Haradinaj: Vepra e Sejdi Krasniqit do të kujtohet gjatë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se vepra e Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK, do të kujtohet gjatë.

“Një luftëtar trim dhe ushtar i zoti, humanist që e vuri vetën në rrezik shumë herë për të shpëtuar jetët e të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe ushtarëve të Komandant Krasniqit! U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Ndërron jetë komandanti i FSK’së (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit në FSK ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga të afërm të tij.

“Komandant Sejdi Krasniqi.

Shpejt na ike,te njoha ne ditet me te veshtira te jetes.

Ishe shum i afert me neve te rinjet ne luft.

Prehu ne paqe,po ndahesh nga Veteranet dhe ushtaret e Kosoves per tu bashkuar me Deshmoret.

Lavdi qoft vepra jote, ngushllime shokve dhe famlijarve”, ka shkruar njëri nga ish-bashkëluftëtarët e tij në luftë.