E dhimbshme: Vdes nëna e ikonës së futbollit gjilanas

Periskopi.com Sporti

E shtuna e 30 majit ka qenë e kobshme për familjen Osmani nga Gjilani, me ç’rast kanë humbur anëtarën e tyre më të dashur, Fatime Osmanin, shkruan Gazetasheshi.com.

Fatime Osmani, ishte nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan dhe gjithë Kosovën.

Selami Osmani, i cili kishte ndërruar jetë disa vite më parë, njihet ndryshe si president historik i Klubit Futbollistik “Drita”, klub me të cilin fitoi titullin e parë në histori të klubit dhe Kupën e Kosovës.

Në mesin e shumë figurave emblematike në vend që kanë shkruar dhe kanë shprehur ngushëllime për familjen Osmani, ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, ish kryeministri Haradinaj.