Mbi 230 serbë marrin paga pa punuar

Periskopi.com Lajme
Serbët e veriut janë të punësuar në institucionet kosovare. Ata paguhen nga buxheti i Kosovës, por nuk shkojnë në punë. Arsyetohen se po ndihen të rrezikuar nga bashkëkombësit e tyre.

Sipas zyrës së auditorit, ata nuk po respektojnë orarin edhe pse pagat i marrin ashtu sic është paraparë në kontratat e tyre

“Nuk ishin paraqitur në punë ashtu sic e kërkojnë kontratat e tyre, përderisa institucionet përkatëse kanë kryer pagesat për pagat e tyre”, është thënë nga Zyra e Auditorit.

Serbët në veri protestojnë ndaj aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Serbët në veri protestojnë ndaj aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës

Kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, iu ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave në veri që të protestojnë sot ndaj aksionit të djeshëm të njesisë speciale në këtë territorr.

Kujtojmë se nga aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës, janë arresutar 19 persona, disa prej tyre në veri dhe disa në Drenicë.

Personat e arrestuar dyshohen për krim të organizuar, kontrabandë, etj.

? LIVE: Protesta e serbëve në veri

Posted by Periskopi on Wednesday, 29 May 2019

 

Vuciq: Kosova po ua pamundëson jetës serbëve në veri, me taksën 100 për qind ndaj produkteve tona

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, po vazhdon të ankohet gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ndër tjerash përmendi edhe taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nga Kosova.

“Me këtë vendim po pamundësojnë jetesën e serbët e Kosovës, duke u pamundësuar të bëjnë tregti dhe të përfitojnë para, të blejnë mallra për spitale etj”, tha Vuciq.

Revoltohen serbët e veriut, ja çka bëjnë në shenjë inati për formimin e Ushtrisë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Terrasat e banesave dhe dyqanet në veri të Mitrovicës janë mbuluar me flamuj të Serbisë.

Kjo për të shprehur kundërshtinë lidhur me transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Votimi i ushtrisë në seancën e nesërme i ka prekur serbët të cilët banojnë në këtë pjesë, të cilët edhe po protestojnë kundër bërjes së Kosovës me ushtri.

Siç shihet në këto pamje, terrasat dhe dyqanet në pjesën veriore të Mitrovicës janë dekoruar me flamuj të Serbisë.

Vendosja e këtyre flamujve është edhe kundërpërgjigje për vendosjen e flamujve të Amerikës që u vendosën në komunat e Kosovës./Indeksonline

Bahtiri: I garantoj serbët në Mitrovicë, nuk do të mbeteni pa bukë (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal se ka inicuar ndryshimit e ligjit për kufijtë administrative të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës. Në fjalën e tij para asambleistëve, Bahtiri ka thënë se asnjë serb në Mitrovicë, nuk duhet të ketë frikë se do të mbetet pa bukë.

Ai ka thënë në fjalën e tij se nuk sheh zgjidhje tjetër, pas vendimeve që ka marrë Goran Rakiq në veri për dorëheqje me gjithë stafin e tij qeverisës.

“Zoti Rakiq jo që e ka dëmtuar pjesën e veriut, por e ka dëmtuar edhe pjesën e jugut, për shkak se mosdefinimi i pikave administrative, nuk mundet komuna të marrë vendime për plane 5 vjecare.Në fund krejt, me vendimet q ëjanë marrë në pjesën e veriut, me dorëheqje, nga kryetari, duke shuar komplet strukturën. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, mu kanë drejtuar që të inicion, këtë që kemi para juve, që të kërkoj nga Qeveria e Kosovës, të inicioj këtë ligj, për ndryshimin e nenit Kjo ma ka bërë të qartë se duhet me marrë diçka në këtë drejtim dhe unë ju kam drejtuar juve si asambleistë që jeni fuqiplotë, për të marrë një vendim të tillë. Sa i përket kërkesës së serbëve në very se gjoja janë mbetë pa bukë e pa barna, i garantoj se asnjë qytetar i Mitrovicës nuk do të mbetet i uritur e as pa barna. Komuna e Mitrovicës me seli në Mitrovicë – më ndryshimin e këtij neni, arrihet bashkimi i Mitrovicës, kam propozuar të fshihet neni 3, paragrafi 3, neni 5 paragrafi 4 dhe neni 7 e neni 8 të hjeket në tërësi. Kërkoj mirëkuptim që kjo kërkesë të miratohet nga ju dhe t’i dërgohet qeverisë”, ka thënë veç tjerash Bahtiri në fjalën e tij./Periskopi/

?Live: Seanca e jashtëzakonshme për bashkimin e Mitrovicës

Posted by Periskopi + on Friday, 30 November 2018

Policia: Protestat e sotme të serbëve ishin të qeta

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovë me një kumtesë për medie i ka vlerësua të qeta demonstratat e sotme të serbëve në disa vende në Kosovë. 

