Zyrtare: Plaku te Llapi

Periskopi.com Sporti

Llapi i ka siguruar shërbimet e njërit ndër sulmuesve më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare, Sebino Plaku.

Plaku do jetë risia e radhës e klubit për edicionin e ri 2019/20, transmeton Periskopi.

Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë.

Image

Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë.

Ka një karrierë shumë të ndritshme.

Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë(27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza (13 gola).