritar me ndihmën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, arritën ta bëjnë kuorumin për nisjen e seancës, por ajo u ndërpre pas disa fjalimeve.

Seanca ndërprehet për konsultime

Periskopi.com Lajme

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ka shkuar në pauzë për konsultime.

U tha se do të vazhdojë pas 20 minutave

Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimit institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.

Pjesë e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, përveç LDK-së, janë edhe Vetëvendosje dhe PSD.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se duke parë gatishmërinë e shumicës së grupeve parlamentare për të mbështetur këtë qëndrim, rezoluta do të aprovohet me mbi 80 vota.

Sipas tij, nuk ka mekanizëm politik më të fuqishëm për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Kosovës, përmes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur të qytetarëve.

“Askush nuk duhet të ketë guxim të ndërmarrë hapa që bien në kundërshtim me vullnetin e shumicës dërmuese të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e obligueshme për të gjithë. Nëse dikush vepron ndryshe, atëherë bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasojat kushtetuese dhe politike janë të ditura.

Kjo rezolutë do të dërgojë tek miqtë tanë ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar shtetin e Kosovës të arrijë në këtë pikë ku është tani, vullnetin e qartë të qytetarëve të Kosovës se nuk janë të gatshëm të negociojnë për territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Hoti.