Kjo është kumtesa Policisë:

Lidhur me protestat e mbajtura sot në disa lokacione të ndryshme të vendit si, në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestave.

Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në Veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.

Vlen të potencohet se protestat kanë qenë të qeta dhe pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve

Serbia investon mbi 2.5 milionë euro për ndërtesa banimi për serbët e veriut

Periskopi.com Lajme

Kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, i cili të mërkurën ka dorëzuar kontratat për 24 banesa, për të cilat qeveria e Serbisë ka investuar 57 milionë dinarë (518 mijë euro), ka thënë se janë siguruar edhe 226 milionë dinarë ose mbi 2 milionë euro edhe për 6 njësi banesore, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar të investojë në veri të Mitrovicës në ndërtimin e objekteve të larta të banimit për të siguruar strehim për familjet serbe me probleme të strehimit,  për çifte të sapokurorëzuara, për familje të zhvendosura në Serbi dhe për kuadër deficitare.

Deri më tani në këtë vit qeveria e Serbisë nëpërmes Zyrës për Kosovën ka investuar 57 milionë dinarë (518 mijë euro) për 24 banesa, ndërsa deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe 80 banesa. 24 banesa të reja janë ndërtuar në “Lagjen e Boshnjakëve” me qëllim që të popullohen me serbë për t’ia ndryshuar strukturën etnike kësaj lagjeje, në të cilën kryesisht jetojnë shqiptarë dhe boshnjakë.

 

Janjiq: Serbët e veriut kanë palosur valixhet, ata e dinë se ndarja nënkupton luftë

Periskopi.com Lajme

Drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka thënë se ndarja eventuale ose këmbimi i territoreve do të shkaktonte një eksod të serbëve nga veriu i Kosovës.

Janjiq ka thënë se “politikanët serbë nuk i kuptojnë serbët kosovarë. Ata në fakt nuk e dinë se çfarë në praktikë do të thotë ndarja.

“Ajo do të thotë rritje e mundësisë për konflikt. Kjo nuk është gjë e thjeshtë. Serbët nga veriu tashmë kanë filluar t’i palosin valixhet, ata shumë mirë e dinë se konfliktet vijnë kur ndahen ose kur këmbehen territoret”, ka thënë për “Danas” Dushan Janjiq.

Ai ka sqaruar se realizimi i kësaj dëshire të autoriteteve serbe për ndarje ose këmbim është krejtësisht jo real.

“Këmbimi ose ndarja e territoreve shpie në mundësi të luftës pa marrë parasysh marrëveshjet e mundshme. Dhe për këtë arsye, as Amerika dhe as BE-ja nuk do të pranojnë. Kjo nuk do të ndodhte sikur Serbia dhe Kosova, përkatësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ishin anëtarë të NATO-s. Pasi nuk është kështu, tregimet për ndarje këmbim janë krejtësisht të pavërteta”, ka shtuar  Janjiq.

 

Vetëm 4,2 për qind e serbëve përkrah njohjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ndërsa ndarjen e Kosovës në pjesën serbe e shqiptare e mbështet një e treta e të anketuarve, çdo i dyti qytetar i Serbisë konsideron se duhet të shpallet referendum në lidhje me zgjidhjen përfundimtare për Kosovën. Kështu tregon një sondazh i kryer nga Mendimi i Ri Politik Serb, raporton e përjavshmja e Beogradit, “Vreme”.

Për referendum janë deklaruar 49,4 për qind e të anketuarve, kundër 34 për qind, kurse pa qëndrim ishin 16,6 për qind e tyre.

Sipas këtij sondazhi 71,5 për qind e të anketuarve është kundër dhënies së pëlqimit që pranimi i Kosovës në OKB të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, 12 për qind janë për, kurse 16,5 për qind nuk kishin përgjigje.

Hulumtimi i kryer nga data 12 deri më 19 korrik tregon se për shtyrjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës “për një kohë më të mirë” janë 43 për qind e qytetarëve, ndarjen në pjesën serbe e shqiptare të Kosovës e mbështet një e treta e qytetarëve, përkatësisht 33,4 për qind e të anketuarve, 19,4 për qind ishin pa përgjigje, kurse 4,2 për qind mendon se duhet të pranohet pavarësia e Kosovës, transmeton Koha.net

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të drejta të njëjta me serbët e veriut të Kosovës (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, në takimin e mbajtur sot në Bujanoc, ka miratuar deklaratën e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në kopjen e deklaratës politike, të cilën e ka publikuar portali Presheva.com, ndër tjera thuhet se “Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë”.

Në këtë deklaratë politike kërkohet realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ngritja substanciale e monitorimit të vazhdueshëm të Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës ë shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimit të parimit të reciprocitetit, me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Tutje thuhet se pa zgjidhjen e këtyre të drejtave, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Kosoës e Serbisë.

Nga 68 këshilltarë shqiptarë sa kanë gjithsej Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Kuvendin e  Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës morën pjesë 50 këshilltarë.