Tag: Seattle Sounders

Gjëra që ta ngrohin zemrën: Tetë-vjeçari pacient i leukemisë luajti kundër Borussia Dortmundit
Seattle Sounders kundër Borussia Dortmundit mund të ketë qenë një ndeshje normale parasezonale për shumicën prej nesh, por përballja i dha tetë-vjeçarit Bheem Goyal një eksperiencë të cilën ai kurrë nuk do ta harrojë.
Fatkeqësisht, Bheem vuan nga sëmundja e leukemisë, por pati mundësinë të startonte në portë për Sounders, transmeton Periskopi.
Skuadra nga Major League Soccer ka partneritet me fondacionin “Make A-Wish”, që është një organizatë ndërkombëtare që punon për të plotësuar dëshirën e fëmijëve nëpër botë.
Fondacioni ndihmoi Bheem të kontaktojë me Sounders, klub i cili lejoi të riun të luante kundër gjigantit nga Bundesliga.
Çfarë gjesti brilant.
Bheem e gjeti veten në të njejtën fushë me Mario Gotzen, Julian Weigl dhe Paco Alcacer.
Dhe ai kompletoi një pasim, pas pas fillimit të ndeshjes, para se të zëvendësohej nga portieri i Sounders, Stefan Frei. /Periskopi.com/
Eight-year-old Bheem Goyal, who is battling cancer, started in goal for Seattle Sounders v Borussia Dortmund last night ?
We’re not crying, you are ?pic.twitter.com/KGOzrTURC4
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 18, 2019