Nesër vazhdon seanca e Kuvendit, ja disa nga pikat më interesante që diskutohen

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës, nesër (të mërkurën) do të vazhdojë seancën plenare. Në rend dite, janë shumë pika, kryesisht  – të papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Faqja zyrtare e Kuvendit, ka publikuar edhe rendin e plotë të ditës, derisa veç tjerash, në mesin e tyre janë edhe: Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

Këto janë pikat e plota të rendit të ditës për nesër:

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

  1. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  5. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  6. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  7. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  8. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  9. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  10. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  11. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,
  13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,
  15. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
  17. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

 

  1. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.
  4. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  9. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
  10. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
  12. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:
  13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

VIII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:
  3. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  4. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,
  5. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  6. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,
  8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,
  9. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

 

 

Deputetët mungojnë, shtyhet seanca plenare

Periskopi.com Lajme

Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.

Pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti morri vendim që të shkohet në pauzë dhe të kthehen në ora 13:30.

 

Të premten mbahet seanca për Buxhetin

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës pritet që të mblidhet sërish këtë fundjavë ku në rend dite do ta ketë Buxhetin për vitin 2019.

KTV ka mësuar nga burime brenda PDK-së se seanca po planifikohet të thirret për të premten.

Madje, ftesa për të marrë pjesë në seancë u janë dërguar edhe deputetëve të Listës Serbe.

Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot punimet e seancës plenare të lënë gjysmë nga dje. Sipas njoftimit, vazhdimi i seancës do të bëhet sot nga ora 10.

Në rend të ditës janë shtatë pika të mbetura pa shqyrtuar nga dje, transmeton Indeksonline.

Ky është rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.