Masakra në Selenicë, pas vrasjes autori filmoi kufomat dhe videon ia nisi kushëririt

Periskopi.com Lajme

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ritvan Zykaj.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia.

Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo. Një tjetër element që vë në pikëpyetje shëndetin e tij është sjella e tij pas krimit. Ai nuk u vetëdorëzua, por si një triumfator nisi komunikimet në rrjetin social, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë.

Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat. Pas vrasjes autori filmoi viktimat Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes ka vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Ai nga frika e ka fshirë videon menjëherë sapo e ka parë. I terrorizuar i ka thënë nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Mësohet se autori nuk i ka shkruar asgjë. Olardio Hoxha, 19-vjeçar, i ka treguar të gjitha këto në Polici, pasi ka qenë i pranishëm edhe ai me të ëmën te dreka ku ndodhej autori para krimit bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Bashkia Selenicë merr vendim: E hëna ditë zie, 12 mln lekë për familjet e viktimave (Dok)

Periskopi.com Lajme

E hëna u shpall ditë zie në Selenicë, ku dje, në fshatin Resulaj të kësaj bashkie, u shënua një tragjedi e vërtetë me 8 të vdekur nga dy familje, me gra dhe fëmijë.

Këshilli bashkiak i Selenicës e shpall ditë zie të hënën, në një mbledhje urgjente ditën e sotme, që nisi me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të familjes Zykaj.  Në këtë mbledhje u mor gjithashtu vendimi që shpenzimet e varrimit të viktimave do të mbulohen nga Bashkia e Selenicës prej 1.200.000 lekësh

Trupat e pajetë të tetë viktimave të masakrës së 24-vjeçarit Ridvan Zykajt  mbërritën sot në shtëpitë e tyre nga ku do të përcillen për në banesën e fundit.

Zia është hapur në tre shtëpi, në shtëpinë ku jetonte Demir Zykaj 75 vjeç dhe Perie Zykaj 72 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, në shtëpinë e dy djemve të çiftit të të moshuarve Besim Zykajt dhe në shtëpinë e Azem Zykajt. Besim dhe Azem ishin djemtë e Demirit. Të dy i vrau bashkë me bashkëshortet dhe dy fëmijët, Sarën 17 vjece, dhe Ledionin 6 vjec.

Kujtojmë se autori i masakrës u arrestua sot nga policia por gjatë dëshmisë së tij nuk ka shfaqur pendesë për krimin e 8-fishtë.

 

Masakra me 8 viktima: Bashkia e Selenicës në mbledhje të jashtëzakonshme, ja çfarë vendoset

Periskopi.com Lajme

Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka pnalifikuar te mbaje një mbledhje të jashtëzakonshme. Gazetarja e “Panorama” raporton nga Selenica, se Këshilli Bashkiak do të mblidhet jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës.

Mësohet se do të vendoset akordimi i një fondi të posacëm që do të mbulojë shpenzimet e ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj.

Po ashtu, Bashkia do të vendosë për shpalljen e tre ditëve zije në nderim të viktimave të pafajshme. Mesohet se 5 nga viktimat e mbremshme kane qene me ndihme sociale nga Bashkia e Selenices per shkak te veshtiresive.