Dorëzohet një person në polici, thotë se është vrasësi i vëllait të Serge Aurier

Periskopi.com Sporti

Një burrë është paraqitur në një stacion policor në Francë dhe e ka pranuar se e ka vrarë vëllanë e futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier. Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia franceze.

Cristopher Aurier, 26-vjeçar, vdiq në spital pasi ishte gjuajtur me armë zjarri në bark jashtë një klubi nate në Toulouse të Francës, në orët e hershme të së hënës.

E përditshmja franceze La Depeche raportoi se një zënkë lidhur me një vajzë mund të ketë qenë shkaku që çoi deri te gjuajtja me armë.

Christopher Aurier kishte qenë edhe vetë futbollist, madje në moshën e tij të hershme ishte parë si talent më premtues sesa vëllai i tij Serge, i cili është një vit më i madh. Të dy ata kishin luajtur në akademinë e klubit Lens.

Por, përderisa Serge vazhdoi duke luajtur për Paris Saint-Germainin dhe Bregun e Fildishtë para se të kalonte te Tottenhami në Premierligë në vitin 2017, Christopher nuk arriti të gjejë vend te ndonjë klub elitar dhe këtë sezon kishte qenë duke luajtur për klubin e nivelit të pestë të futbollit në Spanjë, Toulouse Rodeo.

Mbrojtësi kontravers i Tottenhamit pështyu fansat e vet dhe u tha ‘p*rdhuni’ pasi shënoi mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Serge Aurier shënoi golin që kompletoi rikthimin e Tottenhamit kundër Olympiacosit, të martën mbrëma, por festa e tij shkaktoi trazira në rrjetet sociale.

Skuadra e Jose Mourinhos u inspirua për një kthim sensacional nga disavantazhi 2-0, me rikthimin që u sigurua pasi Aurier shënoi për 3-2 në minutën e 73-të, raporton Periskopi.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildisht u drejtua nga fansat e skuadrës së tij për të festuar dhe pasi u ndal për të pozuar, u duk se pështyu në drejtim të tyre.

Madje është sugjeruar nga disa se ai iu drejtua turmës edhe me fjalët “p*rdhuni”.

Disa fansa të tjerë i kanë dalë në mbrojtje Aurierit dhe sugjeruan se pështyrja ishte si rezultat i kërcimit të Harry Winksit në shpinën e tij.

Por shumica nuk janë të lumtur me sjelljen e tij. /Periskopi.com/

Yllit të PSG-së nuk i lejohet hyrja në Britani për ndeshjen me Arsenalin

Mbrojtësit të djathtë të Paris Saint-Germain, Serge Aurier i ka ndodhur diçka shumë e keqe.

Periskopi.com Sporti

Atij iu është ndalur hyrja në Britani dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen e nesërme përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Kjo, pasi ai ka një proces gjyqësor të papërfunduar në Francë.

Nesër me fillim nga ora 20:45 në Emirates Stadium përballen Arsenali dhe PSG. /Periskopi.com

Ky yll refuzon Barcelonën

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Serge Aurier e ka përjashtuar mundësinë për t’u transferuar te Barcelona.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se e sheh të ardhmen te skuadra parisiene, pasi ka kontratë edhe për tri vjet.

“E ardhmja ime është në Paris. Unë nuk mendoj për Barcelonën apo për ndonjë klub tjetër. Jam i lumtur këtu dhe kam kontratë edhe për tri vjet”, deklaroi Aurier. /Periskopi.com

Dy muaj burg për yllin e Paris Saint-Germain

Gjykata e Parisit ka dënuar me dy muaj burg mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Periskopi.com Sporti

Kjo, pasi francezi kishte pasur një incident me një polic para tre muajve.

Sipas mediave franceze, futbollisti në fjalë e kishte goditur një polic jashta një lokali të natës.

Megjithatë, raportohet se Aurier do ta paguajë dënimin me para. /Periskopi.com