Amerika thotë se ka shumë prova që tregojnë se koronavirusi ka rrjedhë nga laboratori

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo deklaroi sot se ka shumë prova që koronavirusi të ketë origjinën nga një laborator në Wuhan dhe jo nga tregjet aty pranë.

“Ka prova të mjaftueshme që koronavirusi filloi atje. Ne kemi thënë që nga fillimi se virusi kishte origjinën në Wuhan,” tha Pompeo për televizionin ABC.

Sidoqoftë, ai nuk tha drejtpërdrejt nëse mendonte se virusi ishte lëshuar qëllimisht.

Pompeo shtoi se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në qëndrimin e inteligjencës amerikane që koronavirusi nuk ishte krijuar nga njerëzit dhe se virusi nuk ishte modifikuar gjenetikisht.

Ai tha se pala kineze nuk lejon qasje në informacione me rëndësi dhe se kjo nuk është hera e parë që bota është ekspozuar ndaj viruseve për shkak të asaj që ai e përshkroi si “dështime në funksionimin e laboratorëve kinezë”.

​Pompeo: Kina po përpiqet ta fajësojë SHBA për koronavirus

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një intervistë telefonike me diplomatin e lartë kinez Yang Jiecchi, sot përcolli kundërshtime të forta të SHBA-së për atë që ajo konsideron përpjekjet e Kinës për të zhvendosur fajin për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, njofton Departamenti i Shtetit.

Në intervistën telefonike me Yang Jiechi, drejtor i Zyrës së Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës, Pompeo theksoi se nuk ishte koha për të përhapur dezinformata dhe thashetheme të tmerrshme, thuhet në deklaratë.

Shqiptarët i marrin “shpirtin” Mike Pompeo-s, se lënë as të ushqehet: Të gjithë në garë për ta takuar

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësit kryesorë të politikës shqiptare ndodhen në Washington për takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, e padyshim më kryesori ndër ta sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë kryer “misionin” për të takuar zyrtarin e lartë amerikan. Duke lënë pas “mëritë” e së kaluarës, sidomos të presidentit Meta, që është treguar më shumë se i ashpër me faktorin ndërkombëtar, përfshirë pa dyshim edhe atë amerikan, një foto me Pompeon “shuan gjakrat” e dikurshëm.

Madje ia kane marre “shpirtin”, duke mos e lene as qe te ushqehet, teksa me radhe, presidenti Meta dhe me pas ish kryeministri i Kosoves Haradinaj kane shkuar dhe i jane ulur afer.

Askush nuk mund të flasë për gjendjen emocionale të Ilir Metës në momentin e takimit me Pompeo, kur jo shumë muaj më parë, Matthew Palmer ishte shënjestra e tij.

Të qeshur dhe të lirshëm kreret e politikës shqiptarë nxituan dhe u vunë në radhë jo vetëm për një takim, por edhe për ta publikuar foton e shprepur me po aq nxitim në faqet e tyre zyrtare në facebook.

Dhe po me shpejtësinë e dritës autorizuan zyrat e tyre të shtypit t’ia përcjellin medias ende pa u dalë “ngazëllimi” për suksesin e arritur. Dhe e shesin një takim të tillë me aq shumë rëndësi, a thua se do të jetë “karta” e së ardhmes politike.

Vetëm me pak njohuri diplomatike është lehtësisht e kuptueshme se takime të tilla, e mbi të gjithë fotot me personalitete të Departamentit Amerikan të Shtetit janë për kortezi dhe nuk shprehin në asnjë rast përkrahje politike.

Pompeo: Assange do të ekstradohet në SHBA

Periskopi.com Lajme

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo shprehur sot besimin se Britania e Madhe do të ekstradojë themeluesin e WikiLeaks Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i akuzuar për spiunim, pavarësisht se për këtë vepër mund të marrë dënimin me vdekje.

“Ne tashmë kemi bërë kërkesën, kështu që ai do të ekstradohet në SHBA,” tha Pompeo për mediat e Ekuadorit, gjatë vizitës që bëri në këtë shtet.

Ai nuk deshi më tej të komentojë rastin, por shtoi se administrata e SHBA-së beson se njeriu që, siç tha, ekspozoi dhe kërcënoi jetën e ushtarëve amerikanë, duhet të dënohet.

Seanca dëgjimore për ekstradimin e mundshëm të Assange në SHBA do të mbahet në Londër kah fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.

Assange aktualisht ndodhet në një burg të Londrës, ku shërben dënimin prej 50 javësh për shkak të shkeljes së kushteve të kaucionit, pasi që ka kaluar 7 vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në mënyrë që të shmangë ekstradimin në Suedi, ku akuzohet për dhunim.