Në këtë qytet, 150 vjet më parë, u vendos semafori i parë në botë

Periskopi.com Lajme

Semafori i parë në botë që gjendet në Londër i ka bërë 150 vjet.

Sipas BBC, semafori i parë u vendos  në vitin 1868 para  Pallatit Ëestminster.

Deri në këtë vit të gjitha rrugët, kryqëzimet dhe rregullat në trafik janë kryer nga policët.

 

Barazi gjinore dhe seksuale në semaforë

Periskopi.com Lajme

Pas Hamburgut dhe Flensburgut në Gjermani edhe qyteti i Frankfurtit në këtë shtet ka vendosur që shenjat e zakonshme të trafikut për këmbësorë të zëvendësohen në dhjetë semaforë të qytetit përgjithmonë me sinjale që tregojnë një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore.

Mbi ta shkëlqen edhe një zemër e vogël.

Po në Frankfurt gjatë fundjavës zhvillohet parada e LGBT-ve, Christopher Street Day.

Në të pritet të marrin pjesë rreth 100.000 vetë.

E ngarkuara për integrimin pranë bashkisë Sylvia Weber tha se “çiftet homoseksualë dhe lezbike të semaforëve kanë një fuqi të lartë simbolike, ato janë një shenjë kundër përjashtimit dhe diskriminimit dhe pro barazisë dhe pranimit”.

Ato tregojnë se sa e rëndësishme është politika e barazisë.