Në listën e LDK-së mungojnë edhe Mustafa e Sejdiu

Periskopi.com Lajme

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë.

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi tha se lista përmban 110 kandidatë për deputetë.

LDK dorëzoi listën e saj me kandidatët e saj për deputetë, listë me 110 emra që i prin Vjosa Ismani dhe besoj që do prijmë dhe do të dal me fitore”.

Dushi konfirmoi se Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu nuk janë në këtë listë ku për këtë të fundit tha se nuk ka shprehë dëshirë të jetë pjesë e listës.

“Kemi qenë te hapur për propozime nga të gjitha vendet, Fatmir Sejdiu s’është ne listë pasi nuk ka shprehë dëshirë. Isa mustafa nuk është në listë”, tha ai.

Sejdiu-VV’së: Ose merreni iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, ose po e marrim ne

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë-socialdemokrate, Dardan Sejdiu ka ftuar LDK e VV që ta iniciojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj ose të i japin PSD-së nënshkrimet dhe ta inicojnë mocionin.

Sejdiu thotë se LDK dhe LVV të i thërrasin në tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim.

“Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi”, ka shkruar Sejdiu duke aluduar në deklaratat e deputetëve të VV-së.

Sejdiu: Për deputetët kampionati botëror më i rëndësishëm se Kuvendi

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me kërkesën për t’u ndërprerë punimet për shkak të mungesës së deputetëve.

Korab Sejdiu nga LDK-ja, kërkoi që seanca të ndërpritet për shkak të mungesës së deputetëve dhe për të vazhduar për të hënën.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se janë gjashtë pika të rendit të ditës që mund të vazhdojnë seancën.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, tha se vazhdimi i debatit me 20 deputetë është goxha qesharak.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja, tha se për deputetët si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës.

“Pesëdhjetë minuta më vonë pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, por si duket kampionati botëror po bëhet më i rëndësishëm se Kuvendi i Kosovës. Është për këqyrje me 50 minuta vonesë diskutojmë a të vazhdojmë apo jo“, tha ai.

Bilall Sherfi tha se sikur të ishte vetëm futbolli, i bie që asnjëherë deri thash nuk janë ndërprerë seancat për shkak të mungesës së deputetëve.

“Pra nuk është arsyeja futbolli, së paku unë kështu e shoh se nga 27 sa ka LDK, veç Korabi qenka këtu, kjo i bije që LDK krejt futbollista”, tha ai.

Seanca përfundojë për të vazhduar të hënën.