Nëna e 11-vjeçarit të vrarë: Kurrë mos e lëshoni nga burgu Sefedinin, edhe nëse del, ka me e lanë sakat

Periskopi.com Lajme

Makfire Ilazi, nëna e 11-vjeçarit të vrarë në Fushë-Kosovë ka bërë thirrje ndaj organeve të drejtësisë që kurrë mos të lëshojnë nga burgu 20-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e djalit të saj, raporton Periskopi.

‘’Kurrë mos me ia falë, e kurrë për jetë mos me lëshu prej burgut. Shpirti po do me më lëshu. Edhe nëse del prej burgut, unë kambën ka me ia thy ka me lanë sakat. Sakat ka me u kanë. Kurrë e për jetë mos e lëshoni prej burgut’’, tha ajo në Frontal.

Ajo thotë se askënd s’e ka në mbështetje, duke kërkuar ndihmë.

‘’Se kam askënd, une. Veç Zotin. Më ndihmoftë dikush, faleminderit. S’kam kah me ia mbajt tash. Burri më ka dekë, baba i këtij djalit të vrarë’’, tha ajo.

Fëmija i komunitetit ashkali, të enjten e kaluar u gjet i vdekur në një kontejner në Fushë-Kosovë, i mbuluar me jorgan. Si i dyshuar është marrë një 20-vjeçar rom, ndaj të cilit ka masë paraburgimi prej 1 muaji./PERISKOPI/