Pamje të rënda të futbollistit 23-vjeçar i cili e dhunoi mizorisht të dashurën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti 23-vjeçar i Boka Zhuniors, Sebastian Villa, akuzohet nga e dashura, për dhunë barbare në shtëpi. Daniela Kortes, postoi një video në rrjetet sociale për t’i treguar lëndimet  e shumta që kishte marrë në fytyrë dhe në trup nga dhuna e ushtruar nga futbollisti.

unnamed

Pasi ajo i bëri publike këto video, një ish e dashur tjetër e futbollistit i doli asaj në mbrojtje, duke thënë se edhe ajo ishte abuzuar nga Villa.

407

Ndërkohë së fundmi nuk ka munguar reagimi edhe i klubit argjentinas të Boka Zhuniors, ku nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare tha se është në kontakt me përfaqëuesit e Villas dhe policinë në tentim për ta gjetur të vërtetën në këtë incident.

“Boka Zhuniors raporton se tashmë është në kontakt me avokatët e lojtarët dhe përfaqësuesit e tij në tentim për ta eksploruar këtë episod dhe për t’i marrë masat përkatëse. Që nga tani, klubi është në dispozicion të policisë në mënyrë që të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar për zbardhjen e këtij rasti, në pajtim me përkushtimin tim në çdo problem të të drejtave të njerit dhe pabarazisë gjinore”, thuhet në deklaratën e klubit.