Haxhiu për seancën e së shtunës: Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë diçka të tillë

Periskopi.com Lajme

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të marrë masa të parakohshme për vendimin e presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit, transmeton Periskopi.

‘’Presim që Kushtetuesja të marrë masa të parakohshme para asaj seance. Këta deputetë nuk guxojnë të bëjnë dicka të tillë.  Këta deputetë nuk kanë të drejtë të bëjnë diçka të tillë’’, ka thënë ajo.

Edhe Rexhep Selimi i VV’së në këtë emision ka thënë se  pret që seanca të mos mbahet të shtunën

Presidenti Thaçi sot e dekretoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër nga LDK. Kjo parti paralajmëroi seancë për të shtunën që të votohet Qeveria e re./PERISKOPI/

 

Seanca për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet, vetëm pritet të caktohet vendi

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet mocioni i inicuar nga LDK për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet përfundimisht.

Burimë të Gazeta Blic brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kjo është një çështje e përfunduar.

“Seanca do të mbahet, por vetëm duhët të përcaktohet vendi. Nëse konsiderohet se salla ku mbahen seancat e Kuvendit nuk i plotëson kushtet, atehëre do të gjendet ndonjë sallë alternative, në mënyrë që të respektohet distance prej 2 metrash, ashtu siç ka rekomanduar IKSHP”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Gazeta Blic pak më parë raportoi se Kryesia ka shkuar në një pauzë disaminutëshe, për shkak se sekretaria e Kuvendit është duke e matur salllën ku mbahen seancat e Kuvendit, në mënyrë që të konstatoj nëse ka kushte për mbledhjen e radhës.

Para pak minutash Kryesia ka shkuar në një pauzë disa muntëshë.Kështu ka thënë për Gazeta Blic një burim brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Kemi shkuar në pauzë disa minutëshe. Sekretaria është duke e matur sallën ku mbahet seancat e Kuvendit për të vërtetuar nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për micionin e inciuar nga LDK për votëbesimin ndaj qeverisë Kurti”, tha ky burim.

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën

Periskopi.com Lajme

Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që AAK-ja edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës.

​Nesër Kryesia e Kuvendit do të mblidhet, kërkohet seancë e jashtëzakonshme për taksën

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, për të vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë që data e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ende nuk dihet, zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti sot gjatë ditës është shprehur pro heqjes së taksës të vendosur nga Qeveria Haradinaj në nëntor 2018.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo shtyrje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën negociuese të Kosovës në dialog dhe rrezikon izolimin e vendit dhe prishjen e raporteve me SHBA dhe BE-në.

Ish-kryeministri Ramush Har adinaj ka përsëritur në shumë raste se taksa nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën shtet.

Sot gjatë ditës në shenjë pakënaqësie lidhur me paralajmërimet për heqjen e taksës, AAK ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë ku kanë vendosur pankarta me mbishkrime “Populli nuk harron, Serbia nuk kalon” , “Albin, Serbia kalon, apo nuk kalon”.

Nis seanca, pritet formimi i Komisioneve Parlamentare

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur mbajtjen e seancës së parë pas konstituimit të kuvendit dhe qeverisë.

Seanca nisi nën kryesimin e kryeparlamentares së re, Vjosa Osmani.

Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës.

Këtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e Komisioneve Parlamentare.

​Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, kjo është pika e vetme e paraparë në rendin e ditës.

Legjislativi i ri deri më tani ka mbajtur vetëm dy seanca. Seanca konstituive ku është zgjedhur kryesia e Kuvendit dhe kryetari, Glauk Konjufca dhe në seancën e dytë është votuar Qeveria e Kosovës dhe po ashtu, është zgjedhur kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e parë plenare

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e parë plenare nën kryesimin e Vjosa Osmanit.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00 ku pritet të formohen komisionet parlamentare.

 

 

Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Kryesia e Kuvendit sot cakton seancën për votimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit.

Pasi e tradhtoi për Kryeparlamentarin, VV nuk e njoftoi LDK-në as për Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar seancë në Kuvend për votimin e Qeverisë .

Përmes një njoftimi për medie të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se kjo mbledhje do  të fillojë në ora 09:00 të ditës së premte dhe se pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e kësaj seancë për votimin e përbërjes së Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja është thirrur për ditën e hënë në ora 11.00

Periskopi përmes burimeve të saj merr vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qenë e informuar që Kurti do të thirrë seancë dhe se lajmin e kanë marrë vesh nëpërmjet medieve.

Një shpërfillje e tillë ndaj LDK-së u bë edhe më 26 dhjetor kur VV propozoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Për këtë propozim as atëherë LDK nuk ishte në dijeni megjithëse të gjithë deputetët e kësaj partie e votuan Konjufcën për këtë post./Periskopi/

 

Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për rastin e njohur “Diploma”

Periskopi.com Lajme

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin “Diploma”, ku për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi po akuzohen zyrtarët e Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku e Fadil Rexhepi, pjesëtari i FSK-së, Enver Franca, si dhe Remzi Bislimi.

Kurse, Razim Berisha, Mehdi Gjoshi dhe Fatime Sabedini, akuzohen se kishin ndërmarrë veprime të ndryshme në falsifikim të diplomave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shkak për mos mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor ka qenë mungesa e të akuzuarës Sabedini, për të cilën, gjykatësi i rastit, Sahit Krasniqi, tha se e njëjta gjendet në Turqi, dhe se nuk ka mundur të sigurohet prezenca e saj.

Lidhur me këtë, gjykatësi Krasniqi tha nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, andaj mori vendim që seanca e paraparë për të enjten, të shtyhet në afat të pacaktuar.

Ndryshe, edhe seancat e parapara për 25 prill dhe 6 qershor të vitit 2019, kanë dështuar të mbahen në mungesë të mbrojtësve dhe disa të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, Maxhun Maloku, akuzohet se si person zyrtar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj, në datat 9 dhe 30 tetor, 12 e 17 nëntor 2014, si dhe më 20 shkurt 2015 në Ferizaj, pa autorizim i kishte siguruar informatën zyrtare përmes telefonit të pandehurit, Enver Franca, se ishte planifikuar operacion për kontrollin e restoranteve të natës, e që pastaj ky kishte njoftuar të akuzuarit tjerë Razim Berisha dhe Remzi Bislmi, i cili kishte larguar vajzat nga restoranti të cilat nuk kishin leje të punës dhe të qëndrimit në Republikën e Kosovës.

Me çka, akuzohet se me ato veprime ka kryer veprat penale, zbulim i fshehtësisë zyrtare dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Maloku po ashtu akuzohet edhe për kryerjen e veprës penale, ushtrim i ndikimit, sepse sipas aktakuzës, më 12 nëntor 2014, me qëllim të ushtrimit të ndikimit të pa drejtë në vendimmarrje, kishte kërkuar nga i akuzuari tjetër Fadil Rexhepi, që të mos dënoheshin dhe të mos dëbohen nga territori i Kosovës, qytetaret e Republikës së Shqipërisë, të cilat ishin ndaluar nga policia dhe u ishin konfiskuar dokumentet e identifikimit, derisa ishin duke u kthyer nga restoranti “International Italia”, të cilin e menaxhonte i akuzuari Remzi Bislimi.

I akuzuari tjetër në këtë rast, Fadil Rexhepi, akuzohet se po ashtu se si person zyrtar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj, më 12 nëntor 2014, ka keqpërdor detyrën zyrtare, pasi që me rastin e ndalimit të vajzave nga Shqipëria, të cilat punonin pa leje pune dhe pa leje qëndrimi nuk u kishte shqiptuar gjoba dhe masën e dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës.

I njëjti akuzohet nga prokuroria edhe për kryerjen e veprës penale, zbulim i fshehtësisë zyrtare sepse më 24 dhjetor 2014, si person zyrtar pa autorizim kishte siguruar informatën zyrtare personit tjetër.

Ndërsa, Enver Franca, akuzohet se si pjesëtar i FSK-së, kishte kryer veprën penale ushtrim i ndikimit, pasi që nga data 8 nëntor deri më 18 dhjetor 2014, në qendrën e doktrinës dhe stërvitjes në Ferizaj, ka kërkuar shpërblim në para, që të ushtrojë ndikim tek anëtarët e komisionit për testim fizik të kandidatëve për kadetë të FSK-së, në atë mënyrë që kishte marrë 200 euro nga baxhanaku i tij, Osman Maxherra, që t’i ndihmojë Nehat dhe Zyhra Kuqit për ta kaluar testin fizik për kadetë të FSK-së.

Ai po ashtu akuzohet edhe për dy vepra të tjera penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe ndihma në kryerjen e veprës penale, shmangie nga tatimi.

Ndërkaq, Remzi Bislimi, si menaxher i restorantit “International Italia”, në fshatin Prelez i Jerlive, Komuna e Ferizajt, akuzohet se mes datës 8 deri 12 nëntor 2014, i kishte premtuar shpërblim të akuzuarit Maxhun Maloku, që të ushtrojë ndikim tek personi tjetër zyrtar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj, Fadil Rexhepi, që të mos dëboheshin valltaret nga Shqipëria. Për këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Njëkohësisht, Bislimi akuzohet edhe për veprën penale “shmangie nga tatimi”.

Tutje, sipas aktakuzës, Razim Berisha, si pjesëtar i FSK-së, akuzohet për veprat penale “ushtrim i ndikimit”, nga neni 431 par.1 të KRPK-së, ushtrim i ndikimi në vazhdimësi, për moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 386 par.1 nënparagrafi 1.9 . dhe për veprën “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, nga neni 388 par.1 dhe par.2  nënpar.2.9 të KPRK-së.

I akuzuari Mehdi Gjoshi, akuzohet për marrje të ryshfetit dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare, pasi që si sekretar në Gjimnazin “Gjergj Kastrioiti- Skënderbeu” në Drenas, kishte pranuar si shpërblim në para shumën prej 200 eurove nga Rrahim Elshani, për të lëshuar dokumente zyrtare dublikate të falsifikuara në emër të Fatime Morinës.

Kurse, Fatime Sabedini, akuzohet se për t’u regjistruar në Kolegjin “Fama”, mes datave 25 – 30 nëntor 2014, kishte dorëzuar dokumente të falsifikuar kinse ka të kryer shkollën e mesme në Gjimnazin, “Gjergj Kastrioiti- Skënderbeu” në Drenas.  Me çka akuzohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.2 të KPRK-së.

I akuzuar për ushtrim ndikimi në këtë rast kishte qenë edhe Isak Smajli, sekretar i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, në Drenas, mirëpo, i njëjti në seancën e 1 nëntorit të vitit 2018, e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej dhe ndaj tij ishte veçuar procedura.

Ndaj Smajlit, më 14 nëntor 2018, gjykata kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër muaj burgim, por, dënimi me burgim, me pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar me gjobë në shumën prej 1500 euro.

Smajli akuzohej se në cilësinë e sekretarit të kësaj shkolle kishte pranuar ofertën nga Enver Franca në shumën prej 800 euro, që të ndikojë te zyrtarët e drejtorisë së shkollës, që t’i lëshohej një diplomë e falsifikuar si dëshmi për t’u avancuar në vendin e punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjithashtu, i akuzuari ka qenë edhe profesori i Gjimnazit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu” në Drenas, Rrahim Elshani, i cili më 21 mars 2019, është dënuar me dy vjet burgim me kusht, pasi paraprakisht kishte pranuar fajësinë për tri vepra penale ushtrim të ndikimit, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie të ryshfetit.

Pranimin e fajësisë ai e kishte bërë në seancën që ishte mbajtur më 19 mars 2019.

Për veprën e parë, ushtrim i ndikimit, ai është dënuar me një vit burgim, për falsifikim të dokumenteve zyrtare është dënuar me nëntë muaj burg, ndërsa për veprën e tretë, atë të dhënies së ryshfetit është dënim me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli ka thënë se konform nenit 80 të KPRK-së, gjykata për të gjitha këto vepra penale i shqipton dënimin unik, në kohëzgjatje prej dy vjetësh burgim, i cili dënim atij nuk do t’i ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej dy vjetësh ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

Elshani akuzohej se gjatë vitit 2015, si profesor i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, në Drenas, kishte pranuar ofertën për përfitim pasuror, në atë mënyrë që pas bisedës me të pandehurin Enver Franca, kishte pranuar ofertën në para në shumën prej 800 euro, që të ndikonte te zyrtarët e drejtorisë së shkollës së mesme profesionale “Fehmi Lladrovci”, në Drenas, që t’i lëshohej një diplomë e falsifikuar në emër të Enver Francës.

Gjithashtu, ai akuzohej se kishte shënuar të dhënat të pavërteta në emër të Fatime Morinës, kinse kishte qenë e regjistruar në gjimnaz, drejtimi matematikor-natyror.

Mbahet seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”

Periskopi.com Lajme

Sot vazhdon seanca përfundimtare në procesin gjyqësor i njohur si “Syri i Popullit”.

Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” ka filluar dje dhe do vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.

Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.

​Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

Periskopi.com Lajme

Sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Nga Zyra e avokatit Ramiz Krasniqi thonë se Ramabaja po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

Ata thonë se në fjalën e tij në seancë, Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar.

Po ashtu edhe vet avokati Ramiz Krasniqi thotë se do t’i bëjë të njohura të gjitha faktet që dëshmojnë se i akuzuari po mbahet në burg sipas një akuze të sajuar e të motivuar politikisht.

Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

Periskopi.com Lajme

Sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësor kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqet vet i akuzuari, Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Nga Zyra e avokatit Ramiz Krasniqi thonë se Ramabaja po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

Ata thonë se në fjalën e tij në seancë, Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar.

Po ashtu edhe vet avokati Ramiz Krasniqi thotë se do t’i bëjë të njohura të gjitha faktet që dëshmojnë se i akuzuari po mbahet në burg sipas një akuze të sajuar e të motivuar politikisht.

Nis seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq

Periskopi.com Lajme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca e parë shqyrtuese për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra më 16 janar të 2018-ës para zyrë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 2 dhjetor të këtij viti ndaj gjashtë personave që dyshohet se morrën pjesë në vrasjen e Ivanoviqit.

Të akuzuarit janë e Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara.

Kryetar i trupit gjykues në këtë çështje penale është gjyqtari special Valon Kurtaj, ndërsa Prokurori Special është Blerim Isufaj.

Oliver Ivanoviq mëngjesin e 16 janarit u qëllua me pesë plumba në hyrje të selisë të partisë.

Ish lideri i serbeve të Kosovës fillimisht është gjetur i plagosur nga disa nxënës që po shkonin në shkollë.

Më pas është lajmëruar për rastin edhe Policia e Kosovës.

Shikoni reagimet: Deputetja shkon në parlament gjysmë e zhveshur

Periskopi.com Lajme

Viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur plot me ngjarje dhe zhvillime të forta. Një prej politikaneve që ka ndezur më së shumti debate në 2019, ka qenë edhe 43-vjeçarja, Paulinja Da Silva

Politikania shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur gjatë ceremonisë së betimit në parlamentin e Brazilit, në muajin shkurt.

“Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

Deputetja 43-vjeçare, Paulinja Da Silva, nënë e dy fëmijëve tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.

Ajo i akuzoi qortuesit se komentet dhe kërcënimet e tyre vinin për shkak të kulturës “maço” dhe seksiste të vendit, e bazuar në paragjykime.

Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi.

Veseli: Të krijohen institucionet, mos krijoni kriza artificiale (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se pret që sa shpejt të krijohen institucionet dhe ka uruar konstituimin e Kuvendit sonte, transmeto Periskopi.

Tutje Veseli ka bërë thirrje ndaj fituesve të zgjedhjeve që të mos krijojnë situata krize dhe të mos polarizohen qytetarët në këtë rast.

”Jam falenderues prej gjithë qytetarëve, deputetëve në dy legjislaturat  e kaluara. Sot është konstitu Kuvendi i ri,  ju uroj të gjithë qytetarëve tanë. Shpresojmë që dita  e sotshme do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve. Jemi shtet, i ri, janë normale rotacionet demokraite. Kryesore nuk duhet t’i polarizojmë qytetarët tanë dhe të krijojmë kriza artificiale, sic është marrja  e pagave deri në shkurt.’’/PERISKOPI/

🔴 LIVE: Veseli në konferencë pas seancës së Kuvendit

Gepostet von Periskopi am Donnerstag, 26. Dezember 2019

 

 

​Zaev tregon kur do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

Periskopi.com Lajme

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në emisionin “Magazina Ekonomike”, që transmetohet në Alsat.

Sipas Zaev, procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet.

“Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të fillojë zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar, shkurt, mars, këto janë tre muajt e parë të vitit do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, tha kryeministri Zaev.

Ramush Tahiri tregon se cila është procedura e seancës së sotme konstituive

Periskopi.com Lajme

Pasditen e sotme do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Tashmë që nuk kemi marrëveshje mes dy partive të para, VV-LDK, në seancën konstituive mund të shohim vetëm betimin e deputetëve dhe jo zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët për mungesë votash.

Procedurat e seancës së sotme i sqaron për KosovaPress analisti politik Ramush Tahiri, e që sipas tij cilit seanca konstituive pritet të kryhet brenda ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë.

“Në mbledhje jepet betimi i deputetëve që të mund të fillojë mbledhja. Pas betimit kalojnë në trupat zgjedhor të Kuvendit. Pastaj caktohet kryesuesi, deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu. Së pari vjen propozimi për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje që do të votohet në parim, nëse merr 61 vota e merr pozitën. Pastaj kalohet në pjesën e nënkryetarëve, dy nënkryetarë shqiptarë, dy nënkryetarë të komuniteteve. Por mbledhja konstituive duhet të kryhet brenda asaj dite. Aty nuk ka mbivotim, aty janë të ditura kujt çka i takon. Partisë së parë një kryetar në nënkryetar, partisë së dytë një nënkryetar tani partive minoritarëve 2 e kështu me radhë”, thotë Tahiri.

Tahiri thotë se e drejta e propozimit për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa tregon edhe manovrimet politike që mund të ndodhin gjatë seancës.

“Tash nëse nuk fiton vota propozimi i Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit, mbledhja shkon në pushim, pastaj kur janë votat vjen propozimi prapë. Propozimi mund të jepet pafundësisht deri sa të zgjidhet, sepse askush nuk ka të drejtë me Kushtetutë, me ligj, me rregullore përveç Vetëvendosjes me dhënë propozimin për kryeparlamentar”, kishte deklaruar Tahiri.

​Sot seanca konstituive e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë që dy partitë për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, sot pasdite do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Konform vendimit të presidentit, edhe kryesia e Kuvendit konfirmoi se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet prej orës 15:00.

Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani, që të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Po ashtu janë përcaktuar edhe ulëset për grupet parlamentare.

Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar që është Vetëvendosje do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë e që është LDK në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë që është PDK në anën e majtë të kryesuesit.

Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet në vijim.

VV-LDK pa marrëveshje – Si pritet të rrjedhë seanca e nesërme

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje para seancës konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të enjten, me 26 dhjetor.

Mbështetur në këtë fakt, pritet që seanca e parë e Legjislaturës së shtatë të mos ketë rrjedhë normale, pasi LV-ja si partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit, e të cilës me Kushtetutë i takon ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka pak gjasa që ta bëj këtë gjë.

Si rrjedhojë, kryesuesi i seancës parashihet të jep pauzë derisa LV-ja të dalë me propozim. Kjo mund të zgjasë me orë, ditë, javë apo muaj, pasi nuk ka kurrfarë kufizimi në kohë.

Pa u zgjedhur kryetari, nuk mund të zgjidhen nënkryetarët, e pa zgjedhjen e Kryesisë së re të Kuvendit, nuk mund të konsiderohet se është konstituar legjislatura e re.

Kështu të paktën thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë.

“…Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstituive, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2), në lidhje me nenin 64 (1), të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë aktgjykim”, thuhet në këtë aktgjykim të vitit 2014, atëherë kur edhe ishte kontestuar zgjedhja e Isa Mustafës kryetar i Kuvendit.

Në një rrethanë kur seanca konstituive është e papërfunduar, as presidenti nuk pritet ta thërras partinë që ka dalur e para në zgjedhje për ta dhënë propozimin për kryeministër të ri.

Por, ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në komentarin e tij për Kushtetutën i jep të drejtën presidentit që ta mandatoj kandidatin për kryeministër, posa të jenë betuar deputetët e legjislaturës së re, shkruan AktivPress.

“Zgjedhjet parlamentare për Kuvend konsiderohen të përfunduara, apo të certifikuara, kur ato të jenë certifikuar nga organi kushtetues përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, pas përfundimit të cilitdo proces gjyqësor të rregullt dhe eventualisht pranë Gjykatës Kushtetuese mbi rregullsinë zgjedhore, dhe pasi që të jenë shpërndarë dhe pranuar mandatet e deputetëve (duke përfshirë momentin e betimit të tyre). Kur ky moment kohor të ketë arritur, presidenti i republikës, sipas detyrimit të Nenit 95.1, obligohet që të propozojë kandidatin për kryeministër”, thuhet në komentar.

Pavarësisht këtij interpretimi, është aktgjykimi ai që merret parasysh.

Duke qenë kështu, pa një Kuvend të konstituar, vendi futet në krizë instiucionale, e cila mund të shpije në bllokadë të tërësishme financiare të shtetit pas dy mujave të parë të vitit të ardhshëm.

Veç tjerash, pa një Kuvend të konstituar nuk mund të shkohet as në zgjedhje të reja.