Senati i UP-së nesër vendos për profesorin që pretendohet se ngacmoi seksualisht studenten

Periskopi.com Lajme

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nesër do të mbajë mbledhjen e rregullt dhe në rend dite për diskutim janë 9 tema.

Si pikë e rendit të ditës është edhe marrja e vendimit për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës sipas propozimit të njësive akademike dhe pas shqyrtimit nga KQSD.

Senatorët do të shqyrtojnë raportin e Komisionit të Ankesave dhe Parashtresave të Senatit të datës 17 dhjetor 2018, ku mes tjerash do të shqyrtohen edhe ankesat sipas vendimeve të Inspektoratit të Punës për kandidatët Aida Loshaj dhe Milaim Sejdini nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili u akuzua nga një specializante me pretendimin se u ngacmua seksualisht nga ai.

I kontaktuar nga KALLXO.com, avokati Durim Osmanaj ka thënë se Inspektorati i Punës ka vendosur që të aprovojë ankesën e profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Milaim Sejdinit.

Ai gjithashtu tha se në mbledhjen e nesërme të Senatit presin që të respektohet vendimi i Inspektoratit. /Kallxo.